Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Analiza vjetore e Q.SH. Kuman

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Kuman znj. Blerina Buzi, zhvilloi analizën vjetore të vitit 2017. Të pranishëm në këtë takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, përfaqësues të HAP-it znj.Mirela Cami, drejtuesit e Qendrave Shëndetësore dhe të shkollave të bashkisë Roskovec, Kryetarët e fshatrave të Njësisë Administrative Kuman, specialistja e Shëndetësisë pranë bashkisë Roskovec znj. Manjola Vrapi dhe pjesëmarrje nga komuniteti.
Qellimi i këtij takimi ishte pasqyrimi i detajuar i veprimtarisë së kësaj qendre shëndetësore dhe objektivat që kjo qendër kishte përcaktuar për vitin 2018.
Gjatë analizës u përmendën nevojat dhe problematikat që stafi has gjatë përditshmërisë së punës së tyre.
[lsvr_gallery images=”7174,7175,7176,7177,7178,7179,7180,7181,7182″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Siguria Publike në Nivel Vendor

Sot , në Pallatin e Kulturës u organizuan dy takime në kuadër të projektit “Siguria Publike në Nivel Vendor”, bashkëpunim ky midis bashkisë Roskovec ,VNG International, FLAG dhe Akademisë së HAG-ës.
Në panelin drejtues të këtyre takimeve ishin znj. Alba Dakoli Wilson, Drejtore e FLAG, Zbatuesi Lokal i Siguria Vendore në Shqipëri, z. Naz Feka Menaxher Projekti dhe Ekspert në Çështjet e Sigurisë dhe z. Artan Rroji ekspert i FLAG.
Pjesëmarrës në takim ishin N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, staf i bashkisë, përfaqësues nga komuniteti dhe përfaqësues nga OJF “Gruaja, Komuniteti dhe Mjedisi”.
Objektiv i projektit është edhe rritja e kapaciteteve në nivel komuniteti, ngritja e vetëdijes dhe përvetësimi i njohurive rreth proçeseve të pjesëmarrjes qytetare në fushën e sigurisë publike si dhe përvetësimin e aftësive praktike për t’i zbatuar këto elemente në politika efektive dhe të përgjegjshme të sigurisë publike.
#Siguria_Publike_në_Nivel_Vendor
#Bashkia_Roskovec

[lsvr_gallery images=”7247,7248,7249,7250,7251,7252,7253,7254,7255″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me komunitetin

Sot N/ Kryetari i bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha në takimin e përjavshëm me qytetarët.
Komunikimi i drejtëpërdrejtë me komunitetin dhe zgjidhja e problemeve të tyre do vazhdojnë të jene themel i punës sonë.
#Prioritet_jeni_Ju
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7133,7134,7135,7136,7137,7138″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e bujqësisë

Jemi duke punuar në kanalin kullues K35 në Njësinë Administrative Strum.
Ky investim i bashkisë do të ndihmojë për kullimin e të gjitha parcelave bujqësore në të gjithë gjatësinë e tij prej 2.2 km.
Ndërhyjmë në kohë për të parandaluar rrezikun nga përmbytjet.
#Rilindje_e_bujqësisë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7141,7142,7143,7144″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rrjeti i ujit të pijshëm

Në rrugën e “Matkës” ka filluar puna për shtrimin e linjave të ujit të pijshëm. Një investim ky i mundësuar nga të ardhurat e bashkisë, do i shërbej banorëve të fshatrave Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj.
Të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve është prioritet i punës sonë.
#Rrjeti_i_ujit_të_pijshëm
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7147,7148,7149,7150,7151″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]  

Përmirësojmë shërbimet!

Një takim përmbyllës i një studimi me gjetje reale dhe rekomandime konkrete për përmirësime të shërbimeve mjedisore 
Institucionet qëndrore , pushtet lokal , organizata të shoqërisë civile ;
të gjithë së bashku si pjesë e shoqërisë , por edhe individualisht , të japim sadopak për mjedisin ku jetojmë të gjithë 
Faleminderit organizatorëve dhe donatorëve
#PermiresojmeSherbimet

[lsvr_gallery images=”7410,7411,7412,7413″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!

MIRËMËNGJES me një lajm të mirë.
FSHATI LUAR PËRFITUES NË PROGRAMIN E INVESTIMIT!
Luar-i është fshati i përzgjedhur nga bashkia Roskovec në Programin e Investimit të zhvillimit rural të100 fshatrave.
Ky fshat u përzgjodh nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural pas propozimit dhe argumentimit të Bashkisë Roskovec.

Ky program ka si qëllim:
a) Investime në përmirësim të infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj).
b) Zhvillim ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investime në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime në prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime të tjera ekonomiko-financiare etj.
 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2018 u zhvillua ditën e djeshme, më datë 19 Janar.
Në rendin e ditës u diskutuan këto çështje:
1. Miratimi i fondit për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalideve të punës për periudhën 1-31 Janar 2018.
2. Propozim për dhënien e Ndihmave Ekonomike për periudhën 1-31 Janar 2018. (Skema e re)
3. Mbledhja e Taksave dhe Tarifave familjare nëpërmjet një agjenti.
4. Krijimi i Inspektoriatit Vendor të Bashkisë Roskovec.
5. Krijimi i “Grupeve Lokale të Veprimit”(GLV) / “Local Action Groups”(LAG) për fermerët të cilët operojnë në Bashkinë Roskovec.
6. Miratimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Zyrës së Këshillit të Europës Tiranë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Roskovec, për projektin ROMACTED : “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të komunitetit rom në nivel vendor”.
7. Informacion drejtuar Këshillit.
#Informohuni
#Mbledhja_e_Këshillit_Bashkiak

[lsvr_gallery images=”7113,7114,7115,7116,7117,7118,7119,7120,7121,7122″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rilindje e Bujqësisë

Kur themi #Rilindje_të_Bujqësisë kuptojmë rehabilitimin dhe rikthimin e funksioneve të kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Sot jemi duke punuar në kanalin kullues K8, me gjatësi 1.1 km, në lagjen Drizë.
Rikthejmë në normalitet sistemin e kullimit duke larguar çdo rrezik të mundshëm.
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”7125,7126,7127,7128″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook