Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Amasadorët e Paqes

Ditën e mërkurë, datë 23 Maj, në mjediset e bibliotekës në Pallatin e Kulturës u zhvillua ceremonia për krijimin e degës së Federatës së Paqes. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Federatës për Shqipërinë z. Gaqo Apostoli, sekretari përgjithshëm z. Gani Roshi, Kryetari i Këshillit Rajonal të kësaj federate z. Myzalejen Hoxha. E pranishme ishte dhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi.
Ceremoninë e hapi z. Thoma Goga me cilësinë e titullit “Ambasador për Paqe”.
Pastaj përshëndeti znj. Majlinda Bufi e cila përgëzoi këtë nismë me vlera për gjithë komunitetin tonë. Në këtë ceremoni u bë një përmbledhje e veprimtarive që ka zhvilluar Federata Ndërkombëtare për Paqe në botë dhe në vendin tonë. Përshëndetën gjithashtu z. Gaqo Apostoli dhe Myzaljen Hoxha. яндекс. Pastaj morën titullin “Ambasador për Paqe” :
Mimoza Xhindi – mësuese në Roskovec
Kadri Hyskaj – Administrator i Përgjithshëm
Mystehak Haxhiaj – ish drejtues i Qeverisjes vendore
Refat Hyrija – ish drejtues i Kulturës Strum
Ermira Buzi – drejtore e shkollës Kurjan
Jorgo Begaj – President i shkollës “Goja e Artë”, Roskovec
Petro Kula – biznesmen, Pasticeri BLETA
Flamur Çepele – publicist
Hyqmet Sakaj- mësues veteran, Suk.
Tashmë Këshilli i Federatës për Paqe në Roskovec ka 13 anëtarë duke përfshirë edhe znj. Majlinda Bufi, z. Flamur Mato, z. Thoma Goga dhe z. Asqeri Ruko të cilët e kanë marrë këtë titull më herët.
Ky këshill zgjodhi si Kryetar z. Flamur Çepele dhe N/ Kryetarë znj. Mimoza Xhindi dhe z. Thoma Goga
Ceremonia u mbyll me një performancë të shkurtër aristike.
[lsvr_gallery images=”8244,8245,8246,8247,8248,8249,8250,8251,8252,8253,8254,8255,8256″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published.