Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kulturë

Emigrantët

Ka nisur shitja e biletave për shfaqjen “Emigrantët” nga trupa e teatrit Bylis Fier, një shfaqje që do të interpretohet ditën e mërkurë datë 26 Prill ora 18:30.
Biletat i gjeni pranë zyrave të Pallatit të Kulturës.
Mos humbisni rastin për ta shijuar këtë shfaqje.
Biletat janë të kufizuara prandaj nxitoni !
 

ÇMIM I PARE NE NIVEL KOMBETAR

Sot Bashkia Roskovec ka fituar vendin e parë në nivel kombëtar në fushën e zhvillimit ekonomik. Ka qënë projekti i promovimit të vlerave të agroturizmit dhe jehona që mori “Festa e Ullirit” në Kurjan më 28 Tetor 2016 që i ka dhënë këtë vlerësim të çmuar bashkisë sonë.
DLDP – Decentralization Local Development Program është Programi i Decentralizimit financuar nga qeveria zvicerane , në bashkëpunim me ministrinë e pushtetit vendor . Ky çmim është dhënë sot pas konkursit të zhvilluar për praktikat më të mira të pushtetit vendor në nivel rajonal dhe kombëtar.
Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi asistoi gjatë gjithë konkursit dhe sigurisht iu përgjigj çdo pyetje rreth projektit. Projekti u prezantua në mënyrë dinjitoze nga specialistja në drejtorinë e Urbanistikës znj.Kejsi Voli. Të pranishëm në këtë konkurs ishin edhe nënkryetarja e bashkisë znj. Bardha Begaj, drejtori i Artit dhe Kulturës z. Thoma Goga dhe drejtoresha e urbanistikës znj. Ejona Tyto.
Ky çmim është meritë i një viti të mbushur me punë.

 
[lsvr_gallery images=”3830,3831,3832,3833,3834,3835,3836″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KONKURSI RAJONAL – ÇMIMI I 2-të FESTA E ULLIRIT

Ditën e premte më datë 9 dhjetor 2016 në universitetitin e Vlorës u zhvillua konkursi rajonal midis 15 bashkive organizuar nga Agjensia Zhvillimit Rajonal Vlorë. Në këtë konkurs u paraqitën projektet dhe praktikat më të mira. Bashkia e Roskovecit paraqiti praktikën “FESTA E ULLIRIT- EFEKTET EKONOMIKE DHE NDIKIMI NË PRODHIME BIO TË ZONËS”.
Nga bashkia jonë morën pjesë zëvendëskryetarja Bardha Begaj, Drejtori i Artit dhe Kulturës Thoma Goga si dhe specialistja Kejsi Voli nga Drejtoria e Urbanistikës.
Para një jurie prestigjioze materialin e përgatitur e paraqiti z. Thoma Goga. Mënyra e përgatitjes si dhe stili artistik i prezantimit, krijuan emocione te veçanta. Ndoshta ishte vetë ajo festë e bukur jehona e së cilës vazhdon në median tone, që “mbërtheu” jurinë dhe të pranishmit e shumtë.
Në përfundim juria përzgjodhi 3 praktikat më të mira. Projekti ynë fitoi ÇMIMIN E DYTË dhe fitoi të drejtën që të paraqitet në Tiranë para autoriteteve të larta të qeverisjes së vendit. Ja pra, Roskoveci që dikur e anatemonin, e përbuznin, meriton një çmim dhe ua kalon bashkive më të njohura të vendit si Vlora, Saranda, Tepelena, Përmeti, Himara etj.
Pavarësisht nga ky çmim, grupi realizues, por mbi të gjitha stafi drejtues i Bashkisë me kryetare zj. Majlinda BUFI, tregon seriozitetitn e madh para komunitetit që i ka besuar qeverisjen vendore. Ky është ÇMIMI më i mirë që meriton një staf i tillë.
Po me këtë seriozitet dhe profesionalizëm ky projekt do të paraqitet edhe para autoriteteve kryesore të qeverisjes së vendit pas disa ditësh.

