Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Takim informues mbi nismën: “Qeverisje e mirë përmes pjesëmarrjes aktive në bashkëfinancimin e projekteve”.

U zhvillua takimi informues me temë: “Qeverisje e mirë përmes pjesëmarrjes aktive në bashkëfinancimin e projekteve”.
Gjatë këtij takimi, Kryebashkiakja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, prezantoi nismën e re që bashkia po ndërmerr për forcimin e qeverisjes së mirë përmes zbatimit të projekteve me bashkëfinancim me komunitetin.
Znj. Delina Hoxha, në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Bashkisë dhe Kryetares së Grupit të Punës, prezantoi në mënyrë të detajuar udhëzuesin e thirrjes, duke shpjeguar objektivin e nismës, grupet e targetuara, fondin financiar të vënë në dispozicion nga bashkia, si dhe kufijtë minimal dhe maksimal të bashkëfinancimit nga komuniteti, përkatësisht nga 5% deri në 7% të vlerës së projektit. Udhëzuesin mund ta gjeni këtu: Udhëzues për Aplikantët

Më tej, znj. Orgesa Goga, Drejtore e Departamentit Ekonomik, prezantoi formularët dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet të plotësohet nga aplikantët.
Takimi u karakterizua nga interes dhe diskutime nga pjesëmarrësit, të cilët ndanë komente dhe pyetje lidhur me procesin e aplikimit. Gjithashtu, ata u informuan për organizimin e takimit të radhës informues në vijim të kësaj thirrjeje.
Pjesëmarrja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak z.Afrim Plaka, në këtë takim përbën një tregues të mbështetjes institucionale dhe të angazhimit të përbashkët për ta kthyer këtë nismë në një histori suksesi për Bashkinë Roskovec

THIRRJE PËR PROJEKTE: “Qeverisje e Mirë përmes Pjesëmarrjes Aktive në Bashkëfinancimin e Projekteve”

Bashkia Roskovec fton organizatat e shoqërisë civile, grupet komunitare, organizatat rinore dhe subjektet jofitimprurëse të regjistruara ligjërisht të aplikojnë për projekte që synojnë forcimin e qeverisjes së mirë, rritjen e transparencës dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje. (të gjithë duhet të jenë rezidente të Bashkisë Roskovec).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 31 mars 2026, ora 16:00
Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

📄 Dokumentet e Aplikimit: Shkarko këtu👇

1. Udhëzues për Aplikantët
2. Formulari i Aplikimit
3. Formulari i Buxhetit
4. Formulari i Vetëdeklarimit

Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi mund të dorëzohet nëpërmjet sistemit të postës ose direkt në adresën:
Bashkia Roskovec ( Zyra e Protokollit)

info@bashkiaroskovec.gov.al

🎪 Ftesë për Pjesëmarrje – Festivali “Roma Romale II” 🎶

Bashkia Roskovec hap thirrjet për aplikim në Edicionin e Dytë të Festivalit “Roma Romale II” i cili do të zhvillohet më 9 prill, në kuadër  të Ditës Ndërkombëtare të Romëve

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të konkurrojnë për çmimet monetare:
100,000 Lekë – Çmimi i Parë
50,000 Lekë – Çmimi i Dytë
25,000 Lekë – Çmimi i Tretë

 Data e festivalit: 9 Prill 2026
Vendi: Roskovec
Afati i fundit për aplikim dhe dërgimin e materialeve (video e performances): 15 Mars 2026

 Të gjithë artistët dhe grupet e interesuara janë të ftuar të aplikojnë. Përzgjedhja bëhet nga një Komision Vlerësimi i specialistëve të artit dhe kulturës.

Aplikoni tani:  Formulari për Aplikim

Për më shumë informacion: 068 37 92 925 |  info@bashkiaroskovec.gov.al

 Bashkohuni me ne për të festuar artin dhe kulturën Rome!

NJOFTIM: Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë.

Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, datë 11.12.2025
🔸“PËR FSHIRJEN, SHUARJEN DHE PAGESËN E DETYRIMEVE TATIMORE NDAJ ADMINISTRATËS TATIMORE QENDRORE E VENDORE DHE E DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË”,🔸
🔊njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Bashkisë Roskovec që kanë detyrime të papaguara deri më 31.12.2024, se përfitojnë lehtësitë e mëposhtme:

▪️Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.
▪️Për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019:
▪️shuhet 50% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 50% e taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026;
▪️shuhet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.
▪️Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
▪️Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2020 deri në datën 31 dhjetor 2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.
🔊Ju ftojmë të shlyeni detyrimet brenda afateve ligjore për të përfituar nga këto lehtësira.

Njoftim për publikim për hapjen e procedurave për rekrutimin e stafit të sigurisë në Policinë e Burgjeve (PRBaze)

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall vendet vakante në sistem .
Më poshtë gjeni dokumentacionin ku janë kriteret dhe pozicionet vakante.

Personat që do të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Burgjeve përfitojnë dhe u garantohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi, policë sigurimi për një periudhë 3 (tre) vjeçare, e cila përbën një mbështetje të rëndësishme në aspektin e mbrojtjes shëndetësore dhe financiare gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu, për disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale sigurohet edhe transporti i punonjësve, si në IEVP Reç (Shkodër), IEVP Peqin, IEVP Fier, në funksion të lehtësimit të aksesit në vendin e punës dhe garantimit të kushteve sa më të mira për shërbimin.

Kontaktet: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 

Adresa: Rruga “Zef Serembe”, Tufinë Tiranë

Tel: +355 4 631 5755
Fax: 00355 4 222 82 92

E-mail: info@dpbsh.gov.al
Website: www.dpbsh.gov.al

Angazhim aktiv për demokracinë vendore

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, po merr pjesë aktivisht në Workshop-in “Women in Political Leadership (WPL)”, të organizuar nga ICLD – International Centre for Local Democracy, së bashku me gra lidere dhe kryetare bashkish nga vende të ndryshme.
Gjatë këtij workshop-i, znj. Bufi është e angazhuar në diskutime, punë në grup dhe shkëmbim përvojash mbi:
-Vlerat thelbësore të demokracisë: barazia, pjesëmarrja, transparenca dhe llogaridhënia
-Rolin e grave në qeverisjen vendore dhe vendimmarrjen gjithëpërfshirëse
-Planifikimin e projekteve të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve konkrete lokale
-Nxitjen e bashkëpunimit dhe rrjeteve ndërkombëtare të grave lidere
Pjesëmarrja aktive në këtë program ndërkombëtar përforcon angazhimin e Bashkisë Roskovec për demokraci vendore funksionale, qeverisje transparente dhe përfshirje qytetare.