Gëzuar!
#Atmosferë_festash_në_Roskovec
#Gëzuar_Gëzuar_Gëzuar
[lsvr_gallery images=”6994,6995,6996,6997,6998″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Të dashur bashkëqytetarë!
Kryetarja e bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi , si dhe stafi i bashkisë ,ju urojnë:
Gëzuar Vitin e Ri 2018!![]()
![]()
Le të jetë ky viti i solidaritetit, progresit dhe sukseseve të reja!
Drita e dashurisë, paqes dhe mirësisë ndriçoftë në mendjet dhe zemrat tona!
Shëndet e mbarësi në familjet tona!
Sot bashkia Roskovec në bashkëpunim me shoqatën “Njerëzit të Parët” me përfaqësuese znj. Lusi Mailaj, kompaninë Bankers Petroleum dhe LDS Charity dhuruan ndihma për familjet në nevojë.
Nuk i zgjidhëm problemet e këtyre familjeve por kemi mundur ti gëzojmë këtë fundvit.
👏
Edhe vogëlushët e këtyre familje do të ndjejnë atmosferën e festave.
[lsvr_gallery images=”6982,6983,6984,6985,6986,6987,6988″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Shumë shpejt të rinjtë e Roskovecit do të kenë një ambient me kushte bashkohore për të kaluar kohën e lirë.
Qellimi i ngritjes së kësaj qendre është t’ju ofroj mundësi të gjithëve të përmirësojnë dobësitë dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
Duke përgatitur të rinjtë, përgatisim të ardhmen e vendit tonë.
[lsvr_gallery images=”6975,6976,6977,6978,6979″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Dikur banorët e fshatit Arapaj e mendonin shumë të largët ditën që të kishin kushtet më minimale infrastrukturore.
Sot një problem i zgjidhur, si një premtim i mbajtur nga Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi.
Ka filluar asfaltimi i rrugës Suk 1- Samaticë- Arapaj.
Një rrugë që i rikthehet funksionit dhe standarteve të infrastrukturës.
[lsvr_gallery images=”6894,6895,6896,6897,6898″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Një tjetër premtim i Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi, u realizua.![]()
Jo fjalë por vepra.![]()
Ka filluar puna për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Marinëz dhe Jagodinë.
Një problem emergjent dhe i shumëkërkuar nga banorët e këtyre dy fshatrave, të cilit tashmë po i jepet zgjidhje përfundimtare.
[lsvr_gallery images=”6901,6902,6903,6904,6905″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Dy nga katër qendrat shëndetësore të bashkisë Roskovec , ajo e Roskovecit dhe Kurjanit zhvilluan analizën vjetore të vitit 2017![]()
E pranishme në të dyja takimet ishte dhe specialistja e shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec
znj. Manjola Vrapi![]()
Gjatë analizës, drejtueset e Q. SH-re znj.Irma Gishti dhe znj. Majlinda Tafa prezantuan arritjet, nevojat dhe problematikat që stafi ka hasur gjatë punës së tyre![]()
“T’i japim komunitetit mbrojtjen e merituar përmes një sistemi shëndetësor me mbulim gjithpërfshirës për të shërbyer me përkushtim cilësi dhe humanizëm.”![]()
Ky është misioni i punës së tyre të përditshme.
[lsvr_gallery images=”6917,6916,6915,6914,6913,6912,6911″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Gratë kryefamiljare, një shtresë e shoqërisë që e ndjejnë më shumë peshën e pamundësisë ekonomike në jetën e tyre.
Nën kujdesin e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi e cila ka qënë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar pjesën më në nevojë të shoqërisë, në bashkëpunim me degën e Kryqit të Kuq Fier, u shpërndanë ndihma ushqimore për 53 gra kryefamiljare.
Gjatë këtij dhurimi human morën pjesë Administratori i përgjithshëm z. Kadri Hyska, N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha dhe Administratorët e Njësive Administrative të cilët siguruan se nisma të tilla nuk do të mungojnë asnjëherë në të ardhmen.
[lsvr_gallery images=”6935,6936,6937,6938,6939,6940″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Sot në Pallatin e Kulturës, bashkia Roskovec organizoi sot një aktivitet festiv për nxënësit me rezultate të shkëlqyera. Si asnjëherë më parë u krijua një atmosferë vërtet festive. Fëmijët e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme të bashkisë Roskovec ishin protagonistët e një koncerti me këngë, recitime dhe mesazhe të ngrohta e të sinqerta urimi për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Me iniciativën e Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe organizimin e Përgjegjësit të Pallatit të Kulturës z. Thoma Goga , Përgjegjësit të Arsimit z. Ervin Agaçi, nxënësve të dalluar të shkollave të bashkisë i’u shpërndanë dhurata për përkushtimin e tyre në mësime.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier z. Shkelqim Allkaj.
Kryebashkiakia falenderoi më mirënjohje të thellë këta nxënës të cilët na nderojnë me rezultatet dhe sjelljet e tyre.
Znj. Bufi shprehu se të ndodhesh mes fëmijëve është mrekulli nga më sublimet.
Çfarëdo t’iu dhurosh nuk ka të krahasuar me atë ç’ka merr nga ata……buzëqeshje dhe dashuri.
[lsvr_gallery images=”6944,6945,6946,6947,6948,6949,6950,6951″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
Sot më shumë se çdo ditë tjetër, vogëlushët e kopshteve ndjen atmosferën e festave të fundvitit.![]()
Me iniciativën e veçantë të Kryetares së bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe me financim të fondacionit “Fjala e Jetës” u shpërndanë 460 pako
për të gjithë fëmijët e kopshteve nën juridiksionin e bashkisë Roskovec.
N/ Kryetari i bashkisë z. Isa Hoxha, Përgjegjësi i Arsimit dhe Shëndetësisë z. Ervin Agaçi dhe përfaqësuesi i fondacionit “Fjala e Jetës” , asistuan gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe ishin ata të cilët ndjen në mënyrë të drejtëpërdrejtë gëzimin dhe lumturinë e fëmijëve.
Një falenderim i veçantë i shkon Kryebashkiakes znj. Bufi e cila është gjithmonë e gatshme për gjetjen e donatorëve dhe gjithmonë e pranishme për ti lumturuar ditët e këtyre vogëlushëve të cilët janë e ardhmja jonë. ![]()
Mirënjohje fondacionit “Fjala e Jetës” për donacionin e realizuar.
[lsvr_gallery images=”6954,6955,6956,6957″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]