Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Komisioni për çmimin “Njeriu i Vitit 2017”

Pranë Pallatit të Kulturës, sot u zhvillua takimi i dytë me antarët e komisioneve të ngritura për numërimin e votave për çmimin “ Njeriu i Vitit 2017”.
Gjatë këtij takim u diskutua rreth proçesit të votimit deri më tani dhe atij të numërimit të votave.
Antarët vendosën me konsensus që numërimi i votave të filloj ditën e premte, më datë 15 Dhjetor, ora 13:00.
Ka akoma kohë për të gjitha ata të cilët nuk e kanë shprehur mendimin e tyre.
Mos harroni! Opinioni juaj ka vlerë për ne.
[lsvr_gallery images=”6772,6773,6774,6775,6776,6777″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës “Qazim Hoxha”

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore jo vetëm segmentet kryesore por dhe ato dytësore ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec.
Sot po punohet në rrugën ” Qazim Hoxha”.
Pas kanalizimeve, ndërtimit të trotuatit dhe krijimit të hapësirave publike për të gjithë banorët e asaj zone, ka filluar shtrimi me çakull, për tu pasuar nga asfalitimi i saj.
Kështu i japim zgjidhje përfundimtare problemeve të banorëve në rrugën “Qazim Hoxha”.
[lsvr_gallery images=”6791,6792,6793,6794″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Votimet për çmimin “Njeriu i Vitit 2017”

Vazhdohet të votohet për 10 profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme.
Jepni propozimin tuaj për çmimin “Njeriu i Vitit 2017” për të bërë një zgjedhje sa më objektive.
Votimi është i hapur deri në datën 15 Dhjetor.
Votoni, votoni, votoni!
[lsvr_gallery images=”6797,6798,6799,6800,6801,6802,6803″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Trajnime për të rinjtë

Sot më datë 11 Dhjetor, pranë Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi i organizuar nga Youth Act dhe Bashkia Roskovec, në kuadër të projektit “ SociAL Qendër Komunitare”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të Youth Act, të rinj dhe të reja të cilët shfaqën interes të madh mbi çka u diskutua në këtë takim. Temat e trajtuara në këtë takim ishin kryesisht sociale dhe problematikat reale që hasen gjatë përditshmërisë.
Të informosh, integrosh dhe të rrisësh kapacitetin e këtyre të rinjëve, do të thotë se ke realizuar një investim shumë të madh për të ardhmen e vendit.
Sepse këta të rinj janë e ardhmja jonë.
[lsvr_gallery images=”6806,6807,6808,6809,6810,6811,6812,6813″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve kulluese

Puna e mirë e bashkisë Roskovec në rehabilitimin e kanaleve kullues në të gjithë territorin e bashkisë, ishte e dukshme në periudhën me rreshjeve të dendura shiu që sapo kaluam. 
Por puna jonë nuk ndal këtu.
 Sot jemi në Arapaj duke punuar në kanalin kullues K 349.
Në Arapaj sot, nesër tjetër kund.
[lsvr_gallery images=”6821,6820,6819,6818,6817,6816″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

“Njeriu i Vitit 2017”

Sot në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua takimi me antarët e komisioneve të ngritura për vlerësimin e kritereve për çmimin “ Njeriu i Vitit 2017”.
Të pranishëm në këtë takim ishin Prefekti i Qarkut Fier z. Baki Bala, N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, Drejtoresha e Organizatës së Shoqerisë Civile “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi” znj. Ronada Hoxha.
Pjesëmarrësit dhanë mendime dhe sygjerime për proçesin e votimit dhe kriteret që duhen plotësuar për të marrë këtë çmim.
Votimi për çmimin “Njeriu i Vitit 2017” filloi sot më datë 07 Dhjetor dhe mbyllet më datë 15 Dhjetor.
Stendat dhe kutitë janë vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Unë do votoj!
Voto dhe TI!

[lsvr_gallery images=”6824,6825,6826,6827,6828,6829″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NJERIU I VITIT 2017

“NJERIU I VITIT 2017”
Bashkia Roskovec organizon për herë të dytë aktivitetin “ Njeriu i Vitit 2017”. Këto janë çmime të përvitëshme të cilat do tu jepen figurave më përfaqësuese, që kanë kontribute të veçanta në fusha të ndryshme të jetës.
Për të bërë një zgjedhje sa më objektive, të gjithë banorët e bashkisë Roskovec janë të lutur dhe të lirë të japin propozimet e tyre për “Njeriu i Vitit 2017”, në stendat dhe kutitë e vendosura pranë : Bashkisë Roskovec dhe Njësive Administrative Kuman, Kurjan, Strum.
Votimi fillon sot më datë 7 Dhjetor dhe mbyllet në datën 15 Dhjetor.
Bëhuni pjesë e këtij votimi!
Kujdes! Votohet vetëm NJË herë!

Festat po afrojnë!

Edhe në qytetin tonë ka nisur të ndihet “aroma” e Krishtlindjeve.
Tradita nuk harrohet as në Roskovec. 6 dhjetori është dita kur përkujtohet Shën Nikolla dhe zbukurohet pema e Krishtlindjeve, një nga zakonet më të përhapura të Krishtlindjeve, duke shënuar kështu fillimin “zyrtar” të festave të fundvitit.
Prej pak ditësh në qytet është ndjerë “aroma” e Krishtlindjeve. Shumë nga dyqanet e qytetit, që në fund të muajit nëntor, i kanë kthyer bizneset e tyre në tregtime mallrash festive . Të shumta janë edhe reklamat në rrugë të cilat i shtohen atmosferës festive me muzikën e Krishtlindjeve.
Së fundi edhe Roskoveci po shkëlqen nga dritat e Pemës së Krishtlindjeve.
Dritat festive të qytetit u ndezën.
I pranishëm në momentin e ndezjes së dritave ishte N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha. Emocionet më të mëdhaja i ndjenin fëmijët e vegjël që prisnin me padurim shkëlqimin e pemës.

[lsvr_gallery images=”6832,6833,6834,6835,6836,6837″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Projekti ReLOaD

Pranë Pallatit të Kulturës, sot u zhvillua takimi me Organizatat e Shoqërisë Civile OSHC të cilat operojnë jo vetëm në territorin e bashkisë Roskovec. Ky takim u organizua në kuadër projektit “ReLOaD” i cili financohet prej Bashkimit Europian dhe në partneritet midis Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) dhe bashkisë Roskovec. Të pranishëm në takim ishin Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, znj. Misela Dervishi dhe znj. Eglantina Gollaj përfaqësuese të stafit të projektit ReLOad, përfaqësues të organizatave të ndryshme si “ Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”, “Qendra Sociale Murialdo”, “Enigm-Project Coordinator”, Shoqata “Njerëzit të Parët” dhe staf i administratës.
Gjatë këtij takim u diskutua mbi përzgjedhjen e prioriteteve për Thirrjen e Parë #1 që do të lançohet prej bashkisë Roskovec së shpejti.

[lsvr_gallery images=”6840,6841,6842,6843,6844,6845,6846″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Për një bujqësi të zhvilluar

T’i lehtësojmë punën fermerëve, është një nga prioritetet e punës sonë.
Puntorët e bashkisë Roskovec po punojnë paralelisht në Marinëz për rehabilitimin e kanalit vaditës dhe në Suk 2 për rehabilitimin e kanalit kullues K36.
Për një #Bujqësi_të_zhvilluar
[lsvr_gallery images=”6718,6719,6720,6721,6722,6723″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook