Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2021

Një lajm i mirë…

Inauguruam sot ambjentet e përmirësuara të qendrës së kujdesit ditor PAK dhe ndamë certifikatat për pjesëmarrëset në trajnimet intensive me temë “Vlerësim zhvillimi dhe terapi zhvillimi për fëmijët me vështirësi zhvillimi. Në kuadër të projektit “Hap pas Hapi” rritja e kapaciteteve të Qendrës PAK, me financim të Bashkisë Roskovec dhe zbatuar nga Organizata Society Forward.
🙏Falenderojmë trajnueset, Dr.Engjellushe Kuzumi dhe terapisten Matilda Belalla por mbi të gjitha prindërit dhe fëmijët që u bënë pjesë e trajnimeve.🙏
↔️Nisur nga nevojat dhe kërkesat e tyre për ngritjen e një qendre të tillë, me shërbime të specializuara të qëndrueshme dhe pranë vendbanimit .
📍🔜Shumë shpejt në qytetin e Roskovecit do hapi dyert qendra e parë sociale që do të jetë në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale.😊
#Bashkiaroskovec
#Tëgjithëjanëtërëndësishëm
#qendraekujdesitditorPAK
#SocietyForwardCenter
#Leavenonebehind ❤🧡💛💚💙💜🤎🤍❤
[lsvr_gallery images=”12464,12465,12466,12467,12468″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shkurt.

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Shkurt.
➡️Në rend dite u diskutuan dhe miratuan pikat si më poshtë : 👇
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Janar 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Janar 2021.
5. Për miratimin e raportit të vlerësimit dhe parashikimit afatmesëm të të ardhurave 2022-2024”.
6. Për një ndryshim në Vendimin Nr.68 datë 28.08.2020 “Për shpronësimin,për interes publik të pasurive të paluajtshme,pronë private,që preken nga projekti “Për ndërtimin e banesave për strehim social, Roskovec”.
7. Për miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe rregullat e zënies së hapsirës publike në Bashkinë Roskovec”.
8. Për miratim dhe transferim fondesh në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2021.
9. Diskutime dhe komente të qytetarëve.
[lsvr_gallery images=”12458,12459,12460,12461″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Banesa sociale

📍Dy nga pesë familjet përfituese të banesave sociale nënshkruan kontratën e privatizimit ➡️
📍Tajar dhe Sulo Latifi , t’i gëzoni banesat 🙏me fëmijë e me nipër 😀
#BanesaSociale
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12472,12473,12474,12475,12476″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësimi i kushteve të banimit për 30 familje

Vazhdon puna deri në përmbushje të plotë të çdo zëri të punimeve të planifikuar në projekt .
📍Nuk ndërtojmë vila , por kushte më të mira nga ato që kanë patur .
📍Përmirësimi i kushteve të
banimit për 30 familje në të gjithë bashkinë .
#PranëQytetarëve
#MinistriaeFinancave
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12479,12480,12481,12482″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësime në infrastrukturë

Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës .
📍Çdo ditë në punë në shërbim të qytetarëve
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”12486,12487,12488,12489″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shpallje publike

Në bazë të pikës 2 të nenit 27 të Ligjit nr. 139/2015 „Për Vetqeverisjen vendore“; të shkronjës „c“ të pikës 5, të pikës 6 dhe 7, kreu I, të pikës 1, 2, 3 dhe 10 kreu II, si dhe kreu IV të Udhëzimit nr. 1 datë 18.07.2012 „Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara“, Urdhërit të Brendshëm të Kryetarit të Bashkisë Roskovec, nr. 165, datë 20.11.2020, „Për krijimin e Komisionit të qiradhënies së tokës bujqësore të pandarë“;
Bashkia Roskovec shpall procedurën e dhënies me qira të tokës bujqësore vetëm për shfrytëzimin e saj për veprimtari bujqësore, konkretisht:
– Pasurinë nr. 406/1, ZK 3196, qyteti Roskovec, me sipërfaqe 6 ha, (60000 m2).
Ftohen të gjithë të interesuarit (çdo person fizik dhe juridik, vendas ose i huaj) të depozitojnë kërkesat e tyre pranë Bashkisë Roskovec brenda datës 21.02.2021.
Çdo subjekt i cili kërkon të marrë me qira tokën bujqësore, të paraqesë pranë Bashkisë Roskovec:
1. Një kërkesë me shkrim drejtuar kryetarit të bashkisë Roskovec, ku të përfshihen edhe:
– Të dhënat e kërkuesit;
– Sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merrt me qira, e identifikuar numrat kadastralë përkatës, të reflektuar në dokumentacionin e DAMT-së së Qarkut ose me numrin e pasurisë të reflektuar në dokumentacionin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme(ZVRPP);
– Afati i qirasë;
Referuar legjislacionit, tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore, si më poshtë vijon:
a) deri në 10(dhjetë vjet), kur destinohen për kultivim të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative.
b) Deri në 35(tridhjetë e pesë) vjet, kur destinohen:
• Për krijimin dhe kultivimin e vreshtave;
• Për krijim pemëtoresh me specie dru frutorë, mosha biologjike e të cilëve përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik;
• Për ndërtim serash e kultivim të bimëve në to;
• Për fidanishte.
c) Deri në 99(nëntëdhjetë e nëntë) vjet, kur destinohen:
• Për krijim ullishteje;
• Për krijim pemëtoreje me dru frutorë, si kulturat arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje.
– Veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira, duke përcaktuar kulturat bujqësore ose specie e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari;
– Aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe përpunimin e produkteve;
– Investimet kryesore mbi infrastrukturën(kullim, ujitje, sistemimin etj,), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj;
– Burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare;
– Ndikimin e investimit në rritjen e numrit të të punësuarve në bashkinë përkatëse;
– Propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit)
Referuar legjislacionit, çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, nuk mund të jetë më i ulët se 6000(gjashtë mijë) lekë/ha, në një vit kalendarik.
2. Kërkesës i bashkëlidhet vërtetimi i lëshuar nga DAMT-ja e qarkut, ku tregohet kategoria e resursit të tokës bujqësore, siç rezulton në dokumentacionin kadastral, si dhe informacion për gjendjen e pronësisë së saj.
3. Gjithashtu kërkesës i bashkëlidhet dhe një plan i hollësishëm i zhvillimit të biznesit.
Për shpalljen e fituesit, procedura e garës për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave të dorëzuara, do të zhvillohet në Bashkinë Roskovec në datën 03.02.2021, ora 10:00.
Në momentin e hapjes së kërkesë-ofertave mund të marrin pjesë edhe ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre, të pajisur me prokurë dhe dokument identifikimi.

Shkarko

Facebook
Facebook