Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: June 8, 2018

Mbremje teatrale

Pallati i Kulturës mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjet e tyre “Zi më Zi “ dhe “Vëllazëri me Interes”, nga Kristo Floqi.
Shfaqjet jo vetëm synojnë të rikthejnë jetën artistike e kulturore në Roskovec por edhe ti afrojnë qytetarët më tepër me artin dhe kulturën e skenës. Ky aktivitet u organizua me iniciativën e Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, e cila ka qënë dhe është gjithmonë mbështetje për promovimin dhe nxitjen e artit dhe kulturës.
Këto shfaqje do të pasojnë me të tjera interpretime në Njësitë Administrative, për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mundën ti shijonin emocionet që dhuruan aktorët me profesionalizmin e tyre.
[lsvr_gallery images=”8325,8326,8327,8328,8329,8330,8331,8332,8333,8334,8335,8336″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Kalendari i ndeshjeve

Ditën e djeshme u zhvillua shorteu për takimet e para të kupës “24 Korriku”.⚽⚽⚽
Këto takime do të fillojnë më datë 16 Qershor dhe do të përfundojnë me një finale në datë 24 Korrik, ditën e festës së qytetit, midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë.
Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim.
#Kupa_24_Korriku

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!

JO EMIGRACIONIT TË PARREGULLT!
Emigracion i sigurt në Bashkimin Evropian do të thotë emigracion i ligjshëm dhe i informuar, nëse keni një kontratë të rregullt pune. Zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë janë rruga e sigurt drejt mundësive më të mira për punësim në Shqipëri dhe vendet e BE-së. Koordinatoret e BE-së me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve “JO EMIGRACIONIN E PARREGULLT” , informuan komunitetin mbi proçedurat që duhet të ndjekin për një emigracion të rregullt dhe pa penalizime.
Informohu edhe ti!
[lsvr_gallery images=”8342,8343,8344,8345,8346″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook