Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Komuniteti

Takim i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec.

Ditën e sotme u zhvillua takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec.
Titullarët dhe përfaqësuesit e institucioneve kryesore përgjegjëse për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna, diskutuan dhe referuan rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndër-institucional, jo vetëm në menaxhimin dhe trajtimin efektiv të cdo rasti të dhunës në familje, por edhe në parandalimin e saj.
Bashkia Roskovec është promotore e barazisë gjinore, fuqizimit ekonomik dhe parandalimit të dhunës ndaj grave, duke ngritur që në vitin 2016 sistemin e reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje, me mbështetjen e: Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UNDP Shqipëri dhe Ambasadës Suedeze
Duke mos u ndalur në fokusin tonè, me mbështetjen e UNDP, në kuadër të zbatimit projektit “Forcimi I Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje” në Bashkinë Roskovec është arritur përmirsimi I kapaciteteve të antarëve të MKR-së , përmes trajnimeve, shërbim ligjor dhe psikologjik falas për viktimat e dhunës në familje, paketa ushqimore dhe transport.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Roskovec në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
Edlira Papavangjeli
#UNDP
Edlira Papavangjeli[lsvr_gallery images=”11772,11773,11774,11775″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Njoftim i rëndësishëm ! “Për Strehimin Social”

Njoftim i rëndësishëm !
Në bazë të ligjit 22/2018 “Për Strehimin Social” VKM 384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”.
📢Ju njoftojmë se Bashkia Roskovec në kuadër të projektit “Për ndërtimin e banesave për strehimin social” ka filluar një proces bashkëpunimi me Entin Kombëtar të Banesave për strehim social.
✅ Ftojmë banorët e qytetit të Roskovecit dhe Njësive Administrative të paraqesin kërkesat e tyre pranë Zyrës së Informacionit, Bashkia Roskovec brenda datës 30 Shtator.

Njoftim për konsultim publik

Në bazë të ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ligjit Nr 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”,
Ju njoftojmë se ditën e Premte, më datë 18.09.2020, pranë ambienteve të “ Pallatit të Kulturës ” Roskovec, ora 11:00, do të zhvillohet dëgjesa publike për:
– “Studimin e fizibilitetit për stacion transferimi te mbetjeve urbane, Bashkia Roskovec”
– “Plani i menaxhimit të integruar të mbetjeve të ngurta urbane“
Ju rikujtojmë se gjatë këtij takimi duhet të jeni të pajisur me maska e dorashka dhe të ruani distancimin fizik.
Duke ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin!

Urimi për vitin e ri akademik 2020-2021

Të dashur prindër dhe nxënës,
Me fillimin e vitit të ri mësimor 2020-2021, Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi ka kënaqësinë t’ju përshëndes dhe t’ju përciell urimet më të përzemërta.
Suksese të gjithë nxënësve të cilët u ulën sot në bankat e shkollës. 🙂
Udhë të mbarë në rrugëtimin tuaj të bukur drejt dijes.
Mirënjohje për stafin pedagogjik, për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e durimin që ju transmetoni në misionin tuaj për edukimin e brezave të ardhshëm.🙏
Ky është një vit i pazakontë për shkak të virusit COVID-19, por kjo nuk na ndalon në edukimin e brezave.
❗️Në kushtet e kësaj pademie, prindër, mësues, nxënës jeni të lutur të respektoni të gjitha rregullat anti-COVID dhe do t’ ja dalim të mposhtim këtë virus të padukshëm.
✅Bashkia Roskovec do të vazhdoj të jetë e angazhuar maksimalisht për t’u ardhur në ndihmë institucioneve arsimore për përmbushjen e objektivave për shkollë cilësore dhe të sigurt.
Gëzuar dhe suksese në vitin e ri arsimor 2020-2021![lsvr_gallery images=”11784,11785,11786,11787,11788″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Raporti javor – Bashki të Forta

Në Bashkinë Roskovec zbatohet projekti “Bashki të Forta”, projekt i cili ka përgatitur raportin javor, i cili synon të replikojë praktikat e mira të çdo Bashkie të Shqipërisë për t’u përdorur edhe nga të tjerat, me qellim realizimin e shërbimeve publike sa më të mira për komunitetin edhe në këto ditë të vështira të gjëndjes së emergjencës.

Shkarko

🔛 Po ndodh tani.

Vijon puna pa ndërprerje për dezinfektimin e plotë të segmenteve rrugorë, trotuarëve, stacionave të autobuzave, atje ku densiteti i qytetarëve është më i lartë, për t’i kthyer në ambiente të sigurta pë
📌 Bashkia Roskovec fton qytetarët e bizneset
– të zbatojnë me përpikmëri masat e higjenës personale;
-të dezinfektojnë ambientet ku jetojnë e punojnë;
– të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.
DezifektimAmbientevePublike
BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”11239,11242,11241,11240″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

📌📌📌 Njoftim i rëndësishëm!

Në zbatim të të gjitha Urdhërave dhe Masave, Ju bëjmë I said to myself Bashkia Roskovec është angazhuar të marrë të gjitha masat parandaluese për përhapjen e Koronavirusit COVID_19 .
Në kuadër të këtyre masave Bashkia Roskovec ka vendosur se tregu i ditës së dielë nuk do të zhvillohet deri më datë 3 Prill 2020.
Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluk teka distan më e vogël se një metër.
Ky vendim do të jëtë në zbatim deri në një vendim të dytë.

[lsvr_gallery images=”11226,11227″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]Ftohen të gjithë qytetarët, subjektet private të zbatojnë masat e mësipërme, të përshtasin rutinën më këto masa për të mos vënë në rrezik vetën të tëëu je tëëu ërë ëufë

Të nderuar qytetarë

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se diten e premte më datë 21.02.2020, pranë ambienteve të Sallës së Këshillit Bashkiak (Kinemaja), ora 12:00, do të zhvillohet dëgjesa publike në kuadër të prezantimit dhe diskutimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.
Ky takim ka si qëllimin kryesor bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve të cilat do të shërbejnë për ndryshimine Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec,nëse do të jetë e nevojshme.
Ftojmë çdo banorë të komunitetit të Roskovecit dhe të gjithë palët e interesuara të bëhen pjesë e kësaj dëgjese duke garantuar një proçes transparent dhe gjithëpërfshirës!
Për çdo të interesuar i cili kërkon të njihet me materialin mund të paraqitet pranë zyrës së Informacionit të Bashkisë Roskovec.
#PlaniPërgjithshëmVendor
#BashkiaRoskovec

Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile

🔉🔉Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile
Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së III -të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e prioriteteve për Thirrjen e III-të për projekt propozime që do të shpallet në Mars 2020.
Ky aktivitet organizohet me datë 19 Shkurt 2020, në orën 11:30 , pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.
Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë fushat prioritare si dhe do të përzgjedhim përfaqësuesin e shoqërisë civile si anëtar të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve.
Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 17 Shkurt 2020 në adresën e e-mailit everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al.
Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.
#ReLOaD
#UNDP
#BashkiaRoskovec

Në qendrën e qytetit

Në qendrën e qytetit,[lsvr_gallery images=”11070,11071,11072,11073″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”] ➡️aty ku vijon puna për ndërtimin e shatërvanit ,
➡️për t’i ofruar qytetarëve tanë mjedisin jo vetëm infrastrukturor që meritojnë.
Dita ditës drejt një hapësirë zhvillimi ekonomik e social dhe shërbimesh dinjitoze për qytetarët.
#RilindjeUrbane
#BashkiaRoskovec

Facebook
Facebook