Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Sapuni Organik Roskoveci

Prespektivë e re për zhvillimin ekonomiko-turistik të Roskovecit.✅
U zhvillua ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës, aktiviteti zyrtar i hapjes së projektit “Sapuni Organik Roskovec”. Ky projekt vjen në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me partner Bashkinë Roskovec dhe organizata zbatuese Social Development Investment (SDI).
Qellimi i projektit është prodhimi i sapunit organik nga mbetjet e vajit të ullirit.
Në panelin drejtues ishin Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, përfaqësues të programit ReLOaD zj. Eglantina Gollaj dhe përfaqësues të organizatës zbatuese zj. Iris Kuqi, z. Elie Mazloum dhe zj. Armida Alikaj.
Të ftuar ishin të gjithë fermerët e zonës, të cilët janë përfitues të drejtëpërdrejtë nga ky projekt.
Janë të lutur të gjithë ata fermerë dhe jo vetëm, të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e këtij projekti, të drejtohen pranë Këndit të BE-së, Bashkia Roskovec.
#SapuniOrganikRoskoveci
[lsvr_gallery images=”8781,8782,8783,8784,8785,8786,8787,8788,8789,8790,8791,8792″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sapuni Organik Roskovec

Prespektivë e re për zhvillimin ekonomiko-turistik të Roskovecit.✅
U zhvillua ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës, aktiviteti zyrtar i hapjes së projektit “Sapuni Organik Roskovec”. Ky projekt vjen në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me partner Bashkinë Roskovec dhe organizata zbatuese Social Development Investment (SDI).
Qellimi i projektit është prodhimi i sapunit organik nga mbetjet e vajit të ullirit.
Në panelin drejtues ishin Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, përfaqësues të programit ReLOaD zj. Eglantina Gollaj dhe përfaqësues të organizatës zbatuese zj. Iris Kuqi, z. Elie Mazloum dhe zj. Armida Alikaj.
Të ftuar ishin të gjithë fermerët e zonës, të cilët janë përfitues të drejtëpërdrejtë nga ky projekt.
Janë të lutur të gjithë ata fermerë dhe jo vetëm, të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e këtij projekti, të drejtohen pranë Këndit të BE-së, Bashkia Roskovec.
#SapuniOrganikRoskoveci[lsvr_gallery images=”9322,9323,9324,9325,9326,9327″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrethrrotullimi i Kurjanit

Mirëmëngjes 😊
Sot dita fillon me punime në rrethrrotullimin e ri që po ndërtohet në kryqëzimin e rrugës së Kurjan-it. Ky objekt është pjesë e ndërtimit të sinjalistikës në të gjithë qytetin.
Shtojmë sigurinë në rrugë.
Përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve.
#çdoditëpërRoskovecin
#qytetmësigurt
[lsvr_gallery images=”9332,9333,9334,9335,9336,9337″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla fillon!

Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve nga shkolla e mesme “ Didin Bishani” Kurjan dhe shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët”, Suk 1.
“Uroj të gjithë nxënësit sukses për këtë vit të ri mësimor, suksese për një vit plotë me energji, me dëshirën për të përvetësuar dijen, për t’u bërë qytetarë më të mirë dhe mbi të gjitha për të zhvilluar njohuri pozitive, për të pasur një Roskovec më të mirë në të ardhmen”,– tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë znj. Bufi.
Ky fillim shkolle vjen me një lajm të mirë për 242 nxënës të klasës së pestë. Me nismën e Bashkisë të gjithë nxënësve të klasës së pestë do t’ju rimbursohet vlera e paketës së librave.👏
Një urim i veçantë i’u përcoll dhe mësuesëve, këta misionar të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën dhe pasionin e tyre po përgatisin qytetarë më të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.
Vlerësime për punën Tuaj mësues !
E ardhmja është në duart tuaja në përgatitjen e brezave.
Suksese të gjithëve!😊
[lsvr_gallery images=”8803,8804,8805,8806,8807,8808,8809,8810,8811,8812″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Botërore e Pastrimit

Në Ditën Botërore të Pastrimit kemi një qytet më të pastër fal aksionit të sektorit të pastrim- gjelbërimit të zhvilluar ditën e sotme.
Aksioni ka në fokus ndotjen e mjedisit dhe pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin e popullatës për problematikën e mbetjeve dhe zhdukjen e fenomenit “Verbëria Ndaj Mbeturinave”.
Por sot duhet të kujtojmë se nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit të pastrim-gjelbërimit por është obligim i të gjithë komunitetit.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pijmë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër.
#BashkohudheTi
#Kujdesupërmjedisin
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”9352,9353,9354,9355,9356,9357″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita Botërore e Pastrimit

Në Ditën Botërore të Pastrimit kemi një qytet më të pastër fal aksionit të sektorit të pastrim- gjelbërimit të zhvilluar ditën e sotme.
Aksioni ka në fokus ndotjen e mjedisit dhe pastrimin nga mbeturinat urbane, sensibilizimin e popullatës për problematikën e mbetjeve dhe zhdukjen e fenomenit “Verbëria Ndaj Mbeturinave”.
Por sot duhet të kujtojmë se nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit të pastrim-gjelbërimit por është obligim i të gjithë komunitetit.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pijmë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër.
#BashkohudheTi
#Kujdesupërmjedisin
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8815,8816,8817,8818,8819,8820″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shtator.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimin e fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-30 Shtator 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-30 Shtator 2018.
3. Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Gusht 2018.
4. Miratimi i dokumentit të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2019-2021 për Bashkinë Roskovec të rishikuar.
5. Riparimi i godinës një katëshe pranë spitalit për sistemimin e Shërbimit Policor Bashkia Roskovec.
6. Riparime të vogla të shkollave që janë në administrimin e Bashkisë Roskovec.
7. Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore për shkak të investimeve të Bashkisë në tokat bujqësore të pronarëve legjitim,në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
8. Shkresë drejtuar këshillit nga ish Kryetari i parë i Këshillit Bashkiak z.Elmaz Shehu.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak
[lsvr_gallery images=”8823,8824,8825,8826,8827,8828,8829,8830″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shtator.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimin e fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-30 Shtator 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-30 Shtator 2018.
3. Dhënia e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Gusht 2018.
4. Miratimi i dokumentit të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2019-2021 për Bashkinë Roskovec të rishikuar.
5. Riparimi i godinës një katëshe pranë spitalit për sistemimin e Shërbimit Policor Bashkia Roskovec.
6. Riparime të vogla të shkollave që janë në administrimin e Bashkisë Roskovec.
7. Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore për shkak të investimeve të Bashkisë në tokat bujqësore të pronarëve legjitim,në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec.
8. Shkresë drejtuar këshillit nga ish Kryetari i parë i Këshillit Bashkiak z.Elmaz Shehu.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak[lsvr_gallery images=”9360,9361,9362,9363,9364″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Reagojmë ndaj problematikave

Komunikimi me qytetarët është metoda e punës më efikase.
Duke marr shkas nga një shqetësim i një banori të fshatit Kuman lidhur me problematikën që krijonte në zonë grumbullimi i mbetjeve urbane, punëtorët e sektorit të pastrim gjelbërimit i dhanë zgjidhje në mënyrë të menjëhershme.
Komunikimi me qytetarët rrit përgjegjshmërinë tonë.
#Tëkujdesemipërmjedisinepërbashkët
[lsvr_gallery images=”8833,8834,8835,8836,8837,8838,8839,8840″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mirëmbajtje e shkollave

Edhe disa ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Së shpejti të gjitha klasat do të mirëpresin vogëlushët.
Bashkia Roskovec ka filluar punën për të bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme për të siguruar kushtet e duhura për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
#Përnjësistemarsimorcilësor
#Ndërhyrjeemergjentenëshkolla
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8843,8844,8845,8846,8847,8848,8849,8850″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook