Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

DETYRA DHE OBJEKTIVA

– Analiza e Qendrës Shëndetësore Kuman –
Analiza e Performancës së Qendrës Shëndetësore Kuman për vitin 2015 dhe planifikimi i objektivave dhe aktiviteteve për vitin 2016 u mbështetet nga projekti “Shëndet për të Gjithë (HAP),i financuar nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Kooperim(SDC)
Në këtë takim morën pjesë: Përfaqsues të komunitetit dhe shoqerisë civile; përfaqsues të pushtetit vendor, Nënkryetari i Bashkisë Roskovec Z.Afrim Plaka, Drejtuesi i Njësisë Administrative Kuman Z.Riza Dyle, këshilltarë bashkiak; kryetarë fshatrash të Njësisë Administrative Kuman; drejtues të Qendrave Shëndetësore Roskovec, Kurjan, Strum; Drejtues Shkollash.
Në këtë takim Drejtoresha e Q.Sh. Kuman Znj. Blerina Buzi prezantoi arritjet dhe sfidat në zbatimin e aktiviteteve dhe planifikimin për vitin 2016.
Drejtoresha arriti të menaxhonte jo vetëm prezantimin e saj por njëkohësisht të sqaronte përfaqsuesit e komunitetit në lidhje me pyetjet që ata kishin.

Fotot që shoqërojnë këtë aktivitet.
[lsvr_gallery images=”1349,1350,1351″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VIZITË E KOMPANISË KINEZE

Një kompani shtetërore kineze e quajtur SINOHYDRO vizitoi ditën e shtunë më 30 prill 2016 Bashkinë e Roskoevcit ku u pritën nga kryetarja zj. Majlinda BUFI. Kjo kompani ka si veprimtari të saj shërbime në sektorin publik si prodhim dhe montim impjantesh hidroketnike, sisteme elektrike me burime diellore etj.
Ka rreth një vit që operon në vendin tonë e në këtë kuadër shprehën interesin e tyre për të bashkëpunuar në fushat që ata operojnë. Në këtë takim të parë palët shprehën interesin e ndërsjelltë dhe më vonë do të shikohet konkretisht ecuria e bashkëpunimit. Kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI i falenderoi miqtë kinezë për interesimin e tyre.
[lsvr_gallery images=”1227,1228,1229,1230,1231,1232,1233″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SI ISHIN, SI JANË

– Kështu titullohet fotoreportazhi i radhës –
Pas një pune të mirorganizuar sektori i sherbimeve në Bashkinë tonë ka sjell ndryshimin për krijimin e mjediseve të kulturuara dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara. Po paraqesim disa foto krahasuese dhe ju mund ta nxirrni vetë përfundimin.
[lsvr_gallery images=”1202,1203,1204,1205,1206,1207,1208,1209,1210,1211,1212,1213,1214,1215,1216,1217″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NE PRAG TË FESTAVE

Me afrimin e festave të 1 Majit, Ditës së punëtorëve, ditës së Pashkëve Ortodokse si dhe 5 Majit ditës së dëshmorëve, punonjësit e dekorit në Bashkinë Roskovec filluan të bëjnë gati dekorimin e qytetit.
Në të njëjtën kohë edhe punonjësit e pastrimit po merren me pastrimin dhe meremetimin e lapidarëve që përkujtojnë ngjarje historike në zonën e bashkisë sonë.
Kësaj atmosfere pune i shtohet edhe përkujdesja e shkollave që kanë marrë përsipër të pastrojnë lapidarët që kanë në fshatin e tyre.
[lsvr_gallery images=”1187,1188,1189,1190,1191,1192,1193,1194,1195,1196″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

EDHE SHKOLLAT NË AKSION

– Fotoreportazh nga Strumi –
Mjediset e shkollave janë vende ku nxënësit kalojnë disa momente pushimi në interval të orëve të mësimit. Tani është koha më e përshtatshme që ato të kthehen në vend shlodhjeje të kulturuar.
Mbjellja e pemëve, krijimi i parcelave të gjelbëruara, mbjellja e luleve, vendosja e stolave etj. i bëjnë këto mjedise që të rezatojnë kulturë.
Ky fotoreportazh vjen nga shkolla “ 7 Dëshmorët” Strum

[lsvr_gallery images=”1180,1181,1182,1183,1184″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

AKSIONI VAZHDON

Siç njoftuam dje, Bashkia Roskovec ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e kanaleve ujitës e kullues.
Ky aksion vazhdon me ritme të larta.Specialistët e Drejt. Bujqesise ndodhen cdo dite ne terren per te ndjekur kete aksion.
Dje kemi publikuar punën që bën Nj. Administrative Strum, ndërsa sot fotoreportazhi i radhës fikson momente nga puna në Nj. Administrative Kuman.
[lsvr_gallery images=”1172,1173,1174,1175,1176,1177″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTROHEN KANALET UJITËS

Duke qënë në prag të sezonit veror të ujitjes, Bashkia Roskovec ka shpallur aksionin për pastrimin e kanaleve ujitës e kullues.
Prej vitesh këto kanale kanë qënë të mbuluara nga shkurret që pengojnë qarkullimin normal të ujit.
Drejtoria e Bujqësisë në bashkinë tonë po ndjek hap pas hapi punën në çdo njësi administrative.
Sot më datë 26 prill 2016 punohej në Arapan, Vidhishtë, Kuman etj.
Fotoreportazhi sjell pamje nga puna për pastrimin e këtyre kanaleve në Njësinë Administrative Strum.
[lsvr_gallery images=”1132,1133,1134,1135,1136,1137,1138,1139,1140,1141,1142,1143,1144″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJË DELEGACION I LARTË NË BASHKINË TONË

Ditën e dielë më datë 3 prill 2016 një delegacion i nivelit të lartë të grave politikane nga Taxhikistani vizitojë Shqipërinë nga data 2 në 8 Prill 2016 në kuadër të një projekti që po zbatohet nga Zyra e OSBE-së në Taxhikistan.
Delegacioni përfshin Zëvendës Kryetarin e Parlamentit dhe shatë gra politikane, përfaqësues nga çdo parti politike të regjistruar të Taxhikistanit të cilat ishin: Bobojoniyon Ranokhon, Rahmonova Dilorom, Mirzoeva Zukhra, Razhdabova Mavluda, Zuvaydova Sharbonu, Mirsanova Zarragul, Samadova Dilbar, Boboeva Gulnora, Mukhtorova Uguoy- OSCE dhe Ivanovikj –Casterade Vesna- OSCE
Interesi i tyre është për të mësuar se si gratë punojnë dhe lobojnë në Shqipëri për fuqizimin e grave në jetën politike, për të njohur më shumë rreth sistemit ligjor për kuotat gjinore në Shqipëri që mund të aplikohen gjithashtu në Taxhikistan, si dhe për realizuar takime dhe shkëmbyer përvoja me gra përfaqësuese të Platformës Kombëtare për Gratë, Aleancës së Grave Deputete, forumeve të grave si dhe gra të zgjedhura dhe gra lidere.
Në Bashkinë e Roskovecit ato u pritën në një takim nga kryetarja zj. Majlinda Bufi. Në këtë takim morën pjesë deputetja e Qarkut Fier, zj Antoneta Dhima, kryetarja e Bashkisë Patos zj. Rajmonda Balili, kryetarja e keshillit bashkiak Roskovec zj. Eleni Goga, kryetarja e këshillit Bashkiak Fier Evis Sema, drejtuese te sektorëve të shëndetësisë, arsimit si dhe nga komuniteti i grave të Bashkisë Roskovec. etj. Zj. Majlinda BUFI, pasi dëgjoi përvojat e grave nga Taxhikistani, i njohu mikeshat me punën që bëhet në bashkinë tonë lidhur me problemet e barazisë gjinore, me rolin e grave në këshillin bashkiak e më gjerë.
Takimi i karakterizua nga fryma e ngrohtë dhe miqësore dhe u ndoq nga prania e mediave.

[lsvr_gallery images=”975,974,976,977,984,983,982,981,980,979,978,985,986,987,988,989,990,991″ items_per_row=”5″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PËR NGRITJEN E NJË MONUMENTI

Komisioni për diskutimin e simboleve të Bashkisë Roskovec, i mbledhur më datë 17 mars 2016, me pjesëmarrjen edhe të një grupi intelektualësh, diskutoi lidhur me ngritjen e një monumenti në qytetin e Roskovecit.
Varianti kryesor që u paraqit për diskutim ishte ngritja e monumentit “Bukuroshja e Strumit” si figurë folklorike që lartëson figurën e gruas myzeqare me tiparet më të spikatura që ajo mishëron. Në mënyrë që edhe ky monument të hyjë në simbolet përfaqësuese të Bashkisë Roskovec, Komisioni i rekomandoi Zj.Majlinda BUFI, kryetare e Bashkisë Roskovec që të propozoi në Këshillin Bashkiak për vendimmarrje mundësinë e ngritjes së këtij monumenti në një vend më të përshtatshëm dhe funksional për këtë vepër arti.
Komisioni shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me realizuesit e veprës, deri në finalizim. Gjithashtu shprehim bindjen se ky propozim do të jetë në konsideratën e forumit vendimmarrës.

[lsvr_gallery images=”859,860,861,862,863,864,865,866″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FILLOI SHTRIMI I RRUGËVE

Pasi u sistemuan dy nga rrugët pranë qendrës së qytetit, filloi shtrimi i tyre me asfalt.
Kryqëzimi i rrugëve “Thoma Goga” dhe “Gjergji Goga” tashmë do të kenë një pamje krejt tjetër.
Sipas një plani të caktuar për investimet publike, Bashkia Roskovec do të vijojë punën në rrugë të tjera.
Fotoreportazhi përcjell pamjet nga puna për shtrimin e dy rrugëve të para.
[lsvr_gallery images=”832,833,834,835,836,837,838″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook