Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Rikonstruksion rruge në Marinëz

Është drejt përfundimit asfaltimi i rrugës së varrezave në Marinëz.
Nuk është thjesht një rikonstruksion rruge por një kërkesë e banorëve të fshatit Marinëz e ngritur si një problematikë në dëgjesat publike.
Drejt objektivit final. 👏
Transformimi është i dukshëm.✅
[lsvr_gallery images=”8926,8927,8928,8929,8930,8931,8932″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Llogaridhënie në Ngjeqar dhe Vlosh

Filluan sot takime publike në kuadër të llogaridhënies për zbatimin e buxhetit 2018.
Takime e para u zhvilluan në Ngjeqar dhe Vlosh.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi falenderoi pjesëmarrjen e qytetarëve duke mirëpritur sygjerimet , si dhe iu dha përgjigje pyetjeve të drejtuara nga qytetarët.
Transparenca është elementi kyç i këtyre takimeve.
Investimet e realizuara dhe ato që priten në të ardhmen janë temat kryesore për të cilat diskutohen dhe merren mendime.
Nesër do takohemi në Kurjan dhe Mbërs.
Jeni të lutur të bëhen pjesë e këtyre takimeve.
#LlogaridhëniePublike
#Informohu[lsvr_gallery images=”8936,8937,8938,8939,8940,8941,8942″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Asfaltimi i rrugës ne “Lagjen Doganë”, Arapaj

Filloi proçesi i asfaltimit në lagjen “Doganë”, fshati Arapaj. ✅
Pas rikonstruksionit të plotë të rrugës kryesore, kemi filluar të rehabilitojmë dhe rrugët e brendshme.
Do të vazhdojmë me këtë ritëm në çdo rrugë të njësive administrative, për të siguruar urbanizim sa më të shpejtë.
#PunëKonkrete
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”8948,8949,8950,8951,8952″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Tetor

Ju njoftojmë se ditën e enjte, datë 18. 10. 2018, ora 17:00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit, organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Tetor.
Ju ftojmë të merrni pjesë!
Informohuni për mbledhjet e Këshillit Bashkiak!
#Informohu
#Zërijuajështëirëndësishëm

Rehabilitimi i rrugë së varrezave, Velmish

Ka përfunduar rehabilitimi i rrugës së varrezave në fshatin Velmish.
Zgjidhje në kohë reale të problematikave të akumuluara në vite.
#Investimenëinfrastrukturë[lsvr_gallery images=”8956,8957,8958,8959″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i plote i rrugës kryesore,Velmish

Ju urojmë një fundjavë të këndshme me lajmin e mirë për të gjithë banorët e Velmishit. 😊
🔛Sapo ka filluar rikonstruksioni i plotë i rrugës kryesore, investim nga të ardhurat e Bashkisë Roskobec.
Një tjetër premtim i realizuar.👏👏
#Punavazhdon
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8962,8963,8964,8965″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rruga ne “Lagjen Metushaj”, Suk 1

Rruga në lagjen Metushaj nuk do të jetë më problem për banorët e zonës.
🔛Sapo ka filluar ndërhyrja në këtë lagje , ndërhyrje e cila do të përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve .
Ky investim realizohet nga të ardhurat e Bashkisë.
Zgjidhje përfundimtare për problematikat e akumuluar ndër vite.✅
[lsvr_gallery images=”8988,8989,8990,8991,8992,8993,8994″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i lagjes së Doganëve, Arapaj

Jemi në lagjen e Doganëve, fshati Arapaj.
Kemi filluar me rikonstruksionin e rrugës për ti sjell më afër urbanizimin banorëve të kësaj zone.
Investime në çdo fshat.
#gjithëvëmendjapërju[lsvr_gallery images=”8970,8971,8972,8973,8974″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takimi me gratë sipërmarrëse

Dita sot nisi me një takim me gratë sipërmarrëse.
Një nismë e Bashkisë Roskovec për të mbështetur këtë kategori grash të cilat zënë një vend shumë të rëndësishëm në komunitetin tonë në sajë të punës së tyre të palodhur.
Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi iu prezantoi projektet që Bashkia do të filloi së shpejti për të mbështetur gratë sipërmarrëse të cilat kanë një biznes ose kanë një ide biznesi të cilën duan ta realizojnë.
“Zhvillimi i politikave për gruan sipërmarrëse është objektiv i rëndësishëm i Bashkisë Roskovec sepse fuqizimi ekonomik i gruas është nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”- tha ndër të tjerat Kryebashkiakia zj. Bufi.
#GratëSipërmarrëse
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8998,8999,9000,9001″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Panairi”Shqipëria punon Tokën”

Sot, në Tiranë, është zhvilluar panairi “Shqipëria punon Tokën”. Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që hapi dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.
Bashkia Roskovec ishte e pranishme me produktet e prodhuara nga zona jonë dhe ka prezantuar me një ekspozitë fotografike monumentet kulturore dhe natyrore.
Të rinjët të veshur me veshjet tradicionale bënë një prezantim dinjitoz të Bashkisë sonë.
Këtij panairi iu bashkua dhe pastiçeri “Bleta” me produktet e saj tashmë të njohura jo vetëm në zonën tonë por edhe më gjerë.
# ShqipëriaPunonTokën
#PromovimProduktesh
#BashkiaRoskovec[lsvr_gallery images=”8978,8979,8980,8981,8982,8983,8984″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook