Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

DHE PAK ORË – BASHKIA PRET FESTËN

Dhe pak orë për të pritur datën 24 korrik, që shënon për herë të parë festën e Bashkisë Roskovec. Dekori dhe gjithcka po rregullohet për të pritur miqtë e shumtë që do të jenë ditën e diel këtu në kryeqendrën e e bashkisë- Roskovec.
Banorë në çdo fshat, ejani të gjithë të festojmë së bashku!
[lsvr_gallery images=”2374,2375,2376,2377,2378,2379,2380,2381,2382″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TË GJITHË NË FUSHËN E ROSKOVECIT

Të dielën finalja e madhe: ROSKOVECI – STRUMI
Festa e 24 Korrikut ka një tjetër pikë kulmore; ndeshjen finale midis Roskovecit dhe Strumit që zunë dy vendet e para gjatë ndeshjeve direkte të kupës që mban emrin e festës sonë-24 korrik.
Me këtë rast ftojmë të gjithë sportdashësit të shijojnë një ndeshje të veçantë. Njëkohësisht ju bëjmë dhe një sqarim. Në rast se koha e rregullt prej 90 minutash del barazim, nuk do të ketë kohë shtesë, por do të gjuhen penalltitë.
Pas përcaktimit të fituesit, do të ketë një ceremoni e bukur ku do të shpërndahen certifikata dhe medalje. Për fituesit është një kupë. Prandaj të gjithë futbollistët që kontribuan për këto ndeshje janë të ftuar të marrin pjesë.

Ejani të gjithë në fushën e Roskovecit.
[lsvr_gallery images=”2364,2365″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

KAMPI VEROR GLOW…

Për herë të parë në Roskovec, në ambientet e bibliotekës publike Roskovec, u organizua një kamp veror për vajza të moshës 13-18 vjeçe, me motivimin ” Le të argëtohemi”. Vullnetarët e Korpusit te Paqes për Shqipërinë (Peace Corps) William Burchell dhe Hillary Richardson, ishin dy prej koordinatorëve kryesor si dhe lektorët e këtij aktiviteti.
U trajtuan tema të ndryshme si:
– Udhëheqja
– Vendosja e objektivave për të ardhmen
– Bukuria
– Vetëvlerësimi
– Barazia gjinore
– Zhvillimi i karrierës

Gjithashtu pjesëmarrëse ishin edhe Kate Becker, Drejtoreshë e Përgjithshme për Peace Corps, dhe Iva Sinani, Koordinatore për Barazinë Gjinore dhe Rininë.
Praktikimi i anglishtes, krijimi i grupeve të reja shoqërore, trajtimi i temave edukative dhe argëtuese ishin kryefjala për këto ditë në Kampin GLOW.
[lsvr_gallery images=”2353,2354,2355,2356,2357,2358,2359″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

LULËZOI BARI NË RRETHRROTULLIM

Ora 19.oo e ditës së mërkurë. Pamjet më të fundit nga rrethrrotullimi. U vendos bari në cdo cep të rrethrrotullimit që tashmë ngjan me një tortë që pret qershinë- Bukuroshe. Ndërkohë sprucatorët bëjnë detyrën se dhe bari ka etje në këtë vapë normale.
[lsvr_gallery images=”2345,2346,2347,2348,2349,2350″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NGA RRETHRROTULLIMI NË UNAZË

Ndërsa festa e madhe e 24 korrikut po afrohet e qytetarët numërojnë orët, në rrethrrotullim sot punohej me intensitet. Format e 14 gjetheve që simbolizojnë 14 fshatrat e bashkisë tonë po përfundojnë.
Ndërsa pritet të shtrohet edhe tapeti me barin e gjelbërt. E pas 3 ditësh aty do të vijë shtatorja e BUKUROSHES që do të zbukurojë gjithë hyrjen e qytetit.
Ndërkohë edhe firma “Boshnjaku B’ filloi shtrimin e segmentit të parë të unazës që fillon nga ky rrethrrotullim deri ku bashkohet me rrugën e Kurjanit.
Shikoni pamjet e fiksuara gjatë ditës së sotme.
[lsvr_gallery images=”2334,2335,2336,2337,2338,2339,2340″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

ANALIZË 1- VJEÇARE E PUNËS SË BASHKISË

Sot më datë 15 korrik 2016 u zhvillua analiza e punës së Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë merrnin pjesë gjithë stafi drejtues dhe administrata e institucionit. Analizën e hapi kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila prej disa ditësh kishte dhënë porosi që kjo analizë të zhvillohej e hapur për komunitetin.
Drejtorët e drejtorive paraqiten veprimtarinë e strukturave të tyre duke përdorur edhe videoprojektorin.
Në përfundim të raportimeve zj. Majlinda BUFI bëri vrejtje e dha porosi që analiza duhet të ishte më e kompletuar.
Së shpejti do të paraqitet një përmbledhje e përgjithshme e raportimeve
[lsvr_gallery images=”2310,2311,2312,2313,2314,2315,2316,2317,2318,2319,2320,2321,2322,2323″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

OBJEKTIVI KRYESOR KËTO DITË

Objektivi kryesor këto ditë ka qënë sistemimi dhe përfundimi i punimeve tek rrethrrotullimi, pikërisht atje ku pas disa ditësh do të vendoset edhe shtatorja e Bukuroshes së Strumit.
Këto ditë u bë mbushja e rrethit, po bëhet vendosja e formave zbukuruese që janë pjesë e projektit artistik që shoqëron shtatoren.
Dje kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFi inspektoi këto punime.
[lsvr_gallery images=”2297,2298,2299,2300,2301,2302,2303,2304″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PËR JU EMIGRANTË NGA ROSKOVECI

Edhe pak ditë nga festa e madhe – 24 korriku
Në datën 24 korrik 2016, nën kujdesin e veçantë të kryetares së bashkisë roskovec, znj. Majlinda bufi, do të organizohen një sërë aktivitetesh nga ora 9 e mëngjesit deri natën vonë, ne qytetin e roskovecit. 24 korriku është shpallur nga këshilli bashkiak roskovec si datë e përvitshme festash.
Në këtë ditë feste do të inaugurohet shtatorja e bukuroshes së strumit dhe do të organizohen ekspozita fotografike, panairi me prodhime agro-blegtorale e punime dore vendi, ndeshje futbolli, koncert festiv etj.
Ju ftojmë të festojmë së bashku!
 

SHPEJTOHEN PUNIMET NË UNAZË

Këto ditë po punohet me ritme të larta në unazën e qytetit. Firma “Boshnjaku B” që kryen këto punime ka si objektiv që deri më datë 24 korrik të jetë asfaltuar segmenti i parë nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit deri ku bashkohet me rrugën e Kurjanit. Ka filluar edhe shtrimi me pllaka i trotuareve. Ndërsa në pjesën tjetër po punohet për sistemimin e trotuareve dhe nivelimin e bazës së rrugës.
Ja disa pamje nga dita e sotme.
[lsvr_gallery images=”2270,2271,2272,2273,2274,2275,2276,2277,2278″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

NDËRTOHET NJË KOPËSHT FËMIJËSH BASHKËKOHOR

Ka nisur zbatimin projekti për ndërtimin e kopshtit të parë me ushqim për afro 100 fëmijë të Bashkisë Roskovec. Kryetarja e Bashkisë zj.Majlinda Bufi ka inspektuar nga afër fillimin e punimeve për këtë objekt si një nga prioritetet e bashkisë për të përmirsuar më tej kushtet në arsimin parashkollor.Rreth 94 mijë dollarë është vlera e këtij financimi për ndërtimin e këtij objekti me një sipërfaqe prej 680 metër katror në dy kate ku do të akomodohen 100 fëmijë të Bashkiseë Roskovec. Ky financim është fryt i koperacionit trepalësh mes Fondacionit Emirateve Arabe dhe Gjysmë Hënës Kuqe, Ministrisë së Arsimit, dhe Bashkisë së Roskovecit e cila do të investojë në plotësimin me bazë materiale të këtij kopështi. Deri më sot Bashkia Roskovec ka pasur vetëm një kopësht për fëmijë. Ky financim bëri të mundur investimin e rëndësishëm për këtë komunitet duke i dhënë një ndihmë të cmuar atyre prindërve të cilët janë të angazhuar në punë. Godina në fjalë është gati për fëmijët në fillim të vitit tjetër.
[lsvr_gallery images=”2259,2260,2261,2262,2263″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook