Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkiaroskovec

ANALIZA VJETORE 2015-2016

Në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kothere” të Njësisë Administrative Kuman, më datë 21.10.2016, u zhvillua analiza mësimore për vitin shkollor 2015- 2016. Kjo analizë u organizua nga drejtori i shkollës z. Margarit Dhima. Pjesmarrës ishin nënkryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, Përgjegjësja e Arsimit dhe e Sportit znj. Klarida Baba, stafi i mësuesve, mësuesit veteran dhe nxënësit. Nga analiza e bërë u vu re se ka një rritje të mesatares në krahësim me vitet e kaluara në disa lëndë por në disa të tjera një mesatare e qendrueshme.
Ju urojmë suksese mësuesve në punën e tyre!
[lsvr_gallery images=”3469,3470,3471,3472,3473,3475,3476,3477″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PROJEKT ZHVILLIMOR I QENDRES SE KUMANIT

Në Njësinë Administrative Kuman, fshati Kuman, ditën e djeshme më datë 21.10.2016, filloi faza e parë për rikonstruksionin e qendrës së këtij fshati. Lirimi i hapsirave publike dhe zbatimi i një sërë projektesh infrastrukturore do t’i japin së shpejti qytetit një pamje dhe dimension tjetër.
[lsvr_gallery images=”3461,3462,3463,3464″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

PUNIMET NUK NDALOJNE

Një punë intesive, e nisur qysh një vit më parë dhe nuk është ndalur në asnjë moment.Eshtë drejt përfundimit hapja e kanalit vaditës V3 me gjatësi 1.9 km, në Njësinë Administrative Strum, fshati Suk 1.
[lsvr_gallery images=”3455,3456,3457,3458″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TAKIM ME FERMERET

Vazhdon faza përgatitore për festën e ullirit. Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Kulturës, më datë 20.10.2016 u organizua takimi me fermerët. Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë z. Jorgo Begaj, administratorët e Njësive Administrative, drejtori i Pallatit të Kulturës z. Thoma Goga si dhe disa fermerë të Bashkisë Roskovec.
Në këtë takim u diskutuan mënyrat e organizimit dhe kontributi që fermerët mund të japin për këtë festë.
[lsvr_gallery images=”3395,3396,3397,3398,3399,3400″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

TAKIM ME KOMUNITETIN ROM

Sot më datë, 19.10.2016, u organizua takimi me komunitetin rom, në ambientet e Pallatit të Kulturës.
Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë z. Isa Hoxha, Drejtori i Shërbimeve z. Arben Dukaj, Sp. Shërbimit Komunitar znj. Elfrida Goga si dhe përfaqësues i kounitetit rom z. Ferit Millanj. Në këtë takim u diskutua rreth investimeve që Bashkia Roskovec ka bërë dhe do të vazhdoj të bëj në të ardhmen. Pjestarë të komunitetit rom shprehën falenderimet për kryetaren e Bashkisë, znj. Majlinda Bufi
[lsvr_gallery images=”3385,3386,3387,3388,3389,3390″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FESTA E ULLIRIT – FESTË POPULLORE

Bashkia Roskovec nën kujdesin e veçantë të kryetares zj. Majlinda BUFI organizon më datë 28 tetor 2016 ora 10.oo, në kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Kurjan, FESTËN E ULLIRIT.
Në këtë festë do të ketë koncert nga këngëtarë të njohur, pjesëmarrje nga grupet e njësive administrative, panair bujqesor-blegtoral, mbjellje simbolike e ullirit etj.
Ftojmë të gjithë bashkëqytetarët të marrin pjesë në këtë festë popullore që zhvillohet për herë të parë në Bashkinë e Roskovecit dhe që do të kthehet në traditë të përvitshme.
Ejani të festojmë së bashku.

Një fillim i mbarë për të gjithë ne…

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës, më datë 17.10.2016, në prani të nënkrytarit të Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, u bë prezantimi i administratorit të Ujësjellës- Kanalizime SH.A Roskovec z. Admirand Stani. Administratori pasi falenderoi për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin, bëri prezantimin e detyrave dhe përgjegjësive që çdo punonjës i kësaj Shoqërie Aksionere (SH. A) duhet të ketë.
Kishte ardhur koha që edhe banorët e Bashkisë Roskovec të kenë më tepër mundësi dhe më pak kosto. Me zyrat e reja çdo qytetar mund të marrë informacionin e duhur pa i’u dashur të shkojë gjëkundi.
Të pranishëm ishin edhe Drejtoresha Juridike znj. Evisa Mustafaj, znj. Matilda Gishti Drejtoresha Ekonomike e Ujësjellsit dhe z. Burhan Bishani Përgjegjës Sektori në këtë shoqëri, të cilët i’u përgjigjën dhe dhanë sqarimet e duhura për çdo pyetje dhe shqetësim që ata kishin.
I urojmë suksese stafit drejtues dhe punonjësve të Ujësjellës – Kanalizime SH.A.Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3375,3376,3377,3378,3379″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

SHTABI EMERGJENCAVE NË VEPRIM

Sot ditën e hënë u mblodh shtabi i emergjencave civile në nivel bashkie. Në këtë shtab marrin pjesë drejtorë nga stafi i bashkisë, administratorët e njësive administrative, drejtuesi i Postës së Policisë së shtetit, si dhe drejtuesit e qendrave shëndetësore.
Mbledhjen e parë e hapi zëvendëskryetari i bashkisë Isa Hoxha i cili i njohu të pranishmit me situatën sizmologjike pas tërmeteve që kanë rënë kohët e fundit në rajonet jugore të vendit. Disa nga pjesëmarrësit bënë pyetje e ngritën disa probleme konkrete.
Blerina Buzi, drejtore e Qendrës shëndetësore Kuman prezantoi një material të ilustruar me foto për masat paraprake që mund të marrin banorët në raste të tërmeteve. Edhe për këtë material pati diskutime.

PRITJA E RRADHES ME POPULLIN

Ditën e enjte më datë 13.10.2016 kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm të pritjes së popullit. Kjo pritje u organizua në zyrën e informacionit me një transparencë të plotë. Të pranishëm ishin Administratorët e Njësive Administrative dhe nënkryetarja znj. Hava Begaj, të cilët sipas problematikave u përgjigjeshin qytetarëve.

FUSHATE SENSIBILIZUESE

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo vit kjo sëmundje merr jetën e vajzave dhe grave në mbarë botën. Sot më datë 14.10.2016, në prani të kryetares së Bashkisë znj. Majlinda BUFI, përfaqësues të sektorit të promocionit shëndetësor në Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik (DRSH), drejtues të qendrave shëndetësore, përfaqësues të OJF “Gruaja, Komuniteti, Mjedisit”, morën pjesë në tubim sensibilizues për informimin kundrejt parandalimit dhe kurimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse . Kryetarja e Bashkisë znj. Majlinda Bufi përcolli mesazh sensibilizimi dhe inkurajimi për çdo grua,jo vetëm kjo ditë e caktuar duhet të na ndërgjegjësoj për të vigjilent por çdo ditë e vitit duhet të jetë e tillë. Fjalën gjithashtu e mbajtën dhe drejtoreshat e qendrave shëndetësore të Njësive Administrative Kuman, Kurjan e Strum, të cilat ftuan pjesmarrëset dhe jo vetëm, të kujdesen për shëndetin e tyre pasi respekti ndaj vetes është parësor në jetën e gjithësecilit. Kjo thirrje sensibilizuese duhet të përçohet në çdo familje, për çdo nënë, vajzë e grua të komunitetit tonë. Një grua e shëndetshme premton shumë…