Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: infrastruktura rrugore

Rikonstruksioini i rrugës Velmish

Jo vetëm në Roskovec 
Duke punuar çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e bashkisë sonë 
Jemi gati në përfundim të rrugës në qendër të Velmishit, njësia administrative Strum, me të gjitha standartet urbanë.
[lsvr_gallery images=”5903,5904,5905,5906,5907″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Urbanizimi, prioriteti ynë!

Fronti i ri i punës!
Nisëm punimet për rikonstruksionin e rrugës te pastriçeria afër shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka” .
Ky është vetëm fillimi i punës. 
Kemi filluar ndërtimin e trotuarit , do vazhdojmë me asfaltimin dhe më pas me ndriçimin.
Urbanizimi, prioriteti ynë!
[lsvr_gallery images=”5807,5808,5809,5810,5811″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura Rrugore

S’ka ditë që nuk punohet në bashkinë Roskovec.
Sot??
Sot jemi në rrugën “Pilo Kola”, ku po punohet për shtrimin e trotuarit i cili do të pasohet më shtrimin e rrugës dhe gjelbërimin e lulishteve të sapo krijuara.
..dhe jo vetëm këtu…
[lsvr_gallery images=”5428,5429,5430,5431,5432,5433,5434″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

“Ish ndërmarrja Bujqësore”

Investimet në infrastrukturë nuk kanë të mbaruar. Puntorët e bashkisë Roskovec janë duke punuar në lagjen e ashtuquajtur “ Ish ndërmarrja Bujqësore”. Pas kanalizimeve dhe ujrave të zeza, ka filluar ndërtimi i trotuarit i cili do të pasohet me rikonstruksionin e rrugës.
Është vetëm një nga punët që kemi programuara të bëjmë.
#Infrastruktura_Rrugore
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5403,5404,5405,5406,5407″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rikonstruksioni rrugës Ngjeqarit

Nuk është thjeshtë një rikonstruksion rruge por një nevojë dhe domosdoshmëri për të gjithë banorët e Ngjeqarit dhe jo vetëm.
Ky është vetëm fillimi i punës.
🔛Kemi filluar me zgjerimin e rrugës dhe bordurat anësore, do vazhojmë me asfaltimin dhe më pas me ndriçimin.
🔜Pas përfundimit do të vijojmë diku tjetër, për të sjellë më pranë urbanizimin e zonave rurale.

#Rilindje_Urbane
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5372,5373,5374,5375,5376,5377,5378″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Pas përfundimit të rregullimit të rrugëve të brendshme “Refat Çepele” dhe “Jonus Çepele”, puna tashmë është zhvendosur në rrugët “Qazim Hoxha” dhe “Kito Goga”. Ka filluar faza e parë e punës e cila do të vazhdoj me lirimin e hapsirave publike. Infrastuktura rrugore me parametra europiane është objektivi kryesor i Bashkisë Roskovec. Për këtë arsye po i kushtohet një vëmendje e veçantë rrugëve dytësore të cilat po i kthejnë gjallërinë e humbur qytetit tonë.
[lsvr_gallery images=”4212,4213,4214,4215,4216″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INVESTIME NE KURJAN

Rikonstruksioni, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është një ndër prioritetet kryesore të punës së Bashkisë Roskovec. Rruga e Kurjanit ishte një nga investimet më të shumëpritura nga banorët e këtij fshati e cila më në fund u bë realitet. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge. Shumë shpejt banorët e Kurjanit nuk do të kenë më vështirësi jo vetëm për lëvizjen dhe komunikimin e përditshëm të tyre por dhe me transportin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend-tregëtimeve të tyre.
[lsvr_gallery images=”4100,4101,4102,4103″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

INVESTOHET NE INFRASTRUKTURE RRUGORE

Rikonstruksioni, përmirësimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është një ndër prioritetet kryesore të punës së Bashkisë Roskovec. Rruga Dushk në Njësinë Administrative Kurjan me një gjatësi prej 1430 metra , prej vitesh është kthyer në shqetësim për banorët, duke vështirësuar jo vetëm transportimin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend – tregtimeve të tyre, por edhe të lëvizjes dhe komunikimit të përditshëm të vet banorëve
Pas hedhjes së çakullit në të gjithë gjatësinë e rrugës, ka filluar shtrimi i saj me rërë bituminoze.
Kjo është një tjetër rrugë që do t’i shtohet rrugëve me parametra europian që janë ndërtuar nga Bashkia Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3735,3736,3737,3738,3739″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

INFRASTRUKTURA RRUGORE

Janë drejt përfundimit punimet e filluara në rrugët e brendshme të lagjeve. Infrastuktura rrugore me parametra europiane janë objektivi kryesor i Bashkisë sonë të madhe. Për këtë arsye po i kushtohet një vëmendje e veçantë rrugëve dytësore të cilat po i kthejnë gjallërinë e humbur qytetit tonë.
[lsvr_gallery images=”3686,3687,3688,3689,3690″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

RRUGET E BRENDSHME TE LAGJEVE

Infrastruktura rrugore është shumë e rëndësishme dhe një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Roskovec. Vazhdohet të punohet intesivisht për rrugët e brendshme të lagjeve. Një punë që nuk është ndalur asnjë ditë dhe do të vazhdojë kështu në të gjithë territorin e Bashkisë.Pas përfundimit të fazës së parë filloi shtrimi me asfalt i këtyre segmenteve rrugore.
[lsvr_gallery images=”3601,3602,3603,3604,3605,3606,3607″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook