Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e hënë , datë 23. 10. 2017 ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

 

Ti sill idenë, ne e kthejmë në biznes!

Ditën e shtunë, më datë 28.10.2017, ora 10:00, pranë Pallatit të Kulturës, bashkia Roskovec në bashkëpunim me Ambasadën Zviceriane, Shoqatën Njerëzit të Parët , English Corner dhe Swiss Contact, organizon një takim me të gjithë ata individë të cilët janë të interesuar të ndërtojnë biznese të reja.
Çfarë nevojitet???
Ti sill idenë, ne e kthejmë në biznes.
Një mundësi shumë e mirë për të filluar ndryshimin.
Mos mungoni!

FAZA II, BUXHETIMI ME PJESËMARRJE 2018

FAZA II
BUXHETIMI ME PJESËMARRJE 2018

Ditën e mërkurë , më datë 08.11. 2017, ora 14:00, pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës do të zhvillohet Faza II e vlerësimit të prioriteteve për nismën e iniciuar për herë të parë nga bashkia Roskovec “Buxhetimi me Pjesëmarrje 2018”.

Ftojmë çdo të interesuar të bëhet pjesë!

Projekti ReLOaD

Në kuadër të projektit ReLOaD, i cili financohet prej Bashkimit Europian dhe në partneritet midis Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) dhe Bashkisë Roskovec ju ftojmë më datë 21.11.2017, ora 10:00 pranë ambienteve të “ Pallatit të Kulturës” Roskovec të bëheni pjesë e “ Dëgjesës Publike”, gjatë të cilës mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja në lidhje më çështje dhe problematika të ndryshme sociale.
Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne, pasi vetëm duke njohur realisht sfidat mund të krijojmë ide dhe të gjejmë një zgjidhje konkrete në të mirën e përbashkët.
Mos mungoni!

Dëgjesat Publike për Paketën Fiskale për vitin 2018

Njoftohen të gjithë qytetarët e bashkisë Roskovec se nesër do të zhvillohen dëgjesat dhe konsultimet publike për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale të bashkisë Roskovec, për vitin 2018.
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj!
Bashkia Roskovec , ka detyrimin të marrë në konsideratë idetë dhe mendimet tuaja për zhvillimin e qytetit tonë.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin!Capture

Mbledhje Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e premte , datë 24. 11. 2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

Mbledhja e Komisionit Ekonomik dhe Buxhetit

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e martë , datë 21. 11. 2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit Ekonomik dhe  Buxhetit.

Ju ftojmë të merrni pjesë!

#Informohu!

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e premte , datë 22. 12. 2017 , ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2017.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

Mbledhja e Komisioneve të Këshillit Bashkiak

Njoftim!

Njoftoheni se ditën e rkurë datë 20.12.2017, ora 15:00 , në sallën e mbledhjeve të Këshillit , organizohet mbledhja e Komisionit Ekonomik dhe Buxhetit dhe Komisionit për Zhvillimin Urbanistik dhe Ndertimet.

Ju ftojmë të merrni pjesë!

Facebook
Facebook