Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 1, 2016

1 Qershor – Gëzojnë fëmijët

Dita e 1 Qershorit edhe në kopshtet e shkollat e Bashkisë Roskovec solli gëzim e hare. Që në orën 9 salla e Pallatit të Kulturës gumëzhiu nga zërat e gëzuar të fëmijëve të kopshteve të qytetit Roskovec.
Kurse në orën 11 kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI priti një grup fëmijësh, përfaqësues nga të gjitha shkollat e bashkisë. Fëmijët me tufa lulesh mbushën zyrën e kryetares e cila u rezervoi një pritje të ngrohtë. Në mesazhin e urimit zj. Majlinda uroi fëmijët me rastin e 1 Qershorit duke shprehur edhe dëshirën që jeta e tyre të jetë sa më e lumtur. Duke marrë nga një çokollatë fëmijët shprehnin e dëshirat e tyre. Dikush u ul edhe në karrigen e kryetares duke ndezur dëshirën që një ditë mund të bëhet edhe kryetar.
Pastaj disa foto zyrtare para bashkisë me të gjithe fëmijët dhe mësuesit që i shoqëronin.
Për disa nga fëmijët më të dalluar u shpërndanë çertifikata.

[lsvr_gallery images=”1710,1711,1712,1713,1714,1715,1716,1717,1718,1719,1720,1721,1722,1723,1724,1725,1726,1727,1728,1729,1730,1731,1732″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PRITJE E NGROHTË MIQËSORE

Ditën e martë më datë 31 maj 2016, kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda BUFI priti në një takim të veçantë Mitropolitin e Apollonisë, Fierit, Patosit dhe Libofshës, Hirësinë e Tij z. Nikolla. Në këtë takim Hirësia e Tij shoqërohej nga kleriku At Nikolla Nushi. Ndodheshin edhe zëvendëskryetari Afrim Plaka si dhe drejtori i Kulturës Thoma Goga. Pasi u uroi mirëseardhjen mysafirëve të nderuar, kryetarja e bashkisë e uroi klerikun e lartë edhe për fronëzimin e tij në detyrën e lartë të Metropolitit.
Në takim u fol për ruajtjen e objekteve të kultit dhe të trashëgimisë së vlerave kulturore të tyre. Palët diskutuan dhe informuan lidhur me problemet për ngritjen e kishës ortodokse në Roskovec. Gjithashtu u fol edhe për aplikimin e disa projekteve social kulturore për fëmijët dhe të rinjtë.
Në përfundim Metropoliti z. Nikolla falenderoi kryetaren e Bashkisë Roskovecit zj. Majlinda BUFI për pritjen e ngrohtë e miqësore.
[lsvr_gallery images=”1700,1701,1702,1703,1704,1705,1706″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Facebook
Facebook