Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Takim i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec.

Ditën e sotme u zhvillua takimi i Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec.
Titullarët dhe përfaqësuesit e institucioneve kryesore përgjegjëse për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna, diskutuan dhe referuan rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndër-institucional, jo vetëm në menaxhimin dhe trajtimin efektiv të cdo rasti të dhunës në familje, por edhe në parandalimin e saj.
Bashkia Roskovec është promotore e barazisë gjinore, fuqizimit ekonomik dhe parandalimit të dhunës ndaj grave, duke ngritur që në vitin 2016 sistemin e reagimit të koordinuar kundër dhunës në familje, me mbështetjen e: Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, UNDP Shqipëri dhe Ambasadës Suedeze
Duke mos u ndalur në fokusin tonè, me mbështetjen e UNDP, në kuadër të zbatimit projektit “Forcimi I Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje” në Bashkinë Roskovec është arritur përmirsimi I kapaciteteve të antarëve të MKR-së , përmes trajnimeve, shërbim ligjor dhe psikologjik falas për viktimat e dhunës në familje, paketa ushqimore dhe transport.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Roskovec në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
Edlira Papavangjeli
#UNDP
Edlira Papavangjeli[lsvr_gallery images=”11772,11773,11774,11775″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.