Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 20, 2016

FILLOI DHE NDËRTIMI I RROTONDOS

Në hyrje të qytetit të Roskovecit nga drejtimi i Kumanit filloi dhe ndërtimi i rrotondos si pjesë e projektit për rregullimin dhe sistemimin e hyrjes së kryesore. Kjo rrotondo do të shërbejë si pikëlidhje në kryqëzim të rrugës hyrëse, të rrugës së Marinëzës dhe asaj të unazës.
Në fillimin e punimeve ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë zj. Majlinda BUFI.
[lsvr_gallery images=”1963,1964,1965,1966,1967,1968,1969,1970,1971,1972,1973,1974″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SHUMË GOLA, SHUMË EMOCIONE

Sot ditën e shtunë datë 18 qershor u zhvillua ndeshja e futbollit midis ekipit të Roskovecit dhe atij të Kumanit. Interesim i madh për këtë takim. Të dy ekipit i kanë vlerësuar me seriozitet këto takime. Loja u zhvillua korrekte. Në përfundim Roskoveci fiton me rezultatin 4-2.
Tani kur kanë mbetur edhe 2 takime Roskoveci kryeson me 6 pikë, i ndjekur nga Suku me 4 pikë po me një ndeshje më pak , Kurjani me 1 dhe Kumani me O pikë.
Fotoreportazhi sjell emocionet nga takimi i ditës së sotme.

 [lsvr_gallery images=”1938,1939,1940,1941,1942,1943,1944,1945,1946,1947,1948,1949,1950,1951,1952,1953,1954,1955,1956″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Facebook
Facebook