Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 2, 2018

Thuaji ndal dhunës!

“Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje në qendrat rezidenciale emergjente publike dhe jopublike (strehëzat emergjente)”
Kjo ishte tema e cila mblodhi në tavolinën e diskutimin antarët e grupit teknik të Mekanizmit të Referimit Kundër Dhunës në Familje, projekt i mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD.
Në panelin drejtues ishin znj. Aurela Bozo, Eksperte kundër dhunës me bazë gjinore, PNUD, znj. Edlira Papavangjeli përfaqësuese e PNUD dhe N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha.
Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e projektit dhe për standartet e strehëzës emergjente e cila pritet të hapet së shpejti për të mbështetur dhe për t’i ardhur në ndihmë viktimave të dhunës.
#Thuaji_ndal_dhunës!
#Denonconi_dhunën!

[lsvr_gallery images=”7226,7227,7228,7229,7230,7231,7232,7233,7234″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takojmë të rinjtë

Takimet në shkolla vazhdojnë.
Këto ditë përfaqësuesi i “Peace Corps” në Roskovec z. Robert White së bashku me kordinatorin e Qendrës Komunitare u takuan me vogëlushët e shkollave në Suk 1 , Suk 2 dhe Strum.
Qellimi i këtyre vizitave është njohja dhe informimi i nxënësve rreth “Peace Corps” dhe funksionit që z. White ka.
Të rrisim një brez të mirëinformuar dhe përgatitur është një nga qellimet tona.
[lsvr_gallery images=”7217,7218,7219,7220,7221,7222,7223″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  
Facebook
Facebook