Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: May 8, 2018

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit

Takimet mbi temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në bashkinë Roskovec dhe zonat rurale” vazhdojnë.
Në panelin drejtues të takimit në Njësinë Administrative Kurjan ishin: znj. Aurela Bozo Drejtore Ekzekutive QNL, Drejtori i Gjykatës së Krimeve të Rënda z. Sandër Simoni , znj.Ronada Hoxha Drejtore Ekzekutive, Qendra “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi”, stafi i mësuesëve dhe komunitet.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi, edukimi dhe informimi ligjor, konsulencë dhe edukimi ligjor falas, koordinimi ndërmjet aktorëve në nivelin lokal që do të ndihmojë në këtë drejtim.
Ky projekt zbatohet nga qendra “Gruaja,Komuniteti,Mjedisi” në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe mbështetet financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komuniteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe shoqata “Together for Life”.
[lsvr_gallery images=”8042,8043,8044,8045″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Dita botërore e Talasemisë

Në çdo 8 maj, përkujtohet Dita e Luftës kundër Talasemisë. Në këtë ditë, kujtohen të gjithë ata fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, që përballen me këtë sëmundje për shumë vite, kudo nëpër botë.
Të ndihmojmë fëmijët talasemikë të krijojnë dita- ditës shpresën për të jetuar, ishte qellimi i kësaj nisme të ndërmarr nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Fier.
Këtij akti human iu bashkuan : Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, staf i Bashkisë dhe qytetarë, të cilët u paraqitën pranë Pallatit të Kulturës Roskovec ku ishte ngritur dhe përgatitur mjedisi për dhurimin e gjakut.
Sot mundëm të shpëtonim jetën e dikujt.
Edhe Ti mundesh. 💪
Jo vetëm sot, çdo ditë ne mundemi!👏
#DitaBotëroreTalasemisë
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8048,8049,8050,8051,8052,8053,8054,8055,8056,8057″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook