Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: February 21, 2017

Promovimi i Transparencës në Buxhetim në Nivel Lokal nëpërmjet Auditimit Social

Ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kulturës u zhvillua trajnimi për Promovimin e Transparencës në Buxhetimin në Nivel Lokal nëpërmjet Auditimit Social nga Fondacioni për Liri Ekonomike në mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë. Të pranishëm në këtë trajnim ishin drejtues dhe një pjesë e stafit të Bashkisë Roskovec. Synimi kryesor i projektit është të promovojë transparencën buxhetore dhe llogaridhënien për përdorimin e fondeve publike në nivel lokal ndërmjet përdorimit të instrumentave të medias sociale. Ajo c’ka u diskutua sot vinte theksin në reformën administrative- territoriale.
[lsvr_gallery images=”4258,4259,4260,4261,4262″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Dje më datë 20.02.2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak për vitin 2017. Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1.Miratimi i Ndihmave Ekonomike për muajin Janar, Shkurt 2017
2.Miratimin për kryerjen e Partneritetit Publik Privat (PPP)
3.Dhënien e ndihmës financiare pronarëve të objekteve të dëmtuara, për shkaqe natyrore, në njësinë administrative Kuman.
4.Dhënien e ndihmës financiare në mënyrë të barabartë pronarëve të objekteve të dëmtuara, të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore, në fshatin Marinëz.
5.Projekt- ndërtim i Lapidarit të Dëshmorëve të luftës, Suk 1.
6.Projekt- ndërtimi i Lapidarit në fshatin Vlosh.
7.Miratimin e ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegime nga stafi drejtues i bashkisë. Në fund u morën vendimet përkatëse.
[lsvr_gallery images=”4225,4226,4227,4228,4229,4230″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook