Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: April 2017

Në mbështetje të fermerëve

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e plotë të kanalit ujitës VKM2 duke filluar që nga pastrimi, sistemimi dhe veshja me beton, duke garantuar cilësi dhe jetëgjatësi të investimit. Ky investim është bashkëpunim i bashkisë Roskovec me financim të Bankës Botërore. Punohet çdo ditë dhe me ritme të larta që të përfundohet përpara fillimit të sezonit të ujitjes.
[lsvr_gallery images=”4657,4658,4659,4660,4661,4662″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Krenar për fëmijët tanë

Duhet të jemi krenarë për fëmijët tanë.
Si EVA MARKU, nxënësja e gjimnazit “Adem Vrapi ” Roskovec , më e mira në jugun e vendit , e dyta në Shqipëri .
 

Mbledhje Këshillit Emergjente

Ditën e djeshme më datë 03.04.2017 u zhvillua mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak. Tema e diskutimit në këtë mbledhje ishte në lidhje për miratimin e ndyshimit të destinacionit të fondit për investime.
[lsvr_gallery images=”4648,4649,4650,4651,4652,4653,4654″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Lulishte në Roskovec

Ditën e premte Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi së bashku me drejtorat e Drejtorive të Urbanistikës dhe Investimeve inspektuan zonën e cila së shpejti do të kthehet në lulishten më të re në qytetin e Roskovecit.
Për një qytet më të gjelbëruar.
 [lsvr_gallery images=”4636,4637,4638,4639″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Aktivitete Kulturore

Ditën e djeshme në ambientin e Pallatit të Kulturës u organizua një aktivitet i cili nuk ishte organizuar më parë në Roskovec. Shfaqja “Karnavalet e Korçës” erdhi këtë herë në Roskovec nën interpretimin e aktorëve të të rinjëve të projektit “Rini Aktive” i cili jo vetëm nxit aktivizimin e të rinjve në jetën artistike e kulturore, por edhe i afron ata më tepër me artin dhe kulturën e skenës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjimnazistë dhe banorë të Roskovecit. Emocione të pafundme morën të pranishimit gjatë gjithë shfaqjes. Aktorët e rinj u përcollën me duartrokitje të zjarrta.Ky aktivitet u organizua me iniciativën e Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi e cila ka qënë gjithmonë mbështetje për promovimin dhe nxitjen e artit dhe kulturës.
[lsvr_gallery images=”4627,4628,4629,4630,4631,4632,4633″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook