Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

INVESTIMET NE ROSKOVEC

Ditën e sotme Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi inspektoi punimet e filluara në rrugët e brendshme të lagjeve “Kito Goga” dhe “Qazim Hoxha”. Gjithashtu një vëmendje të veçantë i kushtoi dhe punimeve që po kryhen për kanalet vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec për ti ardhur në ndihmë fermerëve.
[lsvr_gallery images=”4277,4278,4279,4280,4281″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KAMPIONATI VOLEJBOLLIT PER VAJZA

Ditën e sotme u organizua kampionati i volejbollit për vajza midis shkollave të mesme të Bashkisë Roskovec : shkolla e mesme “Adem Vrapi” Roskovec, shkolla e mesme e bashkuar “Didin Bishani” Kurjan dhe shkolla jopublike “Goja e Artë”. Ky eveniment u zhvillua në ambientet e shkollës “Goja e Artë”. Emocione të shumta shoqëruan pjesëmarrësit dhe të ftuarit e pranishëm. Fituese e kësaj veprimtarie rezultoi shkolla “Goja e Artë”. Suksese të mëtejshme jo vetëm shkollës fituese por dhe shkollave pjesëmarrëse.
[lsvr_gallery images=”4241,4242,4243,4244,4245″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ANALIZA VJETORE 2016

Ditën e sotme në Pallatin e Kulturës u zhvillua analiza 1-vjeçare e punës në kuadër të transparencës. Në këtë analizë morën pjesë kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, K/Administratori, N/ Kryetarët e Bashkisë dhe Drejtuesit e Drejtorive të cilët prezantuan punën e tyre gjatë vitit 2016.
Gjithashtu të pranishëm ishin dhe punonjësit e Bashkisë. Në çdo prezantim u paraqitën punët e realizuara , investimet e kryera gjatë këtij viti dhe po ashtu u prezantuan dhe objektivat e çdo drejtorie për vitin 2017. Në fund të prezantimeve pati pyetje dhe sygjerime të cilat u dëgjuan me vëmendje të veçantë nga secili në mënyrë që ky vit i ri të jetë me sa më shumë efektivitet.
[lsvr_gallery images=”4203,4204,4205,4206,4207,4208,4209″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Më datë 18 janar 2017 një grup i deleguar nga Bashkia Roskovec ishte i pranishëm në familjen Hatia që jeton në fshatin Arapaj në Njësinë Administrative Strum. Në këtë grup merrnin pjesë K/ Administratori i Bashkisë z.Kadri Hyska dhe Administratori i Njësisë Strum z.Ysenj Agaçi. Të pranishmit verifikuan punimet që Bashkia Roskovec ka bërë për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Disa punime që u bënë në shtëpinë e tyre ishin: riparim, suvatim, hidroizolim, lyerje brenda dhe jashtë. Falenderim dhe mirënjohje të madhe tregoi familja Hatia kundrejt kryetares z.Majlinda Bufi për këtë ndihmesë kaq të madhe që bashkia Roskovec po ju mundëson.
[lsvr_gallery images=”4086,4087,4088,4089,4090,4091″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

” NJERIU I VITIT 2016 “

Një mbremje e shumëpritur nga të gjithë.
Në këtë fundvit për herë të parë Bashkia Roskovec, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, organizoi mbremjen Gala.
Vlera më e madhe e një qyteti janë banorët e tij. Në këtë mbremje Gala morën pjesë personalitete, banorë të Bashkisë Roskovec me profesione të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në fusha të ndryshme të jetës së qytetit.
Të pranishëm në këtë mbremje ishin drejtori i Drejtorisë Arsimore Fier, zv\Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe përfaqësues të USAID-it.
Më të veçantë këtë mbremje e bënë prezenca e familjes Qerimaj dhe aktorja e shumë njohur znj. Hajrie Rondo.
Kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi shpërndau dhe çmimet e mirënjohjes për mësuesen që rriti dhe edukoi shumë breza, pas vdekjes znj. Dafina Goga, çmim mirënjohje për aktoren e dashur nga të gjithë znj. Hajrie Rondo dhe gazetaren znj.Alma Çupi.
Gjatë kësaj mbremje N/Kryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha bëri prezent listën e bizneseve dhe i falenderoi për kontributin e tyre i cili do të shkojë në ndihmë të familjeve në nevojë.
Komisionet qytetare prej më shumë se njē muaj punë ,si dhe votimi i komunitetit , kanë shpallur dje vlerësimet për:
“Shkolla më e mirë ” – Adem Vrapi Roskovec
” Mësuesi/ja më i/e mirë” – Sofika Pelo
“Nxënësi/ja më i/e mirë ” – Ervisa Grembi
“Infemieri/ja më i/e mirë “- Manushaqe Çepele
“Fermeri/ja më i/e mirë ” – Uran Lushka
“Blegtori/ja më i/e mirë ” – Bashkim Hatia
“Sipërmarrësi/ja më i/e mirë”-Kujtim Kapo
“Kryetari më i mirë i fshatit ” – Vladimir Shehu
“Punonjësi/ja më i/e mirë e Bashkisë” – Rakip Hazizaj
“Sportisti/ja më i/e mirë ” – Redian Hatia
Qytetarët modelë të vitit 2016 në Bashkinë Roskovec !

[lsvr_gallery images=”3935,3936,3937,3938,3939,3940,3941,3942,3943,3944,3945,3946,3947″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Thuaji Ndal Dhunës në Familje

Dhuna në marrdhëniet familjare nuk është një çështje private që i përket vetëm familjes, ajo është një çështje që i përket të gjithë shoqërisë. Është ngritur dhe funksionon pranë Bashkisë Roskovec, Reagimi i Koordinuar i Komunitetit me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim, PNUD.
Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua takimi me temën “Mbi ngritjen e mekanizmit të koordinimit dhe referimit ndaj dhunës në familje” . Në këtë takim ishin të pranishëm znj. Aurela Bozo eksperte e UNDP-së kundër dhunës ndaj gruas, përfaqësues të bashkisë Roskovec krye administratori z. Kadri Hyska dhe nën kryetari i bashkisë z.Isa Hoxha, përfaqësues nga Prefektura, Gjykata e Rrethit Fier, Peace Corps, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, Komisariati i Policisë Roskovec , Zyra e Punësimit, Zyra e Avokatisë, përfaqësues nga spitali dhe shkollat Roskovec.
Znj. Aurela Bozo i shpjegoi të pranishmëve stukturën dhe mënyrën se si do të funksionoj ky projekt.
Në fund të takimit të gjithë dhanë mendimet dhe sygjerimet e tyre, në mënyrë që kjo strukturë e sapo ngritur, me përfaqësues nga të gjitha fushat të operoj sa më mirë.

[lsvr_gallery images=”3906,3905,3904,3903,3902,3901,3900,3898,3899″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ATMOSFERE FESTIVE

Sot dita e fëmijëve të kopshtit Roskovec nisi ndryshe nga ditët e tjera. Fondacioni “Fjala e Jetës” në bashkëpunim me bashkinë Roskovec dhuruan disa pako për fëmijët e këtij kopshti.
Në shpërndarjen e dhuratave mori pjesë vetë kryetarja e Bashkisë znj.Majlinda Bufi e cila uroi vogëlushët për festat e fundvitit.
Fëmijët prisnin me padurim hapjen e pakove.
Gëzimi dhe lumturia dalloheshin në sytë dhe buzëqeshjet e tyre.
[lsvr_gallery images=”3879,3880,3881,3882,3883,3884″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KONKURSI RAJONAL – ÇMIMI I 2-të FESTA E ULLIRIT

Ditën e premte më datë 9 dhjetor 2016 në universitetitin e Vlorës u zhvillua konkursi rajonal midis 15 bashkive organizuar nga Agjensia Zhvillimit Rajonal Vlorë. Në këtë konkurs u paraqitën projektet dhe praktikat më të mira. Bashkia e Roskovecit paraqiti praktikën “FESTA E ULLIRIT- EFEKTET EKONOMIKE DHE NDIKIMI NË PRODHIME BIO TË ZONËS”.
Nga bashkia jonë morën pjesë zëvendëskryetarja Bardha Begaj, Drejtori i Artit dhe Kulturës Thoma Goga si dhe specialistja Kejsi Voli nga Drejtoria e Urbanistikës.
Para një jurie prestigjioze materialin e përgatitur e paraqiti z. Thoma Goga. Mënyra e përgatitjes si dhe stili artistik i prezantimit, krijuan emocione te veçanta. Ndoshta ishte vetë ajo festë e bukur jehona e së cilës vazhdon në median tone, që “mbërtheu” jurinë dhe të pranishmit e shumtë.
Në përfundim juria përzgjodhi 3 praktikat më të mira. Projekti ynë fitoi ÇMIMIN E DYTË dhe fitoi të drejtën që të paraqitet në Tiranë para autoriteteve të larta të qeverisjes së vendit. Ja pra, Roskoveci që dikur e anatemonin, e përbuznin, meriton një çmim dhe ua kalon bashkive më të njohura të vendit si Vlora, Saranda, Tepelena, Përmeti, Himara etj.
Pavarësisht nga ky çmim, grupi realizues, por mbi të gjitha stafi drejtues i Bashkisë me kryetare zj. Majlinda BUFI, tregon seriozitetitn e madh para komunitetit që i ka besuar qeverisjen vendore. Ky është ÇMIMI më i mirë që meriton një staf i tillë.
Po me këtë seriozitet dhe profesionalizëm ky projekt do të paraqitet edhe para autoriteteve kryesore të qeverisjes së vendit pas disa ditësh.

[lsvr_gallery images=”3760,3761,3762,3763″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTAT PO AFROJNE

Dritat festive të qytetit u ndezën.
Atmosfera festive në Roskovec filloi me ndezjen e dritave të pemës së Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri. Ishte puna e mirëkordinuar e sektorit të dekorit dhe punonjësve të pastrim gjelbërimit që bënë të mundur ndezjen e njëkohshme të dritave të pemës dhe ndrçimin e qiellit të qytetit të Roskovecit nga fishekzjarret shumëngjyrshe.
Të pranishëm në momentin e ndezjeve të dritave ishte nënkryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha dhe krye administratori z.Kadri Hyska. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.
[lsvr_gallery images=”3724,3725,3726,3727″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook