Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: March 16, 2018

Lëviz për Barazinë Gjinore

Lëviz për Barazinë Gjinore
Kjo ishte tema e cila mblodhi pranë Qendrës Komunitare personalitete të ndryshme.
Një takim ky i cili u organizua nga organizata “Lëviz Albania”, në ambientet më të reja të Qendrës Komunitare.
Të pranishëm në këtë takim ishin : znj. Valbona Kuko Drejtore Ekzekutive e Organizatës Lëviz Albania, z. Sokol Haxhiu përfaqësues i Ambasadës Zviceriane, Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi, znj. Antoneta Dhima Deputete e Qarkut Fier, znj. Mirela Arqimandriti Drejtore Ekzekutive e organizatës “Aleanca për Barazi Gjinore” , znj. Juljana Hoxha Drejtore Ekzekutive e organizatës “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” , znj. Aurela Bozo Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, znj. Kleina Kasanai Këshilltare pranë Zyrës së Zëvendës Kryeministres, znj. Iris Luarasi, znj. Ani Ruçi dhe znj. Besjana Hysa.
Tematikat e trajtuara në këtë takim ishin të shumta:
– Sfidat e zbatimit të politikave gjinore në nivel vendor;
– Shërbimet bashkiake me fokus gjinor nga lupa e shoqërisë civile;
– Shëndeti i nënës dhe fëmijës dhe gjendja e qendrave shëndetësore;
– Funksionimi i Sistemit të Referimit kundër dhunës në familje në nivel vendor;

Theksi i të gjithë diskutimit gjatë këtij takimi u vu te rëndësia që gratë kanë në jetën shoqërore, mbështetja dhe ndihma e dhënë nga ana e Bashkisë Roskovec për fuqizimin e tyre.
Kryebashkiakia Znj. Majlinda Bufi deklaroi dhe shprehu mbështetjen se Bashkia Roskovec do të ketë gjithmonë prioritet të saj projekte që kanë në fokus barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas.
[lsvr_gallery images=”7497,7498,7499,7500,7501,7502,7503,7504,7505,7506,7507,7508″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook