Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

PRITJA E RRADHES ME POPULLIN

Ditën e enjte më datë 13.10.2016 kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm të pritjes së popullit. Kjo pritje u organizua në zyrën e informacionit me një transparencë të plotë. Të pranishëm ishin Administratorët e Njësive Administrative dhe nënkryetarja znj. Hava Begaj, të cilët sipas problematikave u përgjigjeshin qytetarëve.

FUSHATE SENSIBILIZUESE

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo vit kjo sëmundje merr jetën e vajzave dhe grave në mbarë botën. Sot më datë 14.10.2016, në prani të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda BUFI, përfaqësues të sektorit të promocionit shëndetësor në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik (DRSH), drejtues të qendrave shëndetësore, përfaqësues të OJF “Gruaja, Komuniteti, Mjedisit”, morën pjesë në tubim sensibilizues për informimin kundrejt parandalimit dhe kurimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse . Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi përcolli mesazh sensibilizimi dhe inkurajimi për çdo grua,jo vetëm kjo ditë e caktuar duhet të na ndërgjegjësoj për të vigjilent por çdo ditë e vitit duhet të jetë e tillë. Fjalën gjithashtu e mbajtën dhe drejtoreshat e qendrave shëndetësore të Njësive Administrative Kuman, Kurjan e Strum, të cilat ftuan pjesmarrëset dhe jo vetëm, të kujdesen për shëndetin e tyre pasi respekti ndaj vetes është parësor në jetën e gjithësecilit. Kjo thirrje sensibilizuese duhet të përçohet në çdo familje, për çdo nënë, vajzë e grua të komunitetit tonë. Një grua e shëndetshme premton shumë…

Donacion për komunitetin e Bashkisë Roskovec

Sot më datë 13.10.2016 u dhuruan 30 makina qepse familjeve më në nevojë. Fondacioni “ Gjysëm Hëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe” në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec bënë këtë donacion për të ndihmuar vetëpunësimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve. Fjalën hapëse në këtë aktivitet e mbajti kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, e cila përshëndeti përfaqësuesit e fondacionit për këtë bashkëpunim të frytshëm dhe mirëpriti familjet përfituese, duke i premtuar se do të ketë të tjera nisma të po të njëjtit format. Pjesmarrës ishte edhe nënkryetari z. Isa Hoxha, i cili u tregua i pakursyer për të dhënë ndihmesën e tij. Bashkia Roskovec synon rritjen e të vetëpunësuarve si rrjedhojë edhe përmirësimin e nivelit të jetesës.

PUNIME TE REJA

Lajm i mirë dhe i shumëpritur . Filluan punimet për çpimin e pusit për ujin e pijshëm në Marinëz. Shpresojmë që nën monitorimin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, të kemi rezultatin e pritur për sasinë dhe parametrat cilësor të ujit. Një problem që do të marrë zgjidhje shumë shpejt !

NJË VEPRIMTARI ME VLERA MBARËKOMBËTARE

Sot ishte një ditë e veçantë për qytetin e Roskovecit dhe jo vetëm. Salla e bibliotekës së qytetit Roskovec u mbush plot me lexues, mësues e drejtues të shkollave, të interesuar, me bashkëqytetarë. Ishte publikur një takim me shkrimtarin Mystehak Xhemali në bibliotekën e qytetit tonë. Se kush është Mystehaku e dinë të gjithë ata që kanë punuar me artin dhe kulturën. Tashmë profilit të tij i shtohen dhe krijimet në fushën e letërsisë artistike. Mystehaku kthehej këtu në kryeqendrën e Bashkisë, në Roskovec sepse e do vendin e tij. Po këtë herë ishte ndryshe, krejt ndryshe. Ai kthehej si një krijues me 8 libra të botuar, kthehej si një intelektual që i ka dhënë tonin jetës kulrurore në Fier dhe jo vetëm. Mbi të gjitha nuk ka harruar rrënjët e tij; Kurjanin dhe Roskovecin. Për këtë u organizua sot një promovim i profilit të tij dhe i krijimtarisë që vazhdon të rrjedhë si uji i kristaltë.
Me një skenar të mirorganizuar takimi filloi me dhurimin e luleve për krytaren e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda BUFI e cila mbështet çdo projekt kulturor si dhe një tufë me lule për shkrimtarin e njohur në nivel kombëtar z. Mystehak Xhemali.
Në takim folën botuesja e nderuar znj. Bukuroshe Xhemalaj, redaktorët Përparim Hysi, Faslli Canaj dhe një mik i veçantë jo vetëm për panelin por edhe për ne; Myslym Pashaj, koloneli legjandar që diti me aq profesionalizëm t’u japë përgjigjen e merituar piratëve të detit që donin të grabitnin pjesë nga harta kombëtare e Shqipërisë.
Në këtë takim duhet të vlerësojmë përshëndetjen e kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda BUFI e cila vlerësoi aktivitetin dhe falenderoi pjesëmarrësit për dhurimin e shumë librave që i shtohen fondit të bibliotekës së qytetit tonë.
Falenderojmë drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit që kishin përgatitur esse për librat e autorit dhe disa krijime të tyre. Më këtë rast u deklarua i hapur Klubi i Letrarëve të rinj. Krijimet e tyre do të publikohen në një portal brenda faqes “Pallati i Kulturës Roskovec”.
Falenderojmë punonjësen e bibliotekës znj. Eralda Duraj për seriozitetin në organizimin e veprimtarisë, moderatoren e talentuar dhe poeteshën e re Stelina Myftarago që e drejtoi me profesionalizëm këtë veprimtari.
Ndiqni mesazhin e kryetares së Bashkisë znj. Majlinda BUFI dhe fotoreportazhin.

LAJM I MIRE PER VELMISHIN

Një lajm i mirë për banorët e Velmishit. Pas më shumë se 20 vitesh që nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje për përroin e Velmishit, më në fund kjo ditë erdhi. Zgjidhet nje problem që vitet e fundit kishte shkatërruar investimet e dhjetra fermerëve në këtë zonë.
Punohet me ritme të larta për t’ju paraprirë problemeve nga moti i keq.

PUNOJME QE TE PARANDALOJME

KUZ nuk ndalet. Puntorët e sektorit të Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza janë çdo ditë në aksion.
Pas shumë punimeve të bëra në gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , filluan punimet në fshatin Strum. Ka filluar shtrirja e tubacioneve të kanalizimeve dhe hapja e pusetave. Punojmë me motivin e vetëm që ti ofrojmë banorëve përmirësim të kushteve dhe parandalim të pasojave.

SHKURTOHEN DISTANCAT NE ARAPAJ

Pas shumë investimeve të bëra në shërbim të çdo banori të Bashkisë Roskovec, nuk mund të mos i vinim në ndihmë dhe banorëve të fshatit Arapaj.
Një rrugë e re ka filluar të ndërtohet. Këtij segmenti rrugor të lënë në gjëndje të mjerueshme për vite me rradhë, më në fund i erdhi rradha për të përfituar investimin e nevojshëm dhe të shumëpritur.
Ka filluar prishja e objekteve për të krijuar hapsirën e nevojshme për ndërtimin e rrugës dhe padyshim s’mund të mungonte dhe trotuari. Këto punime përbëjnë fazën e parë të investimeve , pas kësaj faza e dytë vashdon me shtrimin e rrugës me rërë bituminoze dhe ndërtimin e trotuarit.
Punimet po kryen nga firma “ B 93”.
Reportazhi i mëposhtëm ju informon më shumë mbi punimet e kryera deri në këtë moment.

KUZ VAZHDON PUNIMET

Në njësinë administrative Strum, fshati Suk 2, në lagjen e ashtuquajtur Zogallar, kanë filluar punimet nga KUZ. Këto punime po bëhen për ti ardhur në ndihmë banorëve gjatë stinës së dimrit dhe për t’i paraprirë problematikave të shumta të kësaj periudhe.
Pikërisht për këtë arsye puntorët e Kanalizimeve dhe Ujrave të Zeza po punojnë për shtrirjen e linjave të tubacioneve dhe hapjen e pusetave të nevojshme.
Mëposhtë ndiqni fotot nga proçesi i punës së këtij sektori.

PUNIMET NE LUAR VAZHDOJNE

Filloi faza e parë për rikonstruksionin e rrugës Çobenj- Kërranjak- Hazizaj në fshatin Luar të Njësisë Administrative Kuman. Ky investim ishte i shumëpritur nga banorët e këtij fshati për shkak të pamundësisë për të kaluar në këtë segment rrugor.
Gjatësia e kësaj rruge është rreth 3 km dhe punimet po kryen nga firma “ 2Z Konstruksion”.
Fillimi i punimeve është ndjekur nga vetë administrator i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu.
Më poshtë ndiqni fotoreportazhin nga fillimi i punimeve.

Facebook
Facebook