Festojmë së bashku për të katërtin vit Festën e ullirit

📍Një aktivitet jo vetëm promovues për të katërtin vit .
📍Një festë për të gjithë . Edhe në
kushte pandemie në respekt të rregullave , përsëri u bëmë bashkë .
📍Faleminderit pjesëmarrësve , fermerëve, prodhuesve të vajit të ullirit ,vajzave dhe grave të produkteve ushqimore;
Specialistëve të shijimit të vajit ekstra i virgjër ; Vajzave , djemve dhe mësueve të gjimnazit “Adem Vrapi “ .
📍Një mundësi e mirë për çdo kënd që vjen për herë të parë në “Festa e Ullirit “ , te kisha e Shën Kollit dhe në Roskovec 😀
#festaeullirit
#kishaeshënkollit
#BashkiaRoskovec
#MinistriaeTurizmiteMjedisit
#ShoqataPërAutonomiVendore

“Tetori Roz🌸 në Roskovec”

“Bëhu mbrojtëse e shëndetit tënd, ti ke mundësinë të zgjedhësh JETËN, në një betejë që mund të fitohet.
Aleanca e Zgjeruar e Grave Këshilltare në ditën e parë të themelimit të saj nuk la jashtë vëmendjes kauzën që i dedikohet muajit Tetor,“ Luftës kundër kancerit të gjirit”, me të cilën përballen miliona gra në të gjithë botën. Nën moton “Unë sot mendoj Roz” gratë e aleancës lexuan mesazhe sensibilizuese dhe frymëzuese për cdo grua.
Informimi, identifikimi përmes praktikave të përditshme të vetëdiagnostikimit të hershëm dhe kujdesi paliativ ndaj kësaj sëmundje u trajtuan përmes një sesioni të përbashkët informimi nga Njësia e Integrimit Evropian, Inspektori i Shëndetësisë në Bashkinë Roskovec dhe mjeku i Qendrës Shëndetsore me gratë në Njësinë Administrative Kurjan.
“C’farë ju vendosni të bëni sot mund të ndikojë në shëndetin e ardhshëm të gjirit tuaj”.
#KontrollohudheParandalo.
#TetoriRoz🌷🌸
#IridaHaxhi
#BashkiaRoskovec

Rikonstruksioni i rrugës Marinëz-Roskovec

📍Më në fund rruga Marinëz -Roskovec në rikonstruksion të plotë .Në një gjatësi prej 2.2 km dhe me financim të përbashkët institucional .
📍 Një bashkëpunim i frytshëm Bashkia Roskovec – Bankers Petrolium ltd , me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës sipas programit të investimeve në komunitet
#Çdoditënëpunë
#BashkiaRoskovec
#BankersPetroliumltd
#MinistriaeInfrastrukturës

“Promovimi i turizmit rural në Bashkinë Roskovec”

Në kuadër të projektit mirëpritëm në qytetin tonë 10 operatorë turistikë.
Ky tur promovues hapi siparin e tij me një takim të ngrohtë dhe mikpritës me Kryetaren e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi në sallën e mbledhjeve tanimë në Bashkinë e re, ku u dha një tablo e qartë për Roskovecin historikun, infrastrukturën, projektet dhe nismat e reja që Bashkia përqafon dhe mbështet gjithmonë.
Në fjalën e saj Zj. Bufi theksoi se zhvillimi i turizmit është një prioritet tjetër i Bashkisë dhe ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të Roskovecit me potencialet e tij turistike për të qenë pjesë e guidës kombëtare.
Ky tur e vazhdoi rrugëtimin e tij me Monumentin Kulturor të Pazarit të Roskovecit, Kënetën e Zezë dhe Kishën e Shën Gjergjit në Strum, për të vazhduar me një vizitë në një nga fabrikat e vajit të ullirit në Kurjan.Pikërisht në Kurjan në kodrën më të lartë të tij midis ullinjve ndodhet kisha bizantine e “Shën Kollit” ndërthurur me bukurinë e liqenit të Kurjanit. Mes kishave mesjetare dhe ullinjve, grupi shijoi një drekë të këndshme, me gatimet e pasura dhe tradicionale të zonës, për të vazhduar më tej me “Bukuroshen e Strumit” simbolin e vajzës myzeqare.
Turi promovues u përmbyll me vizitën në fshatin Luar, pjesë e programit “100 fshatrat”.
Roskoveci ky vendbanim i hershëm në kryqëzimin e tre qyteteve të lashta dhe të rrugës Egnatia mbart në vetvete dëshmi të kulturës materiale dhe jo vetëm.
Një falenderim i veçantë shkon për organizatorët e projektit dhe operatorët turistikë për këtë tur promovues.
#bashkiaroskovec
#NewBridges
#visitroskovec
#NationalAssociationTouristGuidesAlbania

Konsultimi elektronik i ProjektBuxhetit Afatmesem 2021-2023

Bashkia Roskovec ju fton të bëheni pjesëmarrës në vendimmarrje!
Platforma Interaktive e Projektbuxhetit 2021-2023 ju mundëson të kuptoni se sa do shpenzojmë ne 3 vitet e ardhshme dhe për çfarë me konkretisht.
Ky mekanizëm ofrohet në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje. Ju lutem na dergoni komente sygjerime ne adresen: info@bashkiaroskovec.gov.al , deri ne daten 10 Nentor 2020.

 

Pyetësor per konsultimin e projektbuxhetit 2021-2023

Ky pyetësor merr mendimin tuaj ne lidhje me shperndarjen e fondeve dhe prioritet per shpenzim.
Perfshirja juaj, mendimi dhe komentet tuaja mund të sjellin ndryshimin!
Pyetësori do te qendroje aktiv deri ne daten 10 Nentor.
Mbushe kete pyetësor te shkurter dhe behu pjese ne vendimarrje TANI duke klikuar linkun me poshte:

”Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale” udhëton në Roskovec

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale” në 15 tetor Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) udhëtoi në Bashkinë Roskovec ku u organizua Edicioni i 2-të i “Pro Grave Rurale”. Kjo ditë merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për të festuar dhe sjellë në vëmendje gratë që jetojnë e punojnë në zonat rurale të Shqipërisë por edhe për të evidentuar rolin e njësive të vetëqeverisjes vendore në fuqizimin social ekonomik të grave. Në këtë ditë të veçantë Kryetarja e Bashkisë Zj. Majlinda Bufi shprehu në fjalën e mirëseardhjes se Bashkia Roskovec do të mbështesë gjithmonë fuqizimin social dhe ekonomik të grave të zonës përmes biznesit social dhe të gjelbër. Në vijim të fjalës së saj Zj. Bufi përmendi punishten e sapunit biologjik dhe gratë fermere si një model i suksesshëm i një sipërmarrjeje të mbështetur nga Bashkia Roskovec për gratë e zonës duke ndikuar në rigjenerimin social ekonomik vendor. Pjesë e të ftuarve ishin përfaqësues nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, nga Bordi Drejtues i Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, organizata anëtare të ANRD-së,grupi i grave të Pukës mbështetur nga Agro Puka, dhe grupi i grave të Korçës mbështetur nga Agri Net, drejtori i SDI-se etj. Në thelb të diskutimeve të panelit konsistonin sfidat shumëdimensionale të fuqizimit social-ekonomik të grave rurale, ndarja e përvojave frymëzuese me gratë e prodhimit të sapunit organik si një praktikë e mirë për fuqizimin e grave.Midis të tjerave u theksuan nevojat e grave për qasje të integruar të politikave dhe praktikave mbështetëse, si dhe rritjen e rolit të grave si agjente ndryshimi në familje dhe shoqëri. Në pjesën përmbyllëse të takimit ishte edhe një mini panair ku u ekspozuan produkte bio dhe punime artizanale të grave të zonës së Pukës, Korçës dhe Zadrimes si edhe një vizitë në punishten e Sapunit Organik të Roskovecit.
#RrjetiShqiptarperzhvilliminrural
#BashkiaRoskovec
#SapuniorganikRoskovec
#nembeshtetjetegruasrurale

Prezantimi i projektit “Hap pas hapi” dhe hapja e Qendrës për fëmijët me AK.

Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për përkushtim, vëmendje dhe angazhim në zhvillimin e tyre, disafish më shumë se një fëmijë që nuk i ka këto nevoja speciale.
Duke pasur parasysh që Bashkia Roskovec do të vërë së shpejti në dispozicion të këtyre fëmijëve qëndrën PAK, bashkëpunim i UNDP- së dhe Bashkisë Roskovec, në kuadër të zbatimit të projektit “HapPasHapi – projekti i cili fokusohet në vlerësimin e kushteve të këtyre fëmijëve në familjet e tyre, përmirësimin e kapaciteve të punonjësve që do të angazhohen në këtë qëndër duke i trajnuar dhe certifikuar pa pagesë.
Bashkia Roskovec fton gjithashtu të bëhen pjesë e këtyre trajnimeve studentë dhe profesionistë të fushës së psikologjisë dhe shkencave sociale, në fund të këtij sensioni trajnimesh pjesëmarrësit do të certifikohen.

1 Tetori- “Dita ndërkombëtare e të moshuarëve”

Me besimin se një qytet është i mirë kur ka harmoni ndërmjet brezave, urojmë sot më 1 Tetor Ditën Botërore të të Moshuarve.
Sot në këtë ditë të veçantë Kryetarja e Bashkisë Znj. Majlinda Bufi dhuroi çanta të lëvizshme së bashku me ushqime për moshat e treta.
Në fjalën e saj Znj. Bufi theksoi mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tyre në jetën qytetare.🙏
Gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, jemi angazhuar maksimalisht, që ky brez kaq i dashur për të gjithë ne të ketë përkujdesjen e duhur dhe vëmendjen që ata meritojnë. Gjithashtu Znj. Bufi shprehu se shumë shpejt të moshuarit do të kenë një mjedis të dedikuar për të kaluar këndshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit.😊
#BashkiaRoskovec
#nembeshtetjetetemoshuarve