Gëzuar Pashkët!
Zoti bekoftë çdo familje Tuajën me mirësi, dashuri, shëndet e gëzim.
Gëzuar Pashkët!
Vazhdojnë takimet me temën “ Ushqehemi shëndetshëm” në kopshtet e Bashkisë Roskovec.
Të mirëedukojmë vogëlushët dhe të rrisim një brez të mirëinformuar është qellimi i këtyre takimeve. ![]()
[lsvr_gallery images=”7694,7695,7696,7697,7693″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Në kuadër të projektit të financuar nga IADSA , Youth ACT dhe Bashkia Roskovec , ditën e djeshme u organizuan dy takime.
Takimi i parë u zhvillua në shkollën “Adem Vrapi” me temën “Edukimi shëndetësor për të rinjtë”.
Tema e cila mblodhi në një takim diskutimi gratë e Roskovecit ishte “ Mbrojtja e të drejtave të grave në tregun e punës”.
Të tjera takime do të organizohen në ditët në vazhdim në kuadër të këtij projekti.
[lsvr_gallery images=”7675,7676,7677,7678,7679,7680,7681,7682,7683″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Sot N/ Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha në takimin e përjavshëm me qytetarët. Komunikimi i drejtëpërdrejtë me komunitetin dhe zgjidhja e problemeve të tyre do vazhdojnë të jenë themel i punës sonë.
#Prioritet_jeni_Ju
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7689,7688,7687,7686″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Fëmijët Myftaraj në Vlosh shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre të re
Sot filluam me instalimet elektrike.
Gjithashtu do të vazhdojmë punimet
dhe në shtëpinë e familjes Hime, Njësia Administrative Strum.
Të jemi pranë qytetarëve tanë është prioriteti ynë.
[lsvr_gallery images=”7700,7701,7702″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Takimet informuese rreth këndit të BE-së në Roskovec vazhdojnë.
🇦🇱
️🇪🇺
Sot ishim me vogëlushët e klasës së tretë të shkollës “Alush Grepcka” me mësuesen Irma Bardhi, në një orë të hapur mësimi, ku përveç informacioneve bazike për BE ata u edukuan për një ushqyerje të shëndetshme.
Falenderojmë në mënyrë të veçantë prindërit të cilët kontribuan me gatimet e tyre në këtë aktivitet.
[lsvr_gallery images=”7705,7706,7707,7708,7709,7710,7711,7712″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Tema që mblodhi në një tavolinë diskutimi personelin shëndetësor dhe nxënësit e shkollës “Adem Vrapi” ishte : “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme”
Qëllimi i këtij takimi i organizuar nga Inspektoria e Shëndetësisë dhe Arsimit pranë Bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi, ishte sensibilizimi dhe informimi i të rinjve rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe orientimi i tyre drejt një jete të shëndetshme.
#Edukojmë_brezat_e_rinj
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7729,7730,7731,7732,7733″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi në seancë plenare në Kongresin e Autoriteteve Lokale Strasburg .
Tema: Qeverisja bazuar në të drejtat.
[lsvr_gallery images=”7723,7724,7725″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Nxënës të talentuar dhe të etur për më shumë dije.![]()
![]()
Këto cilësi ka vënë re vullnetari i “Peace Corps” z. Robert White, në të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
Takimet përmbyllëse të këtij cikli të parë ishin në shkollat “Alush Grepcka” dhe “Adem Vrapi”.
Së shpejti të tjera aktivitete na presin.
[lsvr_gallery images=”7520,7521,7522,7523″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]