Kupa e “24 korrikut”





📍Një aktivitet jo vetëm promovues për të katërtin vit .
📍Një festë për të gjithë . Edhe në
kushte pandemie në respekt të rregullave , përsëri u bëmë bashkë .
📍Faleminderit pjesëmarrësve , fermerëve, prodhuesve të vajit të ullirit ,vajzave dhe grave të produkteve ushqimore;
Specialistëve të shijimit të vajit ekstra i virgjër ; Vajzave , djemve dhe mësueve të gjimnazit “Adem Vrapi “ .
📍Një mundësi e mirë për çdo kënd që vjen për herë të parë në “Festa e Ullirit “ , te kisha e Shën Kollit dhe në Roskovec 😀
#festaeullirit
#kishaeshënkollit
#BashkiaRoskovec
#MinistriaeTurizmiteMjedisit
#ShoqataPërAutonomiVendore [lsvr_gallery images=”11838,11839,11840,11841,11842″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Arsimi është themeli kryesor për zhvillimin e një shoqërie.
Për këtë arsye i kemi kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të infrastrukturës arsimore në territorrin e Bashkisë Roskovec.
Ditën e djeshme kemi inaguruar ambientet sportive të brendshme dhe të jashtme pranë shkollës “Alush Grepcka”, Roskovec.
Bashkia Roskovec, synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evidentojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike.
Terrenet sportive nuk do të përdoren vetëm nga nxënësit, por edhe nga komuniteti pasditeve, për të edukuar dhe orientuar qytetarët drejt sportit dhe aktiviteteve fizike, si mjet për të luftuar dhe shmangur shfaqjet negative të kohës.
Gjatë inagurimit ishte i pranishëm Zv. Kryetari i Bashkisë z. Maksim Goga, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini, stafi mësimor i shkollës “Alush Grepcka” si dhe nxënës.
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”10785,10786,10787,10788,10789,10790″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Mirëmëngjes miq,
Mirëmëngjes të gjithë sportdashësve,
Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Roskovecit dhe Kumanit u zhvillua më datë 13 Korrik, ndeshja e cila doli në barazim 2-2. ⚽️⚽️
Kjo ndeshje përcaktoi ekipet finaliste të kupës “24 Korriku” , Kumanin dhe Roskovecin.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet më datë 20 Korrik, midis ekipit të Kurjanit dhe Strumit.
Finalja e madhe do të zhvillohet më datë 24 Korrik, ku do të përcaktohet dhe ekipi fitues për vitin 2019.
[lsvr_gallery images=”10087,10088,10089,10090″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ndeshja Strum- Kuman, ndeshje e cila u zhvillua ditën e shtunë, në fushën e sportit në Suk 1, përfundoi me rezultatin 1 me 2.⚽️⚽️
Takimi i rradhës midis Roskovecit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 13 Korrik, në Roskovec në orën 17: 00.
Deri më tani nga ndeshjet e zhvilluar kemi rezultatet si më poshtë:
Kuman – 6 pikë
Roskovec – 4 pikë
Strum – 1 pikë
Kurjan – 0 pikë
[lsvr_gallery images=”10131,10129,10128,10127″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ditën e shtunë, më 22 Qershor, në fushën e sportit në Roskovec u zhvillua takimi i radhës midis ekipit përfaqësues të Njësisë Administrative Kuman dhe Kurjan. ⚽️⚽️⚽️
Kjo ndeshje ngjalli interes të lartë tek sportdashësit.
E gjithë ndeshja përfundoi 7-1 në favor të ekipit të Kumanit.
Ndeshja e radhës është më datë 29 Qershor, ndeshje e cila do të vendos përballë ekipin e Roskovecit me të Kurjanit.
I urojmë suksese ekipeve[lsvr_accordion toggle=”no”]
[/lsvr_accordion][lsvr_accordion toggle=”no”]
[/lsvr_accordion][lsvr_gallery images=”10027,10028,10029,10030,10031,10032,10033,10034,10035″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Me të rinjtë, për ti nxitur drejtë aktviteteve sportive. ⚽️⚽️⚽️
Në kuadër të aktiviteteve sportive të organizuara nga Bashkia Roskovec, janë zhvilluar ndeshjet e volejbollit për vajza dhe djem, midis shkollave të mesme “Didin Bishani”, Kurjan dhe “Adem Vrapi”, Roskovec.
Këto aktivitete treguan dëshirën dhe përkushtimin e nxënësve të shkollave për aktivitetet sportive. Përgatitja e tyre tregoi dhe njëherë vullnetin e specialistit të sportit z. Eldison Kapo dhe mësuesëve të edukimit fizik në këto aktivietet si dhe vijueshmërinë e traditës sportive në bashkinë tonë.
Ekipi i vajzave të Kurjanit arriti të dilte fitues nga kjo përballje, ndërsa fitues për ndeshjen e volejbollit për djem doli ekipi i djemëve të Roskovecit.
Suksese të mëtejshme ekipeve fituese dhe pjesëmarrëse.☺
[lsvr_gallery images=”10245,10246″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]