Njoftime
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Të nderuar bashkëqytetarë,
Ju njoftojmë së ditën e martë, datë 19 Shkurt, ora 17:00, pranë sallës së Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë Roskovec.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbledhje.
#Informohu
#MbledhjeKëshillitBashkiak
Ftesë për pjesëmarrje në kuadër të projektit Reload
Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së II-të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec në bashkëpunim me UNDP kanë kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e tre prioriteteve Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.
Ky aktivitet organizohet me datë 04 Shkurt në orën 14.00, pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.
Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë 3 fushat prioritare bashkë me 2 nënprioritete për secilën. Prioritetet finale të përcaktuara në këtë takim do të jenë fushat e Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.
Në bazë të dokumetave strategjikë të Bashkisë Bashkia Roskovec, pesë prioritetet strategjike të propozuata nga Bashkia Roskovec janë:
Prioriteti 1. Zhvillim i qendrueshëm i turizmit
Nënprioriteti 1: Krijimi i guidave dhe sinajistikave turistike
Nënprioriteti 2: Krijimi i strukturave informuese për mështetjen e turizmit
Prioriteti 2: Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendimmarrje
Nënprioriteti 1: Krijimi dhe angazhimi i këshillave qytetarë
Nënprioriteti 2: Krijimi dhe angazhimi i grupeve rinore/ bordeve rinore
Prioriteti 3: Zhvillim ekonomik i qendrueshëm
Nënprioriteti 1: Mundësimi i kurseve profesionale, të çertifikuara
Nënprioriteti 2: Krijimi i bizneseve sociale me fokus gratë dhe grupet e marxhinalizuara
Prioriteti 4: Përfshirja sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë
Nënprioriteti 1: Aktivitete sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë
Nënprioriteti 2: Trajnime profesionale me fokus gratë dhe grupet në nevojë
Prioriteti 5: Zhvillim i qendrueshëm i bujqësisë
Nënprioriteti 1 Ndërgjegjësimi dhe krijimi i Grupeve Lokal të Veprimit sipas modelit LEADER
Nënprioriteti 2: Programe mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset
Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 2 Shkurt 2019 në adresën e emailit: info@bashkiaroskovec.gov.al ose në adresën everina.tafa@gmail.com
Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.
Mbledhje e Këshillit Bashkiak
Te dashur bashkëqytetarë,
Më datë 19 Janar, ora 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit për vitin 2019.
Ftojmë të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj mbledhje.
Ju rikujtojmë se të gjitha mbedhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura.
#MbledhjeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec
Dëgjesa publike për projekt buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2019
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec se ditën e martë, më datë 18 Dhjetor, ora 14:00, zhvillohet dëgjesa publike për “Projekt- Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2019”.
Takohemi pranë Pallatit të Kulturës Roskovec.
Jeni të lutur të merrni pjesë sepse mendimet tuaja janë prioritet në punën tonë.
#Përnjëproçestransparent
#Proçesgjithëpërfshirës