Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Rehabilitimi i kanaleve kulluese në Strum

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kullues të parë dhe të dytë.
Jemi drejt përfundimit të rehabilitimit të kanaleve kullues në Strum.
Rikthejmë në normalitet sistemin e kullimit duke larguar çdo rrezik të mundshëm.
[lsvr_gallery images=”9400,9402,9403,9404,9405,9406″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shtrim rruge, Suk 2

Java fillon me punë në Bashkinë Roskovec.
Kemi filluar shtrimin e rrugëve të brendshme “Lime” dhe “Hyrkaj”, në lagjen e Toskallarëve, fshati Suk 2.
Qëllimi i punës sonë është vetëm një: Përmirësim të infrastrukturës për një cilësi jetese më të mirë për gjithë komunitetin e Bashkisë Roskovec.[lsvr_gallery images=”9409,9410,9411,9412,9413,9414″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Asfaltimi i rrugës Suk 2

Keni kaluar në rrugën e Suku-t 2 sot?
Kemi filluar asfaltimin e rrugës kryesore.
Kjo rrugë nga një problem emergjent dhe i vazhdueshëm për të gjithë banorët, është kthyer në një rrugë me të gjitha parametrat urbanë.
#RikualifikimUrbanSuk2
[lsvr_gallery images=”9427,9428,9429,9430,9431″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Shkolla verore- “Mësojmë duke u argëtuar”

Është zhvilluar pranë Qendrës Social Komunitare shkolla verore “Mësojmë duke u argëtuar”. Kjo shkollë është organizuar nga shoqata “Zharrëza” dhe “Njerëzit të Parët” në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec dhe Bankers Petroleum.
Rreth 40 fëmije nga fshatrat Zharrëz, Marinëz dhe Sheqishte janë bërë pjesë e kësaj shkolle, të cilët janë përfshirë në lojra argëtuese dhe diskutime me tematika të ndryshme.
Ku ka më mirë sesa të mësosh duke u argëtuar! #ArgëtohemiDukeMësuar[lsvr_gallery images=”9418,9419,9420,9421,9422,9423″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikostruksioni i rrugës në Vlosh

Jemi drejt përfundimit të rikonstruksionit të rrugës “Likallarë”, Vlosh.
Ndryshimi është i dukshëm.
Urbanizim sa më i shpejtë dhe i sigurt!
Sot jemi këtu, nesër vazhdojmë me të tjera investime!

Punimet në lagjen “Kurtaj”

Vazhdojnë pa ndërprerje punimet në lagjen “Kurtaj”, fshati Ngjeqar.
Ndryshimet akoma nuk janë të dukshme por urbanizimi do të mbërrijë shumë shpejt dhe në këtë lagje.
Për një cilësi më të mirë jetese.
#Rrisimstandartet
#Punëkonkrete[lsvr_gallery images=”9435,9436,9437,9438,9439,9440″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takim me komunitetin

Takimi i ditës së sotme me qytetarët u zhvillua nga Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe Zv. Kryetari z. Isa Hoxha.
Të jemi afër jush dhe t’i japim zgjidhje problemeve tuaja është një nga prioritetet kryesore për mbarëvajtjen e punës sonë.
Prioriteti yn jeni JU![lsvr_gallery images=”9444,9445,9446,9447,9448,9449,9450,9451″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Ndërtim rruge dhe mur mbajtës në Luar

Zgjidhje për një nevojë emergjente të banorëve në fshatin Luar.
Jemi duke punuar për ndërtimin e murit mbajtës dhe rrugës në lagjen “Ndreko”.
Për shkak të dëmtimit të rrugës dhe shkarjes së saj, ky segment rrugor ishte i pakalueshëm.
Zgjidhje përfundimtare për çdo problem!☑️☑️☑️
[lsvr_gallery images=”9471,9473,9474,9475″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i Qendrave Shëndetësore Roskovec

Qendra shëndetësore në Roskovec është kthyer sërisht në një kantier pune.
Realizuam rikonstruksioni e plotë të saj dhe qendrave shëndetësore në Kurjan dhe Strum.
Por nuk ndalemi këtu 👉 Ka nisur puna për rehabilitimin e ambientit të jashtëm të qendrës shëndetësore në Roskovec.
#Përmirësojmëcilësinëeshërbimit[lsvr_gallery images=”9462,9463,9464,9465,9466,9467″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni i rrugës së varrezave Vlosh

Punëtorët e brigadës së investimeve po punojnë në një tjetër objekt. Këtë herë jemi në rrugën e varrezave në Vlosh, Njësia Administrative Kurjan.
Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.
#çdoditëpërRoskovecin💪[lsvr_gallery images=”9480,9481,9482,9483,9484,9485,9486″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook