Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

PUNA VAZHDON

Në disa objekte puna vazhdon me ritme të larta. Kështu ndodh në trotuarin e rrugës Roskovec- Kuman ku pas përfundimit të sistemit të ndricimit, po bëhet sistemimi, nivelimi dhe shtrimi me pllaka i trotuarit anës së kanalit. Kjo masë do të shtojë edhe sigurinë në rrugë pasi përbënte burim aksidentesh. Në një nga këto ditë, punimet i inspektoi edhe kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI.
Gjithashtu me ritme të larta po punon edhe firma “Boshhnjaku B” që ka marrë përsipër ndërtimin e unazës së qytetit. Pas përfundimit të shtresës së parë të asfaltit në segmentin nga rrethrrotullimi deri te rruga e Kurjanit, po punohet në kanalizimet, trotuaret dhe sistemimi i rrugës në segmentin e dytë deri ku bashkohet me rrugën nacionale Roskovec- Berat.
Ja disa pamje nga këto punime.
[lsvr_gallery images=”2459,2460,2461,2462,2463,2464,2465,2466″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.