Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT

Këshilli i Bashkisë Roskovec ka publikuar një sondazh online përmes të cilit synon tërheqjen e mendimit të qytetarëve, biznesit, shoqërisë civile, medias dhe akademisë lidhur me prioritetet që kanë për shërbimet / funksionet e ofruara nga Bashkia.
Mbledhja e mendimeve dhe rekomandimeve të komunitetit, do t’i shërbejë Këshillit për të përcaktuar se si do të përdoren fondet publike në ofrimin e shërbimeve për tre vitet e ardhshme 2023 – 2025, dhe të sigurojë që përdorimi i tyre është në përputhje me nevojat e komunitetit për përmirësimin e shërbimeve prioritare të përcaktuar nga to.
Kliko këtu.

🤝Mirëpritëm në bashkinë Roskovec eksperten e Këshillit të Evropës znj.Anja Simic.

🤝Mirëpritëm në bashkinë Roskovec eksperten e Këshillit të Evropës znj.Anja Simic.
📌Në takimet me Kryetaren e Bashkisë, grupin Institucional të punës (GIP) dhe Grupin Komunitar të Veprimit (GKKV) bëm një vlersim të arritjeve dhe mësimeve të nxjera nga zbatimi i fazës së parë të Programit ROMACTED 1.
#Romacted1
#BashkiaRoskovec
#KëshilliiEvropës

Marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadorin e Japonisë në vendin tonë.

📍Kryetarja e bashkisë Roskovec znj.Majlinda Bufi sapo nënshkroi📝 marrëveshjen e bashkëpunimit me Ambasadorin e Japonisë në vendin tonë. 📍Një mbështetje financiare për pajisjen me një makinë teknologjike dhe kontinierë 🙏një kontribut i nevojshëm në përmirësimin e proçesit të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve urbane në territorin e bashkisë . 🙏FALEMINDERIT #BashkiaRoskovec #GIZProgram #AmbasadaJaponezeNëShqipëri

Mbledhja e Këshillit Bashkiak,muaji Janar

Ditën e djeshme në ambientet e sallës së Këshillit u organizua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak për vitin 2022, ku u miratuan vendimet si më poshtë:
1. Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
2. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2021.
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
4. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2021.
5. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2022.
6. Për miratimin e planit vjetor të aktiviteteve të Këshillit Bashkiak Roskovec për vitin 2022.
7. Për anulim të Vendimit Nr.102 datë 24.12.2021 “Për një shtesë në Vendimin Nr.93 datë 25.11.2021 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2022”.
8. Për anulim të Vendimit Nr.107 datë 24.12.2021 “Për miratimin e programit 5 vjecar të strehimit”.
9. Për miratimin e programit 5 vjecar të strehimit .
10. Për miratim shpenzimesh nga të ardhurat të trashëguara nga viti 2021.
11.Për një ndryshim në vendimin Nr.79 datë 30.09.2021 “Për dhënien me qera të tokës së pafrytshme nr.pasurie 198/28 në pronësi të Bashkisë Roskovec”.
12. Diskutime dhe komente të qytetarëve.