Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: May 23, 2017

Nismë Humanitare

Nismat për familjet në nevojë nuk kanë mbaruar.
Menjëherë pas fillimit të shtëpisë për tre fëmijët jetim Myftaraj në Vlosh, ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e Bashkim Himës në njësinë administrative Strum, Suk 2.🏚️
Familja Hima në kushte shumë të vështira ekonomike tashmë nuk do të jetë më pa mbështetje.
Prioritet ynë është të jemi përherë pranë komunitetit tonë, të jemi mbështetje e tyre dhe t’ju lehtësojmë jetesën.

#NëNdihmëTëFamiljeveNëNevojë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”5066,5067,5068″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Çdo ditë një punë e re!

Investimet vazhdojnë…
Puna tashmë është zhvendosur në njësinë administrative Kurjan, fshati Mbërs.
Sapo ka marrë jetë projekti për rehabilitimin e plotë të rrugës kryesore Mbërs.
Jemi akoma në fazën e parë, shumë larg përfundimit, por me një vizion të qartë të asaj që do të kemi si rezultat përfundimtar pas disa javësh.

[lsvr_gallery images=”5071,5072,5073,5074,5075,5076″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ripërtëritje e bujqësisë

Zgjidhje përfundimtare, për një problem shumëvjeçar ✔️
Është ndërtuar stacioni i pompimit, ndërhyrje e domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të Jagodinës , por jo vetëm .
Ky stacion do të mundësojë mbulimin me vaditje në të gjithë sipërfaqen e kësaj zone, duke rritur njëkohësisht cilësinë dhe sasinë e prodhimit të “stepur” ndër vite si pasojë e mungesës së ujitjes në kohë dhe sasi.
#NëMbështetjeTëFermerëve
#RipërtëritjeBujqësisë
#BashkiaRoskovec

[lsvr_gallery images=”5079,5080,5081,5082,5083,5084″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook