PERVJETORI I “ÇETES SE JAGODINES”
Të pranishëm ishin gjithashtu K/ Administratori i Bashkisë Roskovec z. Kadri Hyska, N/ Kryetari z. Jorgo Begaj, përfaqësues i veteranëve Roskovec z. Vasil Kola, z.Maksim Goga, z. Miti Nito përfaqësues i “Komunitetit të Veteranëve Fier” dhe z. Sokrat Ikonomi përfaqësues i “Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve”. Pranë lapidarit në përkujtim të kësaj ngjarjeje u vendosën kurora me lule. Në këtë organizim fjalën përshëndetëse e mbajti z. Vasil Kola. Më pas, për rolin dhe kontributin e çetës, folën të gjithë përfaqësuesit me radhë. Titulli “Nderi i Organizatës” i’u dha z. Vangjel Kushi.