Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Takim me gratë Kryefamiljare

Ditën e sotme nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë zj.Majlinda Bufi , u organizua një takim me gratë kryefamiljare. Asnjëherë më parë nuk ishte organizuar një takim i tillë. Gjatë fjalimit Kryetarja shprehu gatishmërinë e saj për të qënë pranë tyre për çdo problem që ato hasin. Gratë kryefamiljare janë një nga kategoritë më në nevojë të shoqërisë tonë , prandaj Kryebashkiakja zj. Majlinda Bufi premtoi se së bashku me strukturat e bashkisë do jenë mbështetje për to.
Gjatë këtij takimi të pranishmet shprehën shqetësimet dhe problemet më kryesore që ato kishin.
Zj. Bufi premtoi se çdo problem i tyre do të shqyrtohet dhe shumë shpejt do të marrë zgjidhje.

[lsvr_gallery images=”4784,4785,4786,4787,4788,4789,4790″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Investime në Komunitet

Vazhdojnë punimet nga punëtorët e Bordit të Kullimit për pastrimin e përroit Kuman- Vidhisht.
Puna do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të tij.
[lsvr_gallery images=”4794,4795,4796,4797,4798,4799″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitim i rrjetit ujitës

Vazhdon veshja me beton e kanalit vaditës VKM1 Roskovec, në kuadër të projekti “Rehabilitim i rrjetit ujitës ” të financuar nga Banka Botërore mbështetur nga Qeveria Shqiptare.
Për ta përfunduar me sukses , me ritme të shpejta po punohet çdo ditë, për arritjen e rezultateve të dëshiruara përpara sezonit të ujitjes.
Gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre!
[lsvr_gallery images=”4741,4742,4743,4744,4745,4746″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Transformim urban

Një punë që vazhdon, zgjatet në kohë , por asnjëherë s’ndalet.
Vazhdojnë punimet për trotuarin Roskovec- Kuman, për një hapësirë të gjelbëruar dhe shlodhëse .
Për një infrastrukturë rrugore me parametra urbanë.
[lsvr_gallery images=”4735,4736,4737,4738″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Sistemimi i rrugës Likallarë-Vlosh

Kanë filluar punimet për “Sistemim – asfaltim i rrugës Likallarë-Vlosh ” , njësia administrative Kurjan . Një investim nga të ardhurat e bashkisë Roskovec . Një falenderim për grupin e punës , specialistë dhe punëtorë që punojnë pa u lodhur për këtë investim .
[lsvr_gallery images=”4726,4727,4728,4729″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ripërtëritje e Bujqësisë

Punëtorët e Sektorit të Shërbimeve kanë ditë që kanë filluar pastrimin e kanalit vaditës V 35 Arapaj- Suk 2. Deri më tani, 3.2 km gjatësi ka pësuar një rehabilitim të plotë që nga pastrimi dhe thellimi i tij. Puna do të vazhdojë në të gjithë gjatësinë e këtij kanali prej 4.8 km. Rifunksionimi i këtij kanali do të sigurojë vaditjen e qindra hektarëve tokë.
[lsvr_gallery images=”4717,4718,4719,4720,4721,4722,4723″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Krenar për fëmijët tanë!

Ditën e djeshme u zhvillua për vit të dytë radhazi “Kupa e Miqësisë” në volejboll për djem të shkollave të mesme në nivel qarku. Në ambjentet e Kompleksit Sportiv pranë ETC, janë ndeshur përballë njëra tjetrës ekipet përfaqësuese të Bashkive Fier, Roskovec ,Lushnje, Divjakë, Patos, dhe Ballsh. Bashkia jonë u përfaqësua nga djemtë e shkollës së mesme “Didin Bishani ” Kurjan të cilët na dhuruan emocione të forta me lojën e tyre. Ekipi jonë ia doli të renditej në vendin e dytë ndërsa i pari kryesoi ekipi i bashkisë Fier.
I urojmë suksese djemve tanë dhe ekipeve përfaqësues.
[lsvr_gallery images=”4702,4703,4704,4705,4706″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Rilindje Urbane

Transformimi i qendrës së Kumanit , çdo ditë e më shumë përmirësohet falë mbështetjes së Fondit të Zhvillimit të Rajoneve
[lsvr_gallery images=”4710,4711,4712,4713,4714″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ujë i pijshëm

Bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqërinë e Ujësjellës Kanalizime Roskovec ka filluar ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës në zonën e ashtuquajtur “ Ish SMT”. Banorët e kësaj zonë kanë vuajtur për për vite me rradhë për mungesën e këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën. Më në fund me financimin e bashkisë Roskovec banorëve të kësaj zone do i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”4696,4697,4698,4699″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook