Rilindje Urbane
Transformimi i qendrës së Kumanit , çdo ditë e më shumë përmirësohet falë mbështetjes së Fondit të Zhvillimit të Rajoneve
[lsvr_gallery images=”4710,4711,4712,4713,4714″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Transformimi i qendrës së Kumanit , çdo ditë e më shumë përmirësohet falë mbështetjes së Fondit të Zhvillimit të Rajoneve
[lsvr_gallery images=”4710,4711,4712,4713,4714″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqërinë e Ujësjellës Kanalizime Roskovec ka filluar ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës në zonën e ashtuquajtur “ Ish SMT”. Banorët e kësaj zonë kanë vuajtur për për vite me rradhë për mungesën e këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën. Më në fund me financimin e bashkisë Roskovec banorëve të kësaj zone do i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”4696,4697,4698,4699″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Bashkia Roskovec në bashkëpunim me kompaninë Bankers Petroleum Ltd ka filluar aksionin për rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve kullues kryesor dhe dytësor të fshatit Jagodinë. Kjo është një nga të shumtat punë që bashkia Roskovec ka ndërmarrë në kuadër të ripërtëritjes së bujqësisë, me synim që të jetë sa më pranë fermerëve.
[lsvr_gallery images=”4689,4690,4691,4692,4693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
“Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen”.
Kjo ishte tema e takimit të sotëm të zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak me përfaqësues znj. Mirela Arqimandriti Drejtore Ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, znj. Laureta Memo, Eksperte për angazhimin qytetar, Projekti i USAID për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, znj. Fiorela Shalsi, Menaxhere e Programit Kombëtar, Pjesëmarrja në Politikë e Vendimmarrje UN Women, N/ Kryetare znj. Hava Begaj, përfaqësues të sektorëve të ndryshëm të bashkisë dhe përfaqësues nga komuniteti. Në këtë takim u prezantuan rezultatet nga sondazhi i zhvilluar në komunitet. Vlerësimi i komunitetit për qeverisjen është një qasje dhe mundësi e mirë që stafi i bashkisë të kuptojë nevojat dhe përparësitë e qytetarëve.
Në pjesën e fundit të takimit pati një bashkëbisedim të ndërsjelltë midis përfaqësuesëve të bashkisë dhe komunitetit. Ky është një projekt me shumë vlerë për ecurinë e mëtejshme të punës së bashkisë.
[lsvr_gallery images=”4681,4682,4683,4684,4685,4686″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Rifillojnë punimet e ndërprera për rehabilitimin e përroit Kuman- Vidhisht. Punohet çdo ditë nga punëtorët e sektorit të Bordit të Kullimit që të përfundohet sa më shpejt , ky investim kaq i nevojshëm për banorët e Vidhishtës .
[lsvr_gallery images=”4675,4676,4677,4678″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e bashkisë Roskovec. Në mungesë të Kryetares së bashkisë Znj. Majlinda BUFI pritja e qytetarëve u bë nga K/ Administratori z. Kadri Hyska e cili i’u dha sqarime dhe përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që qytetarët kishin.
[lsvr_gallery images=”4667,4668,4669,4670,4671,4672″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e plotë të kanalit ujitës VKM2 duke filluar që nga pastrimi, sistemimi dhe veshja me beton, duke garantuar cilësi dhe jetëgjatësi të investimit. Ky investim është bashkëpunim i bashkisë Roskovec me financim të Bankës Botërore. Punohet çdo ditë dhe me ritme të larta që të përfundohet përpara fillimit të sezonit të ujitjes.
[lsvr_gallery images=”4657,4658,4659,4660,4661,4662″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Duhet të jemi krenarë për fëmijët tanë.
Si EVA MARKU, nxënësja e gjimnazit “Adem Vrapi ” Roskovec , më e mira në jugun e vendit , e dyta në Shqipëri .
Ditën e djeshme më datë 03.04.2017 u zhvillua mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak. Tema e diskutimit në këtë mbledhje ishte në lidhje për miratimin e ndyshimit të destinacionit të fondit për investime.
[lsvr_gallery images=”4648,4649,4650,4651,4652,4653,4654″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ngushëllime për këngëtarin Francesk Radi . I qoftë dheu i lehtë .