Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Transparencë ndaj komunitetit

Transparenca dhe llogaridhënia ishin dy nga elementët të cilët e kishin renditur bashkinë Roskovec si një nga bashkitë më të mira në vend.
Transparenca ndaj komunitetit nuk është vetëm një detyrim ligjor por edhe një detyrim moral. Ditën e sotme Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takime me të gjithë punonjësit sipas drejtorive përkatëse. Në këto takime u diskutuan të gjitha detyrat e caktuara dhe prioritetet e tyre për këtë vit të ri.
#Transparencë_ndaj_komunitetit
#Shërbim_cilësor
[lsvr_gallery images=”7083,7084,7085,7086,7087″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Bashkitë për Evropën

“Bashkitë për Evropën” është projekti më i ri i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me synim mbështetjen e ngritjes së një zyre evropiane lokale në secilën prej 61 bashkive, tashmë e hapur si zyrë pranë bashkisë Roskovec (Këndi i BE)
Projekti, i pari në llojin e vet në vendin tonë, synon të ndihmojë njësitë vendore të sjellin më afër qytetarëve të tyre Bashkimin Europian, të lehtësojë ndërlidhjen dhe ndarjen e përvojave mes bashkive dhe dialogun me qeverinë qendrore dhe Delegacionin e BE-së.
Niveli vendor është aty ku qytetarët dhe autoritetet janë më pranë njëri-tjetrit. Pjesa më e madhe e zbatimit të legjislacionit të BE-së ndodh në nivel vendor. Afrimi i BE-së me qytetarët dhe qeveritë vendore është kyç për aspiratën e Shqipërisë për në BE.

Mirëmëngjes!

Mirëmëngjes nga Roskoveci 
[lsvr_gallery images=”7008,7009,7010,7011,7012,7013,7014,7015,7016,7017,7018,7019,7020,7021″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndihma për familjet në nevojë

Sot bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën “Njerëzit të Parët” me përfaqësuese znj. Lusi Mailaj, kompaninë Bankers Petroleum dhe LDS Charity dhuruan ndihma për familjet në nevojë.
Nuk i zgjidhëm problemet e këtyre familjeve por kemi mundur ti gëzojmë këtë fundvit. 👏
Edhe vogëlushët e këtyre familje do të ndjejnë atmosferën e festave.
[lsvr_gallery images=”6982,6983,6984,6985,6986,6987,6988″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Social Qendër Komunitare

Shumë shpejt të rinjtë e Roskovecit do të kenë një ambient me kushte bashkohore për të kaluar kohën e lirë.
Qellimi i ngritjes së kësaj qendre është t’ju ofroj mundësi të gjithëve të përmirësojnë dobësitë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
Duke përgatitur të rinjtë, përgatisim të ardhmen e vendit tonë.
[lsvr_gallery images=”6975,6976,6977,6978,6979″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Urbanizim i fshatrave

Dikur banorët e fshatit Arapaj e mendonin shumë të largët ditën që të kishin kushtet më minimale infrastrukturore.
Sot një problem i zgjidhur, si një premtim i mbajtur nga Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Ka filluar asfaltimi i rrugës Suk 1- Samaticë- Arapaj.
Një rrugë që i rikthehet funksionit dhe standarteve të infrastrukturës.
[lsvr_gallery images=”6894,6895,6896,6897,6898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Premtim i mbajtur!

Një tjetër premtim i Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi, u realizua.
Jo fjalë por vepra.
Ka filluar puna për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Marinëz dhe Jagodinë.
Një problem emergjent dhe i shumëkërkuar nga banorët e këtyre dy fshatrave, të cilit tashmë po i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”6901,6902,6903,6904,6905″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Krishtlindje të gëzuara !

Gëzuar Krishtlindjen!
Urojmë të gjithë besimtarët e krishterë gëzuar festën e Krishtlindjes.
Sjelltë kjo festë mirësi, gëzim, shpresë, besim dhe forcë për të gjithë shqiptarët. 
Zoti bekoftë familjet tuaja të shtrenjta!

Analiza vjetore e Qendrave Shëndetësore

Dy nga katër qendrat shëndetësore të bashkisë Roskovec , ajo e Roskovecit dhe Kurjanit zhvilluan analizën vjetore të vitit 2017
E pranishme në të dyja takimet ishte dhe specialistja e shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec
znj. Manjola Vrapi
Gjatë analizës, drejtueset e Q. SH-re znj.Irma Gishti dhe znj. Majlinda Tafa prezantuan arritjet, nevojat dhe problematikat që stafi ka hasur gjatë punës së tyre
“T’i japim komunitetit mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm.”
Ky është misioni i punës së tyre të përditshme.

[lsvr_gallery images=”6917,6916,6915,6914,6913,6912,6911″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook