“Njeriu i Vitit 2021” kulmoi me një aktivitet emocionues dhe argëtues për të katërtin vit të organizimit të tij

jo vetëm për të identifikuar profesionistët më të spikatur në 10 fusha të ndryshme, por edhe si një traditë kulturore që i shërbën shoqërisë dhe gjithë komunitetit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Prefekti i Qarkut Fier z.Lefter Shehaj, Drejtuesi politik i Qarkut Fier z.Taulant Balla, Përfaqësues të UNDP-së, Drejtor i Agjencisë për mbështetjen e vetqeverisjes Vendore z.Saimir Plaku, Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore znj.Adelina Farrici, Drejtori i programit HAP, z.Besim Nuri, përfaqësues të institucioneve Vendore, qytetarë dhe dashamirës.

Nën shoqërimin e muzikës dhe recitimet nga aktorët Astrit Hasani, Ina Nallbani dhe nga performuesja më e vogël , fituesja e konkursit të fjalës artistike Eraisa Isufaj.

U zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për 10 profesionistët më të spikatur të Bashkisë të cilët dolën fitues nga votimi i komunitetit.

Një moment i veçantë dhe emocionues në aktivitet ishte vlerësimi me titullin “Qytetare nderi “ i aktores së njohur me origjinë Roskovecare znj.Xhuljeta Kulla.

Njerëzit e punës janë vlera më e madhe e një komuniteti, “Njeriu I Vitit 2021”