Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 8, 2018

Takime me qytetarët

Takime periodike me qytetarët tanë.
Kjo traditë do të vazhdojë sepse për ne është e rëndësishme të jemi afër qytetarëve tanë, të marrim mendimin e tyre mbi problematikat që ata i shqetësojnë.
Sot, Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm me komunitetin të cilëve iu dha sqarimet dhe shpjegimet përkatëse për çdo shqetësim që ata shprehën.
Çdo përballje me qytetarët na bënë më shumë përgjegjës për punën tonë.
[lsvr_gallery images=”7344,7345,7346,7347,7348″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Vizitë në bibliotekë

Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” sot vizituan bibliotekën e Roskovecit ku u prezantuan me veprimtarinë dhe aktivitetet që organizohen gjatë vitit me lexuesit e bibliotekës.
Përgjegjësi i Artit, Kulturës e Sportit z. Thoma Goga u tregoi se për të nxitur dashurinë për librin dhe leximin në bibliotekë ka aktivitete të ndryshme: lexim dhe komentim i librit, promovime të shkrimtarëve të zonës, takime me krijues të rinj etj.
Gjatë qendrimit të tyre në bibliotekë nxënësit morën informacione për autorët roskovecarë si dhe u njohën me titujt e librave dhe me mënyrën e anëtarësimit në bibliotekë.
#Nuk_ka_shok_më_besnik_se_libri (cit: Ernest Hemingway)
[lsvr_gallery images=”7336,7337,7338,7339,7340,7341″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook