Ashtu dhe siç ka qenë traditë, sot u festua 74 vjetori i batalionit partizan “Tefik Lapani” në fshatin Suk. Merrnin pjesë banorë të zonës, pjesëtarë të famijeve të veteranëve dhe të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues nga bashkia, prefektura dhe intelektualë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, pranë lapidarit u vendosën kurora me lule në emër të bashkisë Roskovec, Komitetit të Veteranëve të rrethit Fier, organizatës të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të zonës.
Takimin e organizuar me këtë rast e hapi Administratori i Njësisë Administrative Strum z. Ysenj Agaçi. Më pas, për rolin dhe kontributin e batalionit “Tefik Lapani” foli z. Jakup Hazizi si përfaqësues i veteranëve të zonës dhe z. Maksim Goga përfaqësues i prefekturës.
Z. Miti Mito shpërndau kartat e anëtarësimit për pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe çertifikata mirënjohjeje për punën e palodhur që pasardhësit e veteranëve kanë treguar në vite.
#Kujtojmë_të_shkuarën
#Lavdi_Dëshmorëve

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).