Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 27, 2016

TESTIM ZYRTAR PËR SPECIALISTËT NË BASHKI

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec më datë 23.06.2016 zhvilloi testimin me shkrim/intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:
specialist të auditit të brendshëm
specialist finance
specialist jurist
specialist të ndihmës ekonomike
specialist urbanistike
specialist arkivist
specialist i tatim -taksave

Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerezore, Drejtori i Financës, Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues i brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.
[lsvr_gallery images=”2056,2057,2058,2059,2060,2061,2062,2063,2064,2065,2066,2067″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BARAZIM ME LOJË DHE ME GOLA

Ndeshja e radhës për kupën “24 Korriku” midis Strumit dhe Roskovecit që u zhvillua më 24 qershor 2016, përfundoi me barazimi 1-1. Të gjitha parametrat e një takimi zyrtar u zbatuan me korrektesë. Gjyqtarët me kryesor Kreshnik Cjapi shprehen të kënaqur nga ky organizim i cili jo vetëm në Qarkun e Fierrit, por edhe në rajonin e Jugut mbetet model.
Deri tani kur ka mbetur edhe një takim pa u zhvilluar ai midis Kurjanit dhe Kumanit, në krye të klasifikimit janë Roskoveci me 7 pikë dhe Strumi me 5 pikë. Takimi i radhës midis Kurjanit dhe Kumanit do të zhvillohet më datë 1 korrik, në Roskovec në orën 18.00.
[lsvr_gallery images=”2036,2037,2038,2039,2040,2041,2042,2043,2044,2045,2046,2047,2048,2049,2050,2051,2052,2053″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

DHUROHET GJAK

Në bashkëpunim edhe me qendrën e dhurimit të gjakut, në Bashkinë e Roskovecit u organizua dhurimi vullnetar i gjakut. Disa punonjës të bashkisë dhe qytetarë u paraqitën në Pallatin e Kulturës Roskovec ku ishte ngritur dhe përgatitur mjedisi për dhurimin e gjakut. Shumë persona të tjerë blenë biletën e anëtarësimit në Kryqin e Kuq.
I pari që dhuroi gjak ishte zëvendëskryetari i Bashkisë z. Afrim Plaka
[lsvr_gallery images=”2030,2031,2032,2033″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

BALLAFAQIM ME SHËRBIMIN SHËNDETËSOR

Ditën e enjte më datë 23.06.2016 në qendrën shëndëtsore Kuman u organizua një takim mbi kënaqësitë dhe pakënaqësitë e pacientëve për shërbimin shëndetësor që ju ofrohet. Për këtë projekt bashkëpunuan “Qendra shëndetsore Kuman”, Organizata “Gruaja, Komuniteti, Mjedisi”, “Hap – Projekti Shëndet për të gjithë”. Mjekja Blerina Buzi paraqiti një tablo të punës. Në këtë projekt u realizuan anketime të komunitetit dhe u analizuan përfundimet e projektit. Pjesa më e madhe e pacientëve ishin të kënaqur për shërbimin e kushteve të qendrës shëndetësore e disa të tjerë kishin disa pakënaqësi për ndonjë shërbim të cilat u evidentuan dhe u premtua se do të përmirësoheshin.
[lsvr_gallery images=”2024,2025,2026,2027″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PASTROHET KANALI KRYESOR

Një kanal kryesor që lidh kënetën e zezë me kolektorin pranë Matkës së Madhe, i mbuluar tërësisht nga kallamat dhe kashta, nuk ishte pastruar prej 20 vitesh. Sot filloi të dalë në dritë ky kanal që tërheq ujrat jo vetëm nga shirat por dhe ato të kullimit të tokave. Bashki e Roskovecit që e konsideron këtë një arterie kryesore, po investon që ky kanal të jetë funksional.
Pamjet flasin vetë.
[lsvr_gallery images=”2015,2016,2017,2018,2019,2020,2021″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook