Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: September 19, 2018

Takim pune

Pasqyrimi i një takimi pune me drejtuesit e shkollave të Bashkisë Roskovec.
E pranishme në këtë takim ishte dhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier zj. Yllka Beci.
Kryebashkiakia zj. Majlinda Bufi uroi një vit të mbarë mësimor për të gjithë mësuesit të cilët çdo ditë përçojnë dijen dhe edukojnë brezat.
Zj. Bufi u bëri me dije drejtuesëve të shkollave vendimin e Këshillit Bashkiak për rimbursimin e vlerës së paketës së librave për të gjithë fëmijët e klasës së pestë. 📚
Po ashtu Kryetarja theksoi se arsimi është dhe do të jetë në vëmendje të Bashkisë Roskovec përmes investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën shkollore, duke krijuar kushtet që stafet pedagogjike dhe nxënësit meritojnë.✅
[lsvr_gallery images=”8769,8770,8771,8772,8773,8774,8775,8776,8777″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Rehabilitimi i kanaleve

Pas disa kanaleve që pastrohen dhe që i kemi pasqyruar ,
filloi dhe vazhdon puna për pastrimin e kanalit kullues K 37 në Velmish.
Angazhimi dhe puna jonë do të vazhdojë deri në rehabilitimin e plotë të kanaleve kulluese në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec , duke garantuar siguri dhe cilësi të prodhimeve bujqësore dhe investimeve të fermerëve.
[lsvr_gallery images=”8760,8761,8762,8763,8764,8765,8766″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Qendra e qytetit

Projekti më i fundit , më i rëndësishëm , më bashkëkohor i qendrës së qytetit sapo është shpallur 👍
Në pritje të kompanisë fituese që do të realizojë zbatimin e tij 😀
[lsvr_gallery images=”8754,8755,8756,8757″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook