Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Përmirësimi i kushteve të banimit për 30 familje

Vazhdon puna deri në përmbushje të plotë të çdo zëri të punimeve të planifikuar në projekt .
📍Nuk ndërtojmë vila , por kushte më të mira nga ato që kanë patur .
📍Përmirësimi i kushteve të
banimit për 30 familje në të gjithë bashkinë .
#PranëQytetarëve
#MinistriaeFinancave
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12479,12480,12481,12482″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësime në infrastrukturë

Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës .
📍Çdo ditë në punë në shërbim të qytetarëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12486,12487,12488,12489″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shpallje publike

Në bazë të pikës 2 të nenit 27 të Ligjit nr. 139/2015 „Për Vetqeverisjen vendore“; të shkronjës „c“ të pikës 5, të pikës 6 dhe 7, kreu I, të pikës 1, 2, 3 dhe 10 kreu II, si dhe kreu IV të Udhëzimit nr. 1 datë 18.07.2012 „Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara“, Urdhërit të Brendshëm të Kryetarit të Bashkisë Roskovec, nr. 165, datë 20.11.2020, „Për krijimin e Komisionit të qiradhënies së tokës bujqësore të pandarë“;
Bashkia Roskovec shpall procedurën e dhënies me qira të tokës bujqësore vetëm për shfrytëzimin e saj për veprimtari bujqësore, konkretisht:
– Pasurinë nr. 406/1, ZK 3196, qyteti Roskovec, me sipërfaqe 6 ha, (60000 m2).
Ftohen të gjithë të interesuarit (çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj) të depozitojnë kërkesat e tyre pranë Bashkisë Roskovec brenda datës 21.02.2021.
Çdo subjekt i cili kërkon të marrë me qira tokën bujqësore, të paraqesë pranë Bashkisë Roskovec:
1. Një kërkesë me shkrim drejtuar kryetarit të bashkisë Roskovec, ku të përfshihen edhe:
– Të dhënat e kërkuesit;
– Sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merrt me qira, e identifikuar numrat kadastralë përkatës, të reflektuar në dokumentacionin e DAMT-së së Qarkut ose me numrin e pasurisë të reflektuar në dokumentacionin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme(ZVRPP);
– Afati i qirasë;
Referuar legjislacionit, tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore, si më poshtë vijon:
a) deri në 10(dhjetë vjet), kur destinohen për kultivim të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative.
b) Deri në 35(tridhjetë e pesë) vjet, kur destinohen:
• Për krijimin dhe kultivimin e vreshtave;
• Për krijim pemëtoresh me specie dru frutorë, mosha biologjike e të cilëve përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik;
• Për ndërtim serash e kultivim të bimëve në to;
• Për fidanishte.
c) Deri në 99(nëntëdhjetë e nëntë) vjet, kur destinohen:
• Për krijim ullishteje;
• Për krijim pemëtoreje me dru frutorë, si kulturat arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.
– Veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira, duke përcaktuar kulturat bujqësore ose specie e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari;
– Aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe përpunimin e produkteve;
– Investimet kryesore mbi infrastrukturën(kullim, ujitje, sistemimin etj,), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj;
– Burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare;
– Ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në bashkinë përkatëse;
– Propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit)
Referuar legjislacionit, çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, nuk mund të jetë më i ulët se 6000(gjashtë mijë) lekë/ha, në një vit kalendarik.
2. Kërkesës i bashkëlidhet vërtetimi i lëshuar nga DAMT-ja e qarkut, ku tregohet kategoria e resursit të tokës bujqësore, siç rezulton në dokumentacionin kadastral, si dhe informacion për gjendjen e pronësisë së saj.
3. Gjithashtu kërkesës i bashkëlidhet dhe një plan i hollësishëm i zhvillimit të biznesit.
Për shpalljen e fituesit, procedura e garës për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të dorëzuara, do të zhvillohet në Bashkinë Roskovec në datën 03.02.2021, ora 10:00.
Në momentin e hapjes së kërkesë-ofertave mund të marrin pjesë edhe ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre, të pajisur me prokurë dhe dokument identifikimi.

Shkarko

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2021

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit bashkiak për vitin 2021.
Në rend dite u diskutuan dhe miratuan vendimet si më poshtë:👇
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2020.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4.Miratimi për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2020.
5. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike, nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2021.
6. Për anulim të VKB Nr.100 datë 30.12.2020 “Për miratimin për aplikim të Bashkisë Roskovec në partneritet me subjektin/subjektet privat përkatës,në programin “IPARD II”,thirrja III-të,të AZHBR-së.
7. Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020 (të korektuara).
8. Një shtesë në vendimin Nr.89 datë 02.12.2020
9. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”12234,12235,12236,12237″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një muze në qytetin e Roskovecit

Një muze në qytet ???
Vendimin e parë në KB-së sapo e kemi marrë .
📍Takimin e dytë pas atij me grupin nismëtar, e kemi realizuar sot .
✅Një thirrje për të gjithë bashkëqytetarët , banorë ose jo sot në Roskovec :
Nëse keni objekte të vjetra , dokumenta të shkruara ,foto që pasyrojnë realitetin në vite , ju ftojmë të bashkoheni me këtë nismë ;
kontribuoni sado pak të krijojmë memorien tonë të përbashkët ,
që t’ua lëmë brezave si vlerën tonë më të mirë në këtë truall ku jetojmë të gjithë së bashku !
✅Gjithësecilit do t’ju jemi shumë falenderues dhe mirënjohës !
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12241,12242,12243″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takimi i përjavshëm me komunitetin

Përballja, komunikimi na bën edhe më të përgjegjshëm në punën tonë.
Sot në takimin e përjavshëm me qytetarët, në të cilin u adresuan problematika ✍
dhe i’u dhanë shpjegime e sqarime të nevojshme.📝
Komunikimi dhe transparenca janë dy elemente që na udhëheqin në punën tonë të përditshme në marrëdhënie me qytetarët tanë.🤝
#BashkiaRoskovecBashkiaqëduam
#transparencë
#mbështje
[lsvr_gallery images=”12246,12247,12248,12249″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

‘Dita Botërore e Edukimit Mjedisor’

Sot në 26 Janar , në Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor, Sektori i menaxhimit të projekteve, Sektori i Arsimit dhe Sektori i Mjedisit në Bashkinë Roskovec , organizuan : marshimin me biçikleta me fëmijët e Kopshtit “Lulet e Jetës” ;
pankartat dedikuar mjedisit ;
koshat të krijuar me materiale të ripërdorura të ndara sipas ngjyrave, si një sinjal sensibilizues për mbrojtjen e mjedisit dhe si simbol i të jetuarit në mënyrë ekologjike.
Edukimi mjedisor është një proçes dinamik dhe gjithëpërfshirës , që kërkon të zgjojë tek qytetarët ndërgjegjësimin mbi problemet mjedisore. Edukimi i fëmijve sot, sjell të nesërmen me të rinj dhe breza të edukuar me dashurinë për mjedisin dhe planetin tokë në të cilin në jetojmë.🌱🌱🗑️♻️
[lsvr_gallery images=”12429,12430,12431,12432″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Roskovec

-Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për  Vetëqeverisjen Vendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte  datë 29.01.2021,ora 1400, në sallën e Këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak mbledhje e radhës.Lutemi të paraqiteni në mbledhje me maska.Rendi i ditës:
 

  1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
  2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2020.
  3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
  4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2020.
  5. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2021.
  6. Për anulim të VKB Nr.100 datë 30.12.2020 “Për miratimin për aplikim të Bashkisë Roskovec në partneritet me subjektin/subjektet privat përkatës,në programin “IPARD II”,thirrja III-të,të AZHBR-së.
  7. Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2020 (të korektuara).
  8. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
Facebook
Facebook