Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Ti sill ide, ne i kthejmë në biznes!

Ti sill ide, ne i kthejmë në biznes 
Kjo mundësi shumë e mirë për të filluar ndryshimin, bëri bashkë shumë të rinj e të reja të cilët kanë ide dhe synojnë të hapin biznese të ndryshme.
Ky ishte trajnimi i parë, ku ata morën disa nga mësimet bazë që nevojiten para se të hapësh një biznes në mënyrë që të rezultojë i suksesshëm.
Trajnimi ishte bashkëpunim i bashkisë Roskovec me Ambasadën Zviceriane, Shoqatën “ Njerëzit të Parët” , English Corner dhe Swiss Contact.
Të rinjtë u trajnuan nga përfaqësuesit e Ambasadës Zviceriane z. Christian Atz, z. Çelik Nimani dhe përfaqësuesja e shoqatës “Njerëzit të Parët” zj.Lusiana Mailaj.
[lsvr_gallery images=”6391,6392,6393,6394,6395,6396,6397,6398,6399″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Marinëz

Takimi publik në Marinëz përmbylli ciklin e takimeve të zhvilluara në kuadër të proçesit të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018. Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me stafin e saj drejtues. Gjithashtu të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit Bashkiak z. Elmaz Cepele, z.Viktor Mata, z. Kudret Kuka, kryetari i fshatit z. Haxhi Ruko dhe përfaqësues nga komuniteti, fermerë.
Të gjitha problemet dhe projektet prioritare te këtij komuniteti u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë.
Në fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit për vitin 2018 dhe atë tre vjeçar 2018-2019-2020, të gjitha kërkesat dhe problematikat e ngritura nga komuniteti në të gjitha zonat do të shqyrtohen , do të përcaktohen projektet prioritare dhe ato të cilat janë më emergjente për tu zbatuar.

[lsvr_gallery images=”6344,6345,6346,6347,6348,6349,6350,6351,6352,6353,6354″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dëgjesa Publike Roskovec

Janë drejt fundit takimet publike të zhvilluara në kuadër të proçesit të iniciuar nga bashkia Roskovec “ Buxhetimin me Pjesëmarrje për vitin 2018”.
Në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua sot dëgjesa me komunitetit e Roskovecit. Në të gjitha takimet e zhvilluara deri më tani vihet re dukshëm se komuniteti është shumë i interesuar për t’u përfshirë në proçesin e buxhetimit. Ky ishte qellimi që bashkia Roskovec filloi këtë proçes: Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrjen e bashkisë rreth buxhetit.
Këtë takim e drejtoi Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi. Të pranishëm gjithashtu ishin dhe Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, përfaqësues të Këshillit Bashkiak z. Elmaz Çepele, z. Kudret Kuka, përfaqësues nga drejtoritë e bashkisë dhe sigurisht qytetarë, fermerë e biznese.
Për punët e mira të realizuara në Roskovec dhe jo vetëm, nuk ka nevojë për fjalë.
Por akoma kemi shumë punë të cilat duhen përmirësuar dhe për këtë jemi të vetëdijshëm.
Të gjitha problemet që qytetarët shpalosën në këtë takim u mbajtën shënim dhe në fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit, do të përcaktohen projektet prioritare për secilën zonë.

[lsvr_gallery images=”6357,6358,6359,6360,6361,6362,6363,6364,6365,6366,6367,6368″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTA E ULLIRIT

Me pjesëmarrjen e këngëtarit Petrit Lulo, Bashkia Roskovec nën kujdesin e veçantë të kryetares zj. Majlinda BUFI organizon më datë 27 tetor 2017 ora 10.00 , në kishën 700- vjeçare të Shën Kollit në Kurjan, FESTËN E ULLIRIT.
Në këtë festë do të ketë koncert me këngë e valle të zonës, pjesëmarrje nga grupet e njësive administrative, panair bujqesor-blegtoral, etj.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët të marrin pjesë në këtë festë e cila është kthyer në traditë të përvitshme në bashkinë tonë.
Shumë surpriza na presin. 
Mos mungoni të shijoni bukuritë e natyrës që kjo zonë ofron!

[lsvr_gallery images=”6371,6372″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Dëgjesa Publike Suk 1

Pas takimit publik në Arapaj, stafi i bashkisë u drejtua në lagjet e fshatit Suk 1 për të dëgjuar të gjitha problematikat që shqetësojnë këtë komunitet.
Bashkia Roskovec është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin 2018 prandaj dhe kemi nisur dëgjesat publike për të përcaktuar të gjitha projektet prioritare që komuniteti ka.
Në takimin publik ishin të pranishëm Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative z. Ysenj Agaçi, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak z. Elmaz Çepele, z. Kudret Kuka dhe kryetari i fshatit z. Kujtim Karamani.
Pasi u dëgjuan me vëmendje të veçantë të gjitha problematikat e kësaj zone, N/ Kryetari i bashkisë z. Hoxha siguroi se të gjitha problematikat e komunitetit do të shqyrtohen me vëmendje të veçantë nga vetë Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi dhe stafi i saj.

[lsvr_gallery images=”6300,6301,6302,6303,6304,6305,6306″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Arapaj

Falenderues dhe mirënjohës për rrugën Arapaj- Suk 1.
Kështu filloi takimi me komunitetin e fshatit Arapaj, Njësia Administrative Strum.
Rrugës, një problemi madhor të mbartur vite me radhë, po i jepet zgjidhje përfundimtare. Por akoma ka shumë probleme të cilat u përmendën nga komuniteti përpara stafit të bashkisë.
Të pranishëm në takimin publik në Arapaj ishin Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative z. Ysenj Agaçi, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm dhe kryetari i fshatit z. Agron Dogani .
Shumë të drejta dhe me vend ishin të gjitha problematikat e ngritura nga ky komunitet. Sigurisht që të gjitha u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë për t’u rishikuar më pas në fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit për vitin 2018.

[lsvr_gallery images=”6309,6310,6311,6312,6313,6314,6315,6316″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Suk 2

Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi së bashku me stafin e saj zhvilluan sot dëgjesën publike në fshatin Suk 2, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018. Gjatë këtij takimi morën pjesë dhe përfaqësues nga Këshilli Bashkiak z. Ardian Metohu , z. Kudret Kuka, z. Konstandin Dorre , kryetari i fshatit z. Gëzim Toska dhe përfaqësues të komunitetit, fermerë e biznese.
Të gjitha projektet prioritare të përmendura nga komuniteti, u mbajtën shënim për t’u rishikuar në një fazë të dytë.
Këto dëgjesa zhvillohen me qëllimin që të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrjen e bashkisë rreth buxhetit.
[lsvr_gallery images=”6319,6320,6321,6322,6323,6324,6325,6326″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Velmish

Komuniteti i Velmishit shprehu të gjitha problemet dhe nevojat që ata kanë para stafit të bashkisë, gjatë takimit publik të zhvilluar sot në këtë zonë. Të pranishëm në këtë dëgjesë ishin Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak z. Kudret Kuka dhe kryetari i fshatit z. Dashnor Hazizi.
Pasi u dëgjuan me vëmendje të veçantë të gjitha problematikat e kësaj zone, Kryebashkiakia znj. Bufi siguroi se të gjitha çështjet e ngritura gjatë këtij takimi do të shqyrtohen në një fazë të dytë për të përcaktuar projektet prioritare për këtë zonë.
[lsvr_gallery images=”6330,6331,6332,6333,6334,6335,6336,6337″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dëgjesa Publike Vidhisht

Pas dëgjesës publike në Kuman, vazhduam takimin me komunitetin e Vidhishtës në kuadër të proçesit të buxhetimit me pjesëmarrje për vitin 2018.
Sigurisht që në këtë takim s’mund të mungonin Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe dy këshilltarët znj. Diana Xhaxho, z. Kudret Kuka, kryetari i fshatit z. Nebi Pelo, përfaqësuesi i Peace Corpus z. Robert White dhe përfaqësues nga komuniteti, fermerë dhe biznese.
Ashtu si dhe në çdo dëgjesë tjetër të zhvilluar deri më tani, u diskutua mbi problemet që këta banorë hasin gjatë përditshmërisë së tyre të cilat u mbajtën shënim nga stafi i bashkisë për të seleksionuar në një fazë të dytë projektet prioritare për këtë fshat.

[lsvr_gallery images=”6289,6290,6291,6292,6293,6294,6295,6296,6297″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Muaji i Letërsisë

Muaji tetor është cilësuar nga Ministria e Kulturës si muaji i Letërsisë duke organizuar Fushatën Kombëtare të Leximit.
Kjo fushatë leximi synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në kuadër të muajit të Letërsisë, Biblioteka Publike Roskovec organizoi një aktivitet kulturor me temën “Fjala e Lirë”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, drejtuesit dhe disa mësues të shkollave të bashkisë Roskovec, nxënës të talentuar dhe sigurisht organizatorët e këtij aktiviteti z. Thoma Goga përgjegjës i Pallatit të Kulturës, z. Ervin Agaçi përgjegjës i sektorit të arsimit dhe punonjësja e bibliotekës znj. Eralda Duraj.
Emocione të mëdha transmetuan tek të pranishmit nxënësit me recitimet, interpretimet dhe krijimet e tyre.
Në kuadër të projektit të iniciuar nga bashkia Roskovec “ Dhuro një libër- Hap një dritare”, nxënësit dhe mësuesit dhuruan libra për bibliotekën e qytetit.
Këto projekte për të nxitur leximin bëhen më dëshirën për t’u sjell në vëmendje brezave të rinj kënaqësinë e të lexuarit libra.
Rruga e dijes është e gjatë dhe e vështirë, por ajo bëhet e bukur kur ke bashkudhëtar një mik të mirë e besnik “ LIBRIN”.

[lsvr_gallery images=”6275,6276,6277,6278,6279,6280,6281,6282,6283″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook