Ambiente Publike
Në rrugën “Qazim Hoxha”, ku po punohet për rregullimin e lulishtes. Punë në vazhdimësi dhe shumë të tjera na presin.
[lsvr_gallery images=”6176,6177,6178,6179,6180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Në rrugën “Qazim Hoxha”, ku po punohet për rregullimin e lulishtes. Punë në vazhdimësi dhe shumë të tjera na presin.
[lsvr_gallery images=”6176,6177,6178,6179,6180″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua takimi në kuadër të projektit të financuar nga USAID “ Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile”. Të pranishëm në këtë takim ishin znj. Natasha Mazari Drejtoreshë e projektit, znj. Arjana Haxhiu Këshilltare pranë USAID dhe drejtuesit e drejtorive të bashkisë Roskovec. Qellimi i projektit është të mbështesë dhe të fuqizojë kapacitetet dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore. Tema e takimit të sotëm ishte “ Njohja me kapacitetet dhe nevoja për trajnime në fusha të ndryshme për stafin e administratës”.
[lsvr_gallery images=”6202,6203,6204,6205″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Kemi nisur me ndërtimin e çatisë në shtëpinë e familjes së Bashkim Himes, Njësia Administrative Strum. Nuk e kemi ndalur punën dhe nuk do të ndalemi deri sa t’i ofrojmë kësaj familje një shtëpi të sigurt dhe komode për të jetuar.
[lsvr_gallery images=”6208,6209,6210,6211″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Sot nxënësit e shkollës “ 7 Dëshmorët”, Strum, kanë një shkollë tërësisht të transformuar, me kushte bashkëkohore dhe me një standard europian.
Transformimin e vërtetë të kësaj shkolle do e ndiejnë fëmijët, të cilët nuk do të kenë më problemin e lagështirës, mungesën e kushteve higjeno – sanitare, apo problemet e tjera të mbartura ndër vite.
Falenderojmë Trans Adriatic Pipeline (TAP) për mbështetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Bashkia Roskovec do të vazhdojë të jetë pranë gjithmonë për të standardizuar infrastrukturën, duke bërë të mundur sigurimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e proçesit mësimor.
Dhe nuk do të ndalemi këtu… ![]()
Ditën e sotme, në ambientet e Pallatit të Kulturës, u zhvillua trajnimi 1- ditor me stafin e bashkisë Roskovec. Tema e trajnimit ishte “ Dokumenti zyrtar- Hartimi dhe Protokollimi”.
Trajnimi u mundësua nga Instituti Profesional “Adhami”. Pjesëmarrja ishte e madhe po aq sa interesi që ata shprehën. Çështjet të cilat u diskutuan ishin: mënyra e hartimit të dokumentave të ndryshme , afatet, protokollimi etj.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata.
[lsvr_gallery images=”6123,6122,6121,6120,6119″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Ditën e sotme, më datë 26. 09. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin shtator 2017.
2. Revokimi i VKB nr.41 datë 09.12.2015 “Për shpronësim dhe lirim të pronave përkatëse”.
3. Për shkëmbim të pronave përkatëse.
4. Hapjen e rrugëve të kalimit në tokat bujqësore.
5. Ngritja e Komisionit për rimatjen dhe përcaktimin e kufijëve të sipërfaqeve bujqësore të fermerëve sipas ndarjeve të bëra nga komisioni i ngritur në vitin 1991, në bazë të ligjit 7501.
6. Miratimin e vlerës së dëmshpërblimit për pronarët e objekteve të dëmtuara, të shkaktuara nga rënia e zjarrit ,fshati Ngjeqar, Nj.A.Kurjan.
7.Miratimi i Metodologjisë për Alokimin e Fondeve për Organizatat e Shoqërisë Civile, OSHC.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
Punë të vogla por shumë të rëndësishme!
Ashtu si çdo pjestar i familjes kujdeset për ambientin dhe pastërtinë e shtëpisë së vetë, ashtu dhe puntoret e papërtuara të sektorit të pastrim gjelbërimit, kujdesen në çdo kohë për shtëpinë tonë të përbashkët, Roskovecin.
[lsvr_gallery images=”6135,6136,6137,6138,6139″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Për tre ditë me radhë , një delegacion i bashkisë Roskovec, i përbërë nga këshilltarë dhe specialistë të administratës ishin mysafirë në komunën Castelfranco, Bolonjë, Itali.
Përfaqësuesit janë mirëpritur nga zëvendëskryetarja e komunës zj. Nadia Caselgrandi. Eksperienca e Saj në drejtimin e kësaj komune, vendimarrja në këshillin bashkiak, struktura organizative, ishin disa nga temat e takimit. Gjithashtu u diskutua dhe për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e shërbimeve sociale dhe bujqësisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimim, së shpejti do të zhvillohet një tjetër vizitë në bashkinë Roskovec, me përfaqësues të kësaj komune.
Kjo vizitë punë do t’ju shërbej këshilltarëve tanë në vendimarrje, punonjësve të administratës në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit në partneritetet me investitorë dhe tregtarë të interesuar.
[lsvr_gallery images=”6063,6064,6065,6066,6067,6068″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Një nga prioritetet e bashkisë sonë është të jetë gjithmonë në ndihmë të fermerëve, për t’ju ofruar atyre lehtësira në punën e tyre.
Punimet për rehabilitimin e kanaleve ujitës janë drejt përfundimit. Pas veshjes me beton, puntorët janë duke punuar për vendosjen e portave.
#Rehabilitimi_kanaleve_ujitës
[lsvr_gallery images=”6048,6049,6050,6051,6052,6053,6054″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]