Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

INVESTIME NE KURJAN

Rikonstruksioni, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është një ndër prioritetet kryesore të punës së Bashkisë Roskovec. Rruga e Kurjanit ishte një nga investimet më të shumëpritura nga banorët e këtij fshati e cila më në fund u bë realitet. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. Shumë shpejt banorët e Kurjanit nuk do të kenë më vështirësi jo vetëm për lëvizjen dhe komunikimin e përditshëm të tyre por dhe me transportin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend-tregëtimeve të tyre.
[lsvr_gallery images=”4100,4101,4102,4103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

NE NDIHME TE KOMUNITETIT

Më datë 18 janar 2017 një grup i deleguar nga Bashkia Roskovec ishte i pranishëm në familjen Hatia që jeton në fshatin Arapaj në Njësinë Administrative Strum. Në këtë grup merrnin pjesë K/ Administratori i Bashkisë z.Kadri Hyska dhe Administratori i Njësisë Strum z.Ysenj Agaçi. Të pranishmit verifikuan punimet që Bashkia Roskovec ka bërë për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Disa punime që u bënë në shtëpinë e tyre ishin: riparim, suvatim, hidroizolim, lyerje brenda dhe jashtë. Falenderim dhe mirënjohje të madhe tregoi familja Hatia kundrejt kryetares z.Majlinda Bufi për këtë ndihmesë kaq të madhe që bashkia Roskovec po ju mundëson.
[lsvr_gallery images=”4086,4087,4088,4089,4090,4091″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTRIMI I KANALEVE VADITES

Një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Roskovec ka qënë dhe është pastrimi i kanaleve kullues dhe vaditës. Tashmë puna është zhvendosur në Njësinë Administrative Strum, në kanalin që fillon nga Velmishi dhe përfundon në rezervuarin e Kurjanit. Ky është një tjetër bashkëpunim i Bashkisë Roskovec dhe Bankës Botërore.
[lsvr_gallery images=”4079,4080,4081,4082,4083″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

VAKSINAT ANTIGRIP

Në kuadër të emergjencës së situatës gripale dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha Qendrat Shëndetësore të Bashkisë Roskovec janë furnizuar me vaksinën antigrip prej datës 05.01.2017. Në të gjitha Q.Sh. po aplikohet çdo ditë kjo vaksinë për të gjitha grupet e rriskut të dhënë në udhëzimet e MSh dhe IShP ( mosha e tretë dhe pacientët me sëmundje kronike )
Vaksinimi është një nga masat kryesore dhe më efikase për parandalimin e Gripit. Qendrat Shëndetësore, si dhe i gjithë personeli, janë në gatishmëri të plotë në 7 ditë të javës.
[lsvr_gallery images=”4065,4066,4067,4068,4069″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

PRITJE ME POPULLIN

Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e Bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga vetë Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda BUFI e cila j’u dha sqarime dhe përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që qytetarët kishin. Jo vetëm ditën e caktuar për pritje populli por edhe çdo ditë tjetër Kryetarja është pranë qytetarëve për çdo gjë që ata kanë nevojë.
[lsvr_gallery images=”4058,4059,4060,4061,4062″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

HAPJA E RRUGEVE TE BLLOKUARA NGA BORA

Bashkia Roskovec ka filluar aksionin për pastrimin dhe hapjen e rrugëve të bllokuara pas borës që mbuloj gjithë zonën. Punonjës të Ndërmarrjes së Pastrimit, që në orët e para të mëngjesit, filluan me gërryerjen me skrep dhe hedhjen e kripës me qëllim eleminimin sa më shpejt të pranisë së akullit në rrugë. Pas këtyre masave të marra, situata po shkon drejt përmirësimit. Të gjitha instancat e Bashkisë do të jenë në gatishmëri për çdo rast urgjence.
Pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.
[lsvr_gallery images=”4051,4052,4053,4054,4055″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Vlersimi i Situatës së Qeverisjes Vendore

Ditën e djeshme, më datë 11 Janar 2017, në ambientet e Bashkisë Roskovec dhe të Pallatit të Kulturës u zhvilluan nga Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) takime mbi “Vlersimin e Situatës së Qeverisjes Vendore”. Proçesi u nda në dy faza: intervistë e strukturuar dhe takime me grupe të fokusuar. Qellimi i proçesit ishte vlersimi i drejtuesve të qeverisjes vendore. Në këto takime morën pjesë përfaqësues nga çdo drejtori dhe specialist të çdo fushe për të qënë sa më transparent.
[lsvr_gallery images=”4044,4045,4046,4047,4048″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti ” Rehabilitimi i Sistemit Ujitës nga Rezervuari i Kurjanit”

Ditën e sotme, më datë 11.01.2017, në ambientet e Pallatit të Kulturës u organizua takimi me përfaqësues të Bankës Botërore rreth projektit me temë “ Rehabilitimi i Sistemit Ujitës nga Rezervuari i Kurjanit”. Gjatë këtij prezantimi u dhanë detaje rreth mbarëvajtjes dhe menaxhimit të projektit, i cili do të lehtësoj në mënyrë të dukshme cilësinë dhe shërbimet për komunitetin. Të pranishëm gjatë prezantimit ishin K\ Administratori z. Kadri Hyska, N\ Kryetare znj. Bardha Begaj, Administratori i Njësisë Administrative Kuman z. Dritan Shahu, Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Hysenj Agaçi , Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Drejtori i Bujqësisë z. Viktor Sakaj si dhe përfaqësues të Bankës Botërore. Një investim ky midis Bashkisë Roskovec dhe Bankës Botërore i cili do të filloj së shpejti.
[lsvr_gallery images=”4038,4039,4040,4041″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PERVJETORI I “ÇETES SE JAGODINES”

Sot më datë 10 Janar 2017, u festua përvjetori i “Çetës së Jagodinës”. Merrnin pjesë banorë të zonës , pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të dëshmorëve, intelektualë etj…
Të pranishëm ishin gjithashtu K/ Administratori i Bashkisë Roskovec z. Kadri Hyska, N/ Kryetari z. Jorgo Begaj, përfaqësues i veteranëve Roskovec z. Vasil Kola, z.Maksim Goga, z. Miti Nito përfaqësues i “Komunitetit të Veteranëve Fier” dhe z. Sokrat Ikonomi përfaqësues i “Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve”. Pranë lapidarit në përkujtim të kësaj ngjarjeje u vendosën kurora me lule. Në këtë organizim fjalën përshëndetëse e mbajti z. Vasil Kola. Më pas, për rolin dhe kontributin e çetës, folën të gjithë përfaqësuesit me radhë. Titulli “Nderi i Organizatës” i’u dha z. Vangjel Kushi.
 [lsvr_gallery images=”4031,4032,4033,4034,4035″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

REHABILITIMI I KANALEVE

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve vaditës në të gjithë territorin e Bashkisë. Këtë herë puna është zhvendosur në kanalin VMK2 në njësinë administrative Kuman, një investim ky i Bankës Botërore në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec. Puna ka filluar me pastrimin e kanalit dhe ka vazhduar me betonimin e tij.
[lsvr_gallery images=”4023,4024,4025″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook