Sot, në Ditën Botërore të Turizmit, ishim në Luar, si një nga destinacionet turistike të Bashkisë Roskovec.
Qëllimi i kësaj dite është të nxisim ndërgjegjësimin në mesin e të rinjëve për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore dhe ekonomike.
I pranishëm në këtë event ishte Zv.Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, i cili i prezantoi të rinjëve projektin e Luarit në kuadër të programit “100 fshatra”, financuar nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec.
Të rinjtë kishin përgatitur disa ushqime tradicionale të zonës si dhe një mini panair, duke promovuar në këtë mënyrë vlerat dhe traditat të ruajtura brez pas brezi.
#DitaBotëroreTurizmit
#ZhvillimQendrueshëmTurizmit

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).