[lsvr_gallery images=”3760,3761,3762,3763″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BASHKIA NE FESTE

Në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit, në fshatin Kurjan u zhvillua festa e shumëpritur e Ullirit. Një organizim i përsosur nga Bashkia Roskovec, me vëmendje të veçantë të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda Bufi.  Në festë ishin të ftuar deputeti i zonës  z. Anduel Xhindi,  deputetja e Fierit znj. Antoneta Dhima, deputetja e Elbasanit znj. Evis Kushi, kryetarja e Bashkisë së Patosit znj. Rajmonda Balili, zv.ministri i Kulturës z. Zef Çuni.
Siç dhe ishte lajmëruar, s’mund të mungonin këngëtarët e afirmuar si  Kozma Dushi dhe Françesk Radi,pjemarrës të shumtë nga komuniteti, mësues dhe nxënës.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme  si paniri me prodhime bujqësor – blektorale, mbjellja e ullinjëve nga vetë kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi, demostrimi i përfitimit të vajit me metodën e shtypjes me këmbë. Në panair  ishin të pranishëm dhe disa  nga pronarët e fabrikave të vajit dhe fermerë te ullirit.
Fotot e mëposhtme ju japin emocionet e krijuara nga kjo festë.
 
[lsvr_gallery images=”3520,3521,3522,3523,3524,3525,3526,3527,3528,3529,3530,3531,3532,3533,3534,3535,3536″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTA E ULLIRIT – FESTË POPULLORE

Me pjesëmarrjen e këngëtarëve Kozma DUSHI dhe Francesk RADI, Bashkia Roskovec nën kujdesin e veçantë të kryetares zj. Majlinda BUFI organizon më datë 28 tetor 2016 ora 10.oo, në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Kurjan, FESTËN E ULLIRIT.
Në këtë festë do të ketë koncert nga këngëtarë të njohur, pjesëmarrje nga grupet e njësive administrative, panair bujqesor-blegtoral, mbjellje simbolike e ullirit etj.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët të marrin pjesë në këtë festë popullore që zhvillohet për herë të parë në Bashkinë e Roskovecit dhe që do të kthehet në traditë të përvitshme.
BASHKËQYTETARË
Në koncert marrin pjesë këngëtarë të njohur si Kozma Dushi dhe Francesk Radi, grupet popullore nga zona jonë dhe surpriza të tjera.
Ejani të festojmë së bashku.
[lsvr_gallery images=”3491,3492,3493″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTA E ULLIRIT – FESTË POPULLORE

Bashkia Roskovec nën kujdesin e veçantë të kryetares zj. Majlinda BUFI organizon më datë 28 tetor 2016 ora 10.oo, në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Kurjan, FESTËN E ULLIRIT.
Në këtë festë do të ketë koncert nga këngëtarë të njohur, pjesëmarrje nga grupet e njësive administrative, panair bujqesor-blegtoral, mbjellje simbolike e ullirit etj.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët të marrin pjesë në këtë festë popullore që zhvillohet për herë të parë në Bashkinë e Roskovecit dhe që do të kthehet në traditë të përvitshme.
Ejani të festojmë së bashku.

NJË VEPRIMTARI ME VLERA MBARËKOMBËTARE

Sot ishte një ditë e veçantë për qytetin e Roskovecit dhe jo vetëm. Salla e bibliotekës së qytetit Roskovec u mbush plot me lexues, mësues e drejtues të shkollave, të interesuar, me bashkëqytetarë. Ishte publikur një takim me shkrimtarin Mystehak Xhemali në bibliotekën e qytetit tonë. Se kush është Mystehaku e dinë të gjithë ata që kanë punuar me artin dhe kulturën. Tashmë profilit të tij i shtohen dhe krijimet në fushën e letërsisë artistike. Mystehaku kthehej këtu në kryeqendrën e Bashkisë, në Roskovec sepse e do vendin e tij. Po këtë herë ishte ndryshe, krejt ndryshe. Ai kthehej si një krijues me 8 libra të botuar, kthehej si një intelektual që i ka dhënë tonin jetës kulrurore në Fier dhe jo vetëm. Mbi të gjitha nuk ka harruar rrënjët e tij; Kurjanin dhe Roskovecin. Për këtë u organizua sot një promovim i profilit të tij dhe i krijimtarisë që vazhdon të rrjedhë si uji i kristaltë.
Me një skenar të mirorganizuar takimi filloi me dhurimin e luleve për krytaren e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda BUFI e cila mbështet çdo projekt kulturor si dhe një tufë me lule për shkrimtarin e njohur në nivel kombëtar z. Mystehak Xhemali.
Në takim folën botuesja e nderuar znj. Bukuroshe Xhemalaj, redaktorët Përparim Hysi, Faslli Canaj dhe një mik i veçantë jo vetëm për panelin por edhe për ne; Myslym Pashaj, koloneli legjandar që diti me aq profesionalizëm t’u japë përgjigjen e merituar piratëve të detit që donin të grabitnin pjesë nga harta kombëtare e Shqipërisë.
Në këtë takim duhet të vlerësojmë përshëndetjen e kryetares së Bashkisë Roskovec znj. Majlinda BUFI e cila vlerësoi aktivitetin dhe falenderoi pjesëmarrësit për dhurimin e shumë librave që i shtohen fondit të bibliotekës së qytetit tonë.
Falenderojmë drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit që kishin përgatitur esse për librat e autorit dhe disa krijime të tyre. Më këtë rast u deklarua i hapur Klubi i Letrarëve të rinj. Krijimet e tyre do të publikohen në një portal brenda faqes “Pallati i Kulturës Roskovec”.
Falenderojmë punonjësen e bibliotekës znj. Eralda Duraj për seriozitetin në organizimin e veprimtarisë, moderatoren e talentuar dhe poeteshën e re Stelina Myftarago që e drejtoi me profesionalizëm këtë veprimtari.
Ndiqni mesazhin e kryetares së Bashkisë znj. Majlinda BUFI dhe fotoreportazhin.

ROSKOVECARI KAMPION KOMBËTAR I BOKSIT

Quhet Andi Hoxha dhe është vetëm 18 vjeç. Banon në qytetin e Roskovecit dhe këto ditë u shpall kampion kombëtar në boks për peshën 81-91 kg. Gëzimin e triumfatorit e kishte “të shkruar” në sy. Është krenari e ligjshme që ta jep trofeu që fiton. E takuam djaloshin kampion. Në dorë mbante diplomën dhe medaljet që kishte fituar. Dhe ku; në sportin më burrëror të boksit.
Në qytetin e lashtë të Shkodrës, që mund ta quash dhe vendlindja e boksit, përfundoi më 2 tetor kampionati kombëtar i boksit. Andi përfaqëson aty ngjyrat e Apolonisë së Fierit. Në takimin e parë, siç tregon vetë Andi, u ndesha me një përfaqësues të ekipit Arena të Tiranës. Ndeshjen e mbylla me fitore që në raundin e parë. Kurse në finale kisha emocion. Përfaqësuesi i Vllaznisë së Shkodrës dukej më lartë nga ana psikologjike se boksonte në shtëpinë e tij, në vendlindje. Por edhe këtë faktor e mora parasysh. Prej kohësh edhe unë ndihem si në shtëpinë time. Shumë tifoza të mi, shumica nga Roskoveci si dhe babai im Genci, ishin në Pallatin e Sportit. Mbrojtja ime është sulmi, thotë Andi. Ndaj pas sulmeve të vazhdueshme, në fund të raundit të parë edhe ky kundërshtar u tërhoq.
Kështu Roskovecit, i shtohet një kampion. Pas mjeshtrave të shahut dhe karatesë, Andi Hoxha është një emër që na bënë krenarë.

NË DITËN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Sot më datë 29 shtator në ditën e Trashëgimisë Kulturore, Bashkia e Roskovecit kishte organizuar një takim sensibilizues për të ruajtur e mirëmbajtur objektet e rëndësisë së veçantë kulturore. Në këtë ditë Drejtoria e Kulturës dhe Artit në Bashkinë e Roskovecit kishte ideuar një takim në kishën e Shën Gjergjit në Strum. Prej kohësh u morën masat për pastrimin dhe plotësimin e kushteve elementare për ta vizituar këtë objekt. Disa nxënës të përzgjedhur nga Strumi, Suku dhe Velmishi jo vetëm morën pjesë por dhe kishin përgatitur nga një ese që lidhej me këtë ditë të rëndësishme. Duhet të falenderojmë veçanërisht drejtorin e shkollës “7Dëshmorët” Strum z. Gazmend Toska jo vetëm për vlerësimin e aktivitetit, por mbi të gjitha për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer si shkolla mikpritëse.
Pas nxënësve foli historiani i njohur Ilirjan Gjika. Në përshëndetjen e tij Metropoliti i Apolonisë dhe Fierit Imzot Nikolla falenderoi pjesëmarrësit dhe Bashkinë e Roskovecit për punën e mirë për ruajtjen e objekteve të tilla dhe trashëgimin e traditave kulturore. Në fund përshëndeti zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z.Jorgo Begaj, i cili falenderoi të pranishmit dhe organizatorët edhe në emër të kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI.

Facebook
Facebook