Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

KRYETARJA E BASHKISË INSPEKTON PUNIMET NË UNAZË

Sot kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI inspektoi punimet që po bëhen në unazën e qytetit. Ritmet e punës janë të larta e kjo duket edhe nga pamjet që shoqërojnë këtë lajm. Është hedhur shtresa e parë e betonit në njërin krah të trotuarit në segmentin nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit deri ku bashkohet me rrugën e Kurjanit. Nga ana tjetër punohet për sistemin e kanalizimeve dhe pusetave. Ndërsa hiqen dherat e rrugës dhe punohet për nivelimin e saj. Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda interesohet në detaje për zbatimin korrekt të projektit. Firma ndërtuese “Boshnjaku B” kujdeset jo vetëm për grafikun e punimeve por edhe për cilësinë e tyre.
Ja pamjet e fotoreportazhit të sotëm.
[lsvr_gallery images=”1994,1995,1996,1997,1998,1999,2000,2001,2002,2003,2004,2005,2006″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.