SociAL Qendër Komunitare
“SociAL Qendër Komunitare”
Çfarë është???
“ Një qendër Sociale Komunitare e cila shumë shpejt do të ndërtohet në Roskovec, një bashkëpunim midis bashkisë Roskovec, IADSA dhe Youth Act”
Në kuadër të këtij projekti u zhvillua dhe takimi i sotëm me të rinj dhe gra.
Të pranishëm në panelin prezantues ishin ekspert nga Qendra Youth Act dhe N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha.
Në takim u diskutua rreth barazisë gjinore, çfarë ne si individ mund të kontribojmë mbi këtë çështje dhe fuqizimi i rolit të gruas dhe të rinjve në shoqëri.
Qellimi i kësaj qendre është të ndihmojë të rinjtë dhe gratë të identifikojnë gjërat që dinë, pikat e forta e të dobëta dhe orientimit të tyre rreth vetëpunsimit bazuar në aftësitë e tyre personale.
Gjatë takimit pati një bashkëbisedim të ndërsjelltë midis ekspertëve , të rinjëve dhe grave të pranishëm në takim.
[lsvr_gallery images=”5584,5585,5586,5587,5588,5589,5590″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